Lajmet

Rusia bën të ditur se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime

Publikuar

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvohayev, bëjnë të ditur se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Megjithatë edhe më herët kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Më tutje, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Në javën e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./UBTNews/

Bota

20 të vdekur nga zjarri në një fabrikë baterish në Kore të Jugut

Publikuar

nga

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë të baterive litium pranë Seulit, sipas raportimit të transmetuesit publik KBS të hënën, i cili citon punonjësit e shpëtimit. Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Hwaseong, që ndodhet në jug të Seulit.

Ekziston shqetësimi se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi fillimisht numri i të zhdukurve u vlerësua në 23, shumica e të cilëve janë raportuar të jenë punëtorë të huaj. Përveç viktimave, disa persona kanë mbetur të plagosur, sipas mediave të Koresë së Jugut, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Televizioni i Koresë së Jugut ka transmetuar pamje që tregojnë flakë dhe re të dendura tymi që dilnin nga ndërtesa pas shpërthimit të zjarrit në mëngjes.

Autoritetet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për të kontrolluar situatën dhe për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm. Kjo ngjarje tragjike nënvizon rrezikun që lidhet me prodhimin dhe menaxhimin e baterive litium, të cilat janë të njohura për rrezikun e tyre të lartë të zjarrit dhe shpërthimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të paktën 37 mijë e 626 të vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite

Publikuar

nga

Të paktën 37 mijë e 626 palestinezë janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit brenda Izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Ministria shtoi se 86 mijë e 98 persona të tjerë janë plagosur në më shumë se tetë muaj nga ana e Izraelit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shqiponjat kuq e zi: UEFA publikon fotografitë më të zjarrta të tifozëve shqiptarë

Publikuar

nga

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës, UEFA ka publikuar në faqen zyrtare një seri prej 10 fotografish që tregojnë entuziazmin dhe përkushtimin e tifozëve shqiptarë. Këto fotografi paraqesin tifozët e ngjyrosur me ngjyrat kuq e zi të kombëtares shqiptare dhe simbole të shqiponjës, duke reflektuar shpirtin patriotik dhe mbështetjen e madhe për ekipin e tyre.

Fotografitë e publikuara nga UEFA kanë ngjallur emocion dhe krenari mes tifozëve shqiptarë, të cilët janë të njohur për pasionin dhe mbështetjen e tyre të zjarrtë në çdo ndeshje. Këto imazhe ilustrojnë qartë përkushtimin e tyre, ndërsa ata përgatiten të mbështesin skuadrën kombëtare në këtë sfidë të rëndësishme.

Shqipëria luan sonte kundër Spanjës me shpresën se do të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin për fazat e ardhshme të kampionatit. Ndeshja pritet të jetë e fortë, por tifozët shqiptarë janë të përgatitur të japin mbështetje të pakushtëzuar nga tribunat.

Në këtë kontekst, UEFA ka vlerësuar jo vetëm performancën në fushë të lojtarëve shqiptarë, por edhe energjinë dhe kreativitetin e tifozëve të tyre, duke përfshirë këtë moment të veçantë në platformën e tyre zyrtare.

Fotografitë kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke marrë komente pozitive nga tifozët anekënd botës. Ky gjest nga UEFA ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes tifozëve dhe skuadrës kombëtare, duke rritur emocionet dhe pritshmëritë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Me një mbështetje të tillë të zjarrtë dhe të përkushtuar, Shqipëria shpreson të përballë Spanjën me guxim dhe të arrijë një rezultat pozitiv që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Begaj për masat e BE-së ndaj Kosovës: Së shpejti vihet në vend drejtësia

Publikuar

nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, duke shtuar se shumë shpejt drejtësia duhet të vihet në vend.

Begaj po ashtu ka thënë se raportet me Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira. Ai ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë detyrën e tyre në të mirën e qytetarëve.

“Relacionet mes dy qeverive janë shumë të mira, bashkëpunimi është shumë i mirë. Do të vazhdojmë të bëjmë detyrën, të bashkëpunojmë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Ndërsa, ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejtë.

“Masat e BE për Kosovën janë të padrejta dhe besoj se shumë shpejt do të vihet në vend drejtësia”, ka theksuar Begaj.

Këto komente Begaj i bëri pas vizitës së tij në komunën e Drenasit, pasi u shpall edhe “qytetar nderi” i kësaj komune.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara