Lajmet

Rusia akuzon Ukrainën për ekzekutimin e ‘më shumë se dhjetë’ ushtarëve të dorëzuar

Poashtu, Moska akuzoi Kievin edhe për “krime lufte”.

Publikuar

Ministria ruse e mbrojtjes akuzon Kievin për ekzekutimin e më shumë se dhjetë të burgosurve të luftës dhe për “krime lufte”, akuza e fundit për abuzime pas gati nëntë muajsh luftime.

Në përgjigje të videove që supozohet se shfaqin ushtarakë të vrarë rusë të cilët thuhet se ishin dorëzuar, ministria tha: “Askush nuk do të jetë në gjendje të përshkruajë vrasjen e qëllimshme dhe metodike të më shumë se dhjetë ushtarëve rusë të përmbajtur… të cilët u qëlluan në kokë, si një “përjashtim tragjik”./UBTNews/

Lajmet

IKD: Kuvendi ka marrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën

Të zgjedhurit e popullit kanë përdorur gjuhë joparlamentare dhe shpesh herë homofobe dhe seksiste.

Publikuar

nga

Puna e Kuvendit të Kosovës në vitin 2023 është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se të zgjedhurit e popullit kanë përdorur gjuhë joparlamentare dhe shpesh herë homofobe dhe seksiste.

Krahas kësaj, sipas tij shpesh herë Kuvendi ka vepruar edhe në kundërshtim me rregulloren.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Si ka votuar diaspora e Maqedonisë së Veriut?

Këto janë votat e diasporës.

Publikuar

nga

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.

Nga 2 mijë e 569 votues, 158 votuan për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota. Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, Nju Jork, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë. Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.

Ajo që është interesante për votimin në Lubjanë është se “beteja zgjedhore” është zhvilluar mes dy kandidateve femra. Këtu Siljanovska Davkova fitoi 52 vota dhe Vankovska 34.

Në ditën e zgjedhjeve, kandidati Stevçe Jakimovski kritikoi votimin në diasporë, pasi siç theksoi ai ishte ditë pune dhe qytetarët kishin problem të largoheshin nga puna.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në kampuset e universiteteve amerikane protestohet për situatën në Gaza

Tensionet janë përshkallëzuar në universitete pas situatës së krijuar nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Publikuar

nga

Në kampuset e universiteteve amerikane po protestohet për të bojkotuar kompanitë dhe individët që kanë lidhje me Izraelin në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Tensionet janë përshkallëzuar në universitete pas situatës së krijuar nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, si pasojë e të cilit 1 mijë e 200 persona kanë vdekur në Izrael dhe 34 mijë palestinezë si pasojë e sulmit të Izraelit në Gaza.

Protestat nisën në Universitetin Columbia në New York, por pastaj u shpërndanë edhe në qytete tjera rreth vendit, sikurse kampuset universitare në Los Angeles, Kalifornia dhe Atlanta./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Putin njoftoi se do ta vizitojë Kinën në muajin maj

Presidenti rus nuk tregoi se kur do të bëhet kjo vizitë saktësisht dhe as nuk dha hollësi të tjera rreth saj.

Publikuar

nga

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se është duke synuar të vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm në muajin maj.

Presidenti rus nuk tregoi se kur do të bëhet kjo vizitë saktësisht dhe as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Megjithatë izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, nga lufta e saj kundër Ukrainës e ka bërë Moskën të jetë më e afër me Kinën.

Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi thuhet se Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të ndryshme teknologjike si janë makinera, mikroelektronika, ku Moska po i prëdor për të prodhuar raketa, tanke, aviona luftarakë dhe po ashtu armë tjera për të i përdorur në luftë kundër Ukrainës.

Pekini më tutje është kuptuar se nuk i ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake ndekjeprurëse Rusisë, dhe ka kërkuar në vazhdimësi të ruajë veten si një vend neutral karshi luftës në Ukrainë.

Kina gjithashtu nuk i ka dënuar veprimet e Moskës dhe më 2022 deklaroi se ka miqësi pa kufizime me Rusinë. Kina megjithatë i ka dënuar sanskionet e Perëndimit kundër Moskës dhe ka akuzuar dhe NATO-n dhe ShBA-në se kanë nxitur pushtimin e Ukrainës nga Putini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara