Bota

Rusia akuzon Perëndimin se po përpiqet të zgjasë konfliktin në Ukrainë

Kjo sipas Sergei Shoigut.

Published

on

Ministri rus i mbrojtjes ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zvarritur luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Vëllimi në rritje i furnizimeve me armë të huaja tregon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”, citohet të ketë thënë Sergei Shoigu nga agjencia ruse e lajmeve TASS./UBTNews/

Bota

Rutte: SHBA-ja dhe aleatët evropianë bien dakord se Rusia është një kërcënim afatgjatë

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha dje në mbrëmje se Rusia mbetej një kërcënim afatgjatë për aleancën, pas bisedimeve me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe anëtarë të lartë të administratës amerikane në Uashington.

Ne të gjithë pajtohemi në NATO se Rusia është një kërcënim afatgjatë për territorin e NATO-s – për të gjithë territorin euroatlantik”, u tha Rutte gazetarëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Kur u pyet për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, Rutte tha se kishte ende “diçka” për të diskutuar në tavolinën e bisedimeve, duke shtuar se i takonte Rusisë te vendoste.

Rutte shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdonin të luanin një rol qendror në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Nuk po shoh një situatë ku SHBA-ja po ecin përpara. Po shoh një situatë ku nën udhëheqjen e presidentit Trump, kjo mund të përfundojë pozitivisht dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rutte.

Trump tha të mërkurën se një marrëveshje me Rusinë ishte e arritshme, ndërsa pretendoi se marrëveshja me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kishte qenë “më e vështirë” sesa me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti amerikan ka kërkuar që Kievi të lëshojë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia dhe të heqë dorë nga përpjekja e tij për anëtarësim në NATO në të ardhmen.

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen më 24-25 qershor në një samit në Hagë./ATSH/

Continue Reading

Bota

Rusia paralajmëron Perëndimin: Nëse na sulmojnë, do të përdorim bombën atomike

Published

on

By

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Perëndimit, duke deklaruar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore në rast agresioni. Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Shoigu theksoi se çdo sulm ndaj Rusisë ose aleatit të saj, Bjellorusisë, mund të provokojë një kundërpërgjigje bërthamore.

Nëse na sulmojnë, ne do të përdorim bombën atomike”, tha Shoigu, duke theksuar seriozitetin e pozicionit të ri të Kremlinit në politikën e parandalimit bërthamor.

Ai iu referua ndryshimeve të bëra në nëntor të vitit 2024 në Bazat e Politikës Shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor. Sipas Shoigut, këto ndryshime i japin Moskës të drejtën për të përdorur armë bërthamore jo vetëm në rast të një sulmi bërthamor, por edhe përballë një sulmi konvencional që paraqet një kërcënim ekzistencial për sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë ose Bjellorusisë.

Rusia po monitoron nga afër përgatitjet ushtarake të vendeve evropiane”, deklaroi Shoigu, duke shtuar se çdo veprim armiqësor nga shtetet e huaja që perceptohet si kërcënim do të trajtohet me “masa simetrike dhe asimetrike për të shtypur dhe parandaluar veprime të mëtejshme”.

Shoigu, i cili ka shërbyer për më shumë se një dekadë si ministër i Mbrojtjes përpara se të emërohej në krye të Këshillit të Sigurimit, e konsideroi këtë rishikim të doktrinës bërthamore si një hap strategjik për të forcuar sigurinë kombëtare të Rusisë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

10 të vrarë nga shembja e minierës së arit në Republikën Demokratike të Kongos

Published

on

By

Të paktën 10 njerëz vdiqën në rrënojat e një miniere ari në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, tha sot guvernatori i provincës së Kivu-së Jugore, Douglas Dunia Masumbuko, i cili u emërua nga grupi rebel M23.

Ai i tha Reuters se numri i të vdekurve në minierën Luhihi kishte arritur në 10 dhe mund të rritet duke pasur parasysh numrin e të plagosurve.

Ai fajësoi për incidentin “ndërtimet e pakontrolluara dhe mirëmbajtjen e dobët të puseve të arit” në zonë.

Aksidentet e minierave janë të zakonshme në këtë vend të Afrikës Qendrore, veçanërisht në vendet e vogla artizanale.

Guvernatori Jean-Jacques Pouroussi, i cili ishte guvernator i Kivusë së Jugut përpara se grupi M23 të merrte pushtetin, konfirmoi se miniera ishte shembur, por nuk dha një numër të viktimave.

Rebelët M23 kanë kapur dy qytetet më të mëdha të Kongos lindore që nga janari në një përshkallëzim të një konflikti të gjatë dhe një betejë për kontrollin e burimeve të mëdha minerale të Kongos, tha agjencia.

Continue Reading

Bota

Peskov: Gati të diskutojmë vazhdimin e tranzitit të gazit në Evropë përmes Ukrainës

Published

on

By

Shitja e gazit është një sipërmarrje tregtare dhe kjo është perspektiva nga e cila Rusia e sheh vazhdimin e mundshëm të tranzitit të gazit në Evropë përmes Ukrainës, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai deklaroi se kjo është për shkak se kur “ka një shitës gazi, ka edhe blerës të mundshëm”, raportoi Tass.

Nëse blerësit tregojnë interes, nëse rruga e tranzitit do të funksionojë, atëherë, sigurisht, shitësi do të jetë gati të diskutojë të gjitha këto. Askush nuk mohon apo refuzon asgjë”, tha Peskov.

Ai komentoi spekulimet se transferimi i mundshëm i kontrollit të gazsjellësit në Ukrainë në SHBA do të ishte i dobishëm për Rusinë, duke kërkuar që situata me tranzitin e gazit të mos politizohet.

Megjithatë, nëse pronari i ri pranon të nënshkruajë një kontratë me Gazprom, ne jemi të gatshëm të negociojmë gazin tonë, sepse është një çështje thjesht komerciale”, tha zëdhënësi i Kremlinit në një intervistë për revistën franceze Le Point.

Continue Reading

Të kërkuara