Aktualitet

Rusi: Policia bastis shtëpinë e gazetarit që shkroi për helmimin e Navalny

Published

on

Policia ruse ka bastisur shtëpinë e kryeredaktorit e një medie investigative e cila së fundmi u cilësua si “agjente e huaj”, ndër hapat e fundit të ndërmarra nga autoritetet për të shtuar presionin kundër mediave pavarura, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shtator.

Media “The Insider” ka botuar disa hetime që ngrenë dyshime për afera korruptive të zyrtarëve rusë, ndërhyrjen e tyre në Ukrainë dhe Siri, si dhe helmimin e kreut të opozitës  Alexei Navalny.

Roman Dobrokhotov, kryeredaktori i “The Insider” shkroi në Twitter mëngjesin e së mërkurës se “policia po troket” në derën e apartamentit të tij. “Ka të ngjarë se është bastisje”, tha Dobrokhotov.

Mbështetësit e opozitës ruse, gazetarë të pavarur dhe aktivistë të të drejtave të njeriut po iu bëhet presion përpara zgjedhjeve të shtatorit, të cilat shihen gjerësisht si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të presidentit Vladimir Putin për të betonuar sundimin e tij.

68-vjeçari, në pushtet prej më shumë se dy dekadasj, miratoi një sërë ndryshimesh kushtetuese vitin e shkuar që e lejojnë të qëndrojnë në pushtet deri në 2036.

Që kur erdhi në pushtet në maj 2000, Putin vazhdimisht ka marrë vendime të cilat kufizojnë lirinë e medias. Në 2006, një gazetare e famshme dhe kritike e Putin, Anna Politkovskaya, u gjet e vrarë në banesën e saj.

Reporterët pa Kufi e rendisin Rusinë në vend të 150 në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Gjatë muajve të fundit, qeveria ka cilësuar disa media të pavarura dhe gazetarë si “agjentë të huaj” –emërtim që lejon qeverinë të shtojë mbikëqyrjen si dhe mbart në vetvete një konotacion negativ.

Continue Reading

Aktualitet

Aleatët zotohen për ndihmë 21 miliardë euro për Ukrainën

Published

on

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka thënë gjatë konferencës për shtyp të mbajtur krah për krah me homologun e tij gjerman dhe atë ukrainas, se si rezultat i samitit të mbajtur në Bruksel, ku morën pjesë më shumë se 50 vende, aleatët janë zotuar për ndihmë ushtarake në vlerë prej 21 miliardë eurove për Ukrainën.

Healey ka përjashtuar rolin e Bashkimit Evropian në saje të planifikimit për të formuar të ashtuquajturin “koalicioni i të vullnetshmëve”, pas kritikave të bëra nga përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, Kaja Kallas, e cila pati thënë më herët gjatë ditës se kishte mungesë qartësie në planet rreth koalicionit në fjalë.

“Planifikimi ynë është vërtet për koalicionin e të vullnetshmëve, [është] real, substancial, dhe i avancuar mirë. Bashkimi Evropian nuk është pjesë e atij planifikimi”, ka shtuar Healey.

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius ka thënë se Moska “nuk është ende e interesuar në paqe”, dhe se arritja e paqes në të ardhmen e afërt duket jorealistike.

“Ukraina ka nevojë për një ushtri të fuqishme dhe vetëm atëherë procesi i negocimit mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Pistorius.

Deklaratave të Pistoriusit iu bashkua edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, i cili ka shtuar se Rusia nuk ka treguar aspak vullnet për paqe.

“Rusia është duke rritur prodhimin…dhe nuk tregon asnjë shenjë se është e gatshme për paqe”, ka thënë Umerov.

Ai ka falënderuar vendet aleate për ndihmën e vazhdueshme, tek ka theksuar nevojën urgjente të Ukrainës për sisteme ajrore të mbrojtjes.

E pavarësisht mungesës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili u kyç në takim përmes videolidhjes, Umerov ka insistuar se SHBA vazhdojnë të mbesin “partneri kryesorë” i Kievit.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me diell, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët por dhe me diell.

Fundjava do të jetë me temperatura më të larta se këto ditë që sapo kaluan.

Temperatura minimale do të jetë në mëngjes 3°C kurse atë maksimalen do ta kemi 14°C.

Edhe nesër, pra ditën e diel do të kemi mot pothuajse të kthjellët, me pak re por me temperatura të nxehta.  /UBT News/

 

Continue Reading

Bota

Aleatët e Ukrainës premtojnë 21 miliardë euro ndihmë ushtarake

Published

on

By

Aleatët e Ukrainës premtuan sot ndihmë ushtarake me vlerë 21 miliardë euro (23,8 miliardë dollarë), ndërsa vendi vazhdon të jetë nën sulmin rus, njoftoi sot sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey.

Jam i impresionuar dhe mirënjohës për njoftimet dhe premtimet, për paketat mbështetëse nga partnerët në mbarë botën”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Ministrat britanikë dhe gjermanë kryesuan takimin ndërkombëtar për koordinimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën në selinë e NATO-s në Bruksel, në të cilin u përfaqësuan rreth 40 vende.

Takimi i sotëm do të ketë një ndikim në fushën e betejës këtë vit”, tha Pistorius.

Paqja në Ukrainë duket se është e paarritshme në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Ne do të sigurojmë që Ukraina të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja jonë e përbashkët ushtarake. Rusia duhet të kuptojë se Ukraina është në gjendje të vazhdojë të luftojë dhe ne do ta mbështesim atë”, theksoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se donte paqe, por ai vazhdon të zvarrisë dhe vonojë negociatat”, tha Healey.

Gjermania njoftoi planet afatgjata në takim – për të mbështetur Kievin me mbi 1,100 radarë të mbikqyrjes tokësore dhe sisteme shtesë raketore të mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Përveç premtimeve afatgjata, Ukraina do të marrë katër sisteme të tjera “IRIS-T”, 300 raketa dhe 100 radarë të mbikqyrjes tokësore këtë vit”, tha Pistorius.

Gjermania, kohët e fundit dorëzoi 30 raketa shtesë “Patriot” në Ukrainë.

Healey njoftoi ndihmen e Britanisë së Madhe me vlerë 350 milionë paund (458,2 milionë dollarë) duke përfshirë sistemet e radarëve, minat anti-tank, dronët e rinj dhe fonde të reja për riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të fushëbetejës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth iu bashkuan takimit përmes lidhjes me video.

Burimet ushtarake paralajmëruan, kohët e fundit se Ukraina mund të përballej me vështirësi të mëdha ushtarake deri në fund të verës – nëse partnerët nuk angazhoheshin për te ofruar ndihmë të mëtejshme ushtarake.

Ukraina është mbrojtur nga sulmi i plotë rus për më shumë se tre vjet, me ndihmën e vendeve perëndimore.

Continue Reading

Bota

Von der Leyen: Nëse negociatat me Trump dështojnë, BE do përgatisë masa hakmarrëse

Published

on

By

Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane nëse negociatat me Presidentin Donald Trump për uljen e tarifave për mallrat evropiane dështojnë, raportoi Financial Times për atë çfarë ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ne po përgatisim masa hakmarrëse,” deklaroi von der Leyen, duke përmendur mundësinë e taksimit të të ardhurave nga reklamat dixhitale të kompanive si Meta, Google dhe Facebook. “Ka një gamë të gjerë kundërmasash… në rast se negociatat nuk janë të kënaqshme.

BE-ja njoftoi dje pezullimin për 90 ditë të tarifave hakmarrëse ndaj SHBA-së, pas vendimit të njëjtë të Trump për një pauzë 90-ditore të tarifave të tij “reciproke”. Blloku evropian ishte prekur nga tre lloje tarifash amerikane: një taksë 25% për çelikun dhe aluminin, një tjetër 25% për makinat, si dhe një tarifë 20% për mallrat e tjera.

Megjithëse tarifa “reciproke” është pezulluar, Trump vazhdon të aplikojë një taksë 10% ndaj një sërë partnerësh tregtarë, përfshirë Bashkimin Evropian.

Në përgjigje, BE-ja po shqyrton mundësinë e vendosjes së një “bazuke” tregtare, e cila do të synonte shërbimet amerikane, dhe në veçanti gjigantët e teknologjisë. “Një shembull është që ju mund të vendosni një taksë mbi të ardhurat nga reklamat e shërbimeve dixhitale,” theksoi von der Leyen.

Në një deklaratë të enjten, ajo u shpreh se BE-ja është e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, por paralajmëroi se kundërmasat do të hyjnë në fuqi nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Continue Reading

Të kërkuara