Sport

​Rummenigge: Përkujtimi i Beckenbauer duhet të mbahet në stadiumin e Bayernit

Beckenbauer, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, fitoi 103 ndeshje dhe ishte kapiten i Gjermanisë Perëndimore.

Published

on

Tifozët gjermanë të futbollit duhet të mbushin “Allianz Arenan” e Bayern Munichut për të përkujtuar siç duhet jetën e të madhit Franz Beckenbauer, i cili vdiq në moshën 78-vjeçare të dielën, tha të martën ish-shoku i skuadrës dhe ish-shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Beckenbauer, i cili ishte ylli i parë sportiv i Gjermanisë dhe e udhëhoqi atë drejt titullit të Kupës së Botës si lojtar dhe trajner në vitin 1974 dhe 1990, ishte bërë pjesë e strukturës shoqërore të vendit në një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme brenda dhe jashtë fushës.

Beckenbauer, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, fitoi 103 ndeshje dhe ishte kapiten i Gjermanisë Perëndimore drejt suksesit të Kupës së Botës në vitin 1974, dy vjet pasi ngriti titullin evropian. Ai gjithashtu drejtoi komitetin organizativ për Kupën e Botës të vitit 2006 që u mbajt në Gjermani.

“E gjithë bota e futbollit dhe më gjerë është e pikëlluar për mikun tonë Franz”, tha Rummenigge, i cili luajti së bashku me Beckenbauer në Bayern Munich në vitet 1970, për gazetën “Bild”.

“Si falënderim dhe përkujtim Bayerni duhet të organizojë një përkujtimore në stadium, që nuk do të kishte ekzistuar pa të”, tha më tej Rummenigge.

Beckenbauer ishte pjesë e skuadrës së fuqishme të Bayern Munichut që fitoi tri Kupa Evropiane radhazi nga viti 1974 deri në 1976. Ai u bë trajneri i ekipit dhe presidenti i klubit pas karrierës së tij si lojtar, duke e vendosur kampionin gjerman si një nga skuadrat më të suksesshme dhe më të vlefshme në futbollin evropian.

Lajmet

​Gresa Bakraçi shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik

Published

on

Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.

Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën.

Ky është suksesi i dytë brenda vetëm 24 orëve për atleten nga Kosova, që përveç dy medaljeve ballkanike, ka thyer edhe dy rekorde kombëtare në këtë periudhë të shkurtër.

“E kam dashur shumë këtë sukses! Nuk kam ndalur së punuari çdo ditë për t’i arritur objektivat e mia. Sot, e them me zë të lartë se ia dola – ia dola ta nderoj shtetin tim me medalje dhe të dallohem si atletja më e suksesshme,” është shprehur Bakraçi pas garës emocionuese, duke falënderuar Zotin për arritjen e saj të jashtëzakonshme.

Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Gresa Bakraçit si një nga sportistet më të dalluara të Kosovës në atletikë, dhe një model frymëzimi për gjeneratat e reja.

Continue Reading

Lajmet

​Chelsea kryeson garën për Simons

Published

on

Chelsea po bën përparim në përpjekjet e tyre për arritur një marrëveshje me Xavi Simons kanë njoftuar mediat britanike.

Në raportime thuhet se kushtet janë kryesisht të dakorduara tani me Blues e që janë gati të bëjnë një ofertë të parë zyrtare pas diskutimeve me RB Lajpcig.

Arsenali dhe Bayern Munih thuhet gjithashtu se po e ndjekin situatën, por është Chelsea i vetmi klub në negociata serioze.

Continue Reading

Lajmet

​Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

Published

on

Luciano Spalletti ka folur pas dorëheqjes nga Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se përvoja e fundit e ka rënduar shumë psikologjikisht. Spalletti pranoi se ndoshta kërkoi shumë nga lojtarët, duke u përpjekur të ushqente ndjenjën e identitetit dhe krenarisë.

“Futbolli më ka shkatërruar jetën. Nuk mund të fle pas humbjes me Norvegjinë. Kur më kërkuan të drejtoja Italinë, nuk fjeta për dy ditë. Gabimi im ishte se e shtyva shumë fort këtë ndjenjë përkatësie. Por lojtarët e mi janë të klasit të parë dhe nuk kam asnjë pendesë për zgjedhjet e bëra.”-tha ai.

Ai foli edhe për presionin e madh gjatë Kampionatit Evropian, mungesën e disa lojtarëve kyç si Chiesa dhe për dëmtimet e shumta që e vështirësuan punën. “Nga marsi deri në qershor, pësuam gola që dukeshin të pabesueshëm. Presioni ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai.

Spalletti nuk i kurseu fjalët as për të kaluarën te Napoli duke shtuar se De Laurentiis i bëri një shërbim të keq dhe se fyerja më e madhe ishte që nuk i lejuan të parakalonin me autobus pas Scudetto-s.

Continue Reading

Lajmet

​Asllani bëhet ‘problem’ për Interin

Published

on

Sipas Corriere dello Sport, klubi zikaltër i ka kërkuar mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani që të largohet gjatë kësaj vere, por refuzimi i tij për të pranuar transferimin po shqetëson drejtuesit.

Asllani iu bashkua Interit në verën e vitit 2022 nga Empoli dhe ka kaluar tashmë tre sezone në San Siro, por pa arritur asnjëherë të konsolidohet si titullar. Pavarësisht potencialit të treguar, ai ka mbetur gjithmonë një alternativë në mesfushë, në një skuadër të mbushur me konkurrencë të fortë.

Sipas raportimit, trajneri i ri Chivu i ka komunikuar personalisht lojtarit se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, dhe se nuk e sheh me rol të rëndësishëm në mesin e fushës. Interi beson se, në moshën 23-vjeçare dhe me përvojë në një klub të madh, Asllani ka të gjitha mundësitë për të rifilluar karrierën në një skuadër tjetër.

Megjithatë, përgjigjja e futbollistit ka qenë negative. Ai nuk ka treguar entuziazëm për një largim dhe, mbi të gjitha, nuk dëshiron të transferohet jashtë Serie A, duke refuzuar për shembull interesin konkret nga Real Betis, finalist në Conference League.

Ky qëndrim i Asllanit ka filluar të krijojë tension te Interi, që synon ta shesë lojtarin dhe të përfitojë nga kartoni i tij për të financuar afrime të reja gjatë merkatos. Klubi kërkon që lojtari të pranojë realitetin e situatës dhe të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për të gjitha palët.

Për momentin, e ardhmja e Asllanit mbetet e pasigurt, por duket e qartë se ditët e tij në Milano janë të numëruara nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim drastik në qëndrimin e tij apo në planet e Interit.

Continue Reading

Të kërkuara