Bota

Rumania goditet nga tërmeti

Published

on

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Rumaninë lindore, në qarkun Buzau, raporton Agerpres.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 140 kilometrash, 61 kilometra në lindje të Brasovit dhe 77 kilometra në veri të Ploestit, raportoi Digi24.ro.

Që nga fillimi i shkurtit, shtatë tërmete me magnitudë 2.4 dhe 4.2 ballë kanë ndodhur në Rumani.

Bota

Presidenti polak: SHBA nuk planifikon të reduktojë trupat në krahun lindor të NATO-s

Published

on

By

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për të reduktuar praninë e trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s.

Deklaratat e presidentit polak vijnë në një kohë, kur nga zyrtarë të lartë të shba janë dhënë sinjale se prania e trupave amerikane nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Nuk ka absolutisht asnjë qëllim amerikan për të reduktuar aktivitetin këtu në pjesën tonë të Evropës, veçanërisht në aspektin e sigurisë, për të zvogëluar numrin e trupave amerikane,” tha Duda pas një takimi në Varshavë me të dërguarin special të ish-presidentit Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg.

Presidenti polak shprehu gjithashtu shpresën që planet për krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, e cila ishte planifikuar të quhej “Fort Trump” gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, mund të realizohen.

Këtu folëm edhe për faktin se shpresoj që ‘Fort Trump’, për të cilin diskutuam gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, të bëhet realitet dhe të ketë një prani të fortë ushtarake amerikane në vendin tonë,” theksoi ai.

Aktualisht, rreth 10,000 trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni me një rotacion të vazhdueshëm.

 

Continue Reading

Bota

U la jashtë negociatave për Ukrainën, “hakmerret” Bashkimi Evropian

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për vendosjen e një raundi të ri sanksionesh kundër Rusisë, vetëm pak ditë para përvjetorit të tretë të pushtimit të Ukrainës. Kjo paketë e re ndëshkuese vjen në një moment kur diskutimet mbi fatin e Ukrainës po avancojnë, veçanërisht pas thirrjeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump për negociata.

Sanksionet evropiane vijnë pas raundit të parë të negociatave mes amerikanëve dhe rusëv, të martën,  në Arabainë Saudite, për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Në takim morën pjesë vetëm zyrtarë amerikanë dhe rusë, ndërkohë që evropianët janë përjashtuar nga bisedimet. Në takim mungonin edhe përfaqësues nga Ukraina.

Sekretari i Shtetit i Trump, Marco Rubio, sugjeron që evropianët të thirren në tryezën e bisedimeve për të diskutuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Kremlinit.

Nga ana tjetër, Moska refuzon kategorikisht përfshirjen e Evropës, pasi sipas tyre mund të hidhnin ide dinake që mund të çojnë në dështimin e negociatave.

Sekretari i Shtetit në administratën e Trump, Marco Rubio, ka sugjeruar se BE-ja mund të përfshihet në një proces të ardhshëm negociatash për të shqyrtuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë. “Bashkimi Evropian do të duhet të jetë në tryezë në një moment, pasi edhe ata kanë vendosur sanksione,” deklaroi Rubio pas një takimi me homologun e tij rus në Arabinë Saudite. Ai shtoi se çdo zgjidhje do të kërkojë lëshime nga të gjitha palët.

Paketa e re e sanksioneve përfshin një ndalim të importeve të aluminit primar nga Rusia, një masë që më parë ishte diskutuar, por nuk ishte miratuar për shkak të shqetësimeve ekonomike të disa vendeve anëtare. Alumini i papërpunuar rus përbën rreth 6% të importeve të aluminit të BE-së, por kjo shifër është zvogëluar vitet e fundit pasi prodhuesit evropianë janë distancuar nga furnizuesit rusë.

Përveç sektorit të aluminit, BE-ja ka zgjeruar masat kundër “flotës hije” të Rusisë, një rrjet anijesh të vjetra dhe të pasiguruara që përdoren për të anashkaluar kufizimet perëndimore në tregtinë e naftës. Brukseli ka shprehur shqetësimin për rreziqet mjedisore që paraqesin këto anije, të cilat shpesh falsifikojnë të dhënat dhe fshehin origjinën e naftës.

BE-ja ka shtuar 73 anije të tjera në listën e zezë, duke e çuar numrin total në mbi 150. Këtyre anijeve u ndalohet hyrja në portet dhe përdorimi i shërbimeve të BE-së. Gjithashtu, për herë të parë, rregulloret e reja lejojnë që pronarët, operatorët dhe kapitenët e këtyre anijeve të përfshihen drejtpërdrejt në sanksione.

Paketa e fundit e BE-së gjithashtu përfshin përjashtimin e 13 bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT dhe pezullimin e licencave të transmetimit për tetë media ruse, të cilat akuzohen për përhapjen e propagandës shtetërore.

Marrëveshja e ambasadorëve të BE-së do të finalizohet të hënën, gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, ku pritet të miratohet zyrtarisht raundi i 16-të i sanksioneve kundër Moskës.

Continue Reading

Bota

Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve dhe dorëzimin e 4 trupave të pajetë

Published

on

By

Izraeli dhe Hamasi do të nisin negociatat për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, pasi grupi militant palestinez njoftoi se do të lirojë më shumë pengje këtë javë, përfshirë trupat e pajetë të dy fëmijëve.

Khalil al Hayya, lider i Hamasit në Gaza, tha se trupat e 4 pengjeve do t’u dorëzohen njësive izraelite ditën e enjte, ndërsa 6 pengje të tjerë të gjallë do të lirohen të shtunën. bEdhe zyra e kryeministrit Netanyahu konfirmoi se në Kajro ishte arritur një marrëveshje për të siguruar lirimin e personave të rrëmbyer.

Negociatat për fazën e dytë të akordit ishin planifikuar të nisnin më 4 shkurt, por Katari, që së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë mes palëve, deklaroi se zyrtarisht ato nuk kishin filluar.

Kjo do të ndodhë këtë javë”, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar në një konferencë shtypi të mbajtur në Jerusalem.

Shteti hebre ka dhënë sinjale të ndryshme në javët e fundit sa i takon angazhimit të tij në fazën e ardhshme të bisedimeve për armëpushimin, që hyri në fuqi më 19 janar dhe që synonte dhënien fund të luftës në Gaza. Faza fillestare e paktit, që përfshin 42 ditë pa luftë dhe kthimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të disa qindra të burgosurve palestinezë, ka ecur pavarësisht një seri përplasjesh dhe akuzash për shkelje, që rrezikuan ta nxirrnin nga shinat.

Continue Reading

Bota

​Kina propozon katër pika për paqen në Ukrainë

Published

on

By

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi deklaroi se Pekini mbështet “të gjitha përpjekjet që çojnë në bisedimet e paqes” në Ukrainë.

Wang iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi zyrtarët rusë dhe amerikanë u takuan në Arabinë Saudite dhe ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Pekini do të vazhdojë të mbrojë katër pikat e përshkruara nga presidenti kinez Xi Jinping se çfarë të bëjë,” tha Wang.

Këto katër pika janë: përmbajtja nga kërkimi i përfitimeve egoiste, mos ti hedhin benzinë zjarrit, krijimi i kushteve për vendosjen e paqes dhe zvogëlimi i ndikimit negativ në ekonominë botërore, duke mos cenuar stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global.

Continue Reading

Të kërkuara