Botë
Rubio dhe Kallas bisedë telefonike mbi Ukrainën, Iranin dhe Kinën
Published
10 months agoon
By
UBTnewsShefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan të martën mbi luftën në Ukrainë, Iranin dhe Kinën në bisedën e tyre të parë telefonike që kur administrata Trump mori detyrën më 20 janar.
Telefonata vjen mes shqetësimesh të rritura në Evropë rreth asaj që nënkupton administrata e re, me politikën e saj “Amerika e Para”, për lidhjet transatlantike që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë, ekonominë, tregtinë e fusha të tjera.
“Ne diskutuam çështjet globale ku Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të njëjtat interesa, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, ndikimin dashakeq të Iranit dhe sfidat që paraqet Kina”, shkruante zonja Kallas në platformën e mediave sociale ‘X’.
“BE-ja dhe SHBA-të janë gjithmonë më të fortë së bashku. Mezi pres t’ju takoj së shpejti”, shkruante ajo më tej.
Një zyrtar i BE-së, që foli në kushte anonimiteti, tha se zonja Kallas dhe zoti Rubio ishin përqendruar në prioritetet e përbashkëta.
“Ata ranë dakord mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së presionit maksimal ndaj Moskës për të shkuar drejt arritjes së një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë”, tha zyrtari.
“Dy zyrtarët e lartë trajtuan gjithashtu rolin destabilizues të Iranit si dhe mbi tranzicionin politik në Siri”, tha i njëjti zyrtar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrotjen në 5% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) – një rritje e konsiderueshme krahasuar me objektivin aktual prej 2% dhe një nivel që asnjë vend i NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk e përmbushin aktualisht.
Zonja Kallas “theksoi investimin në rritje të Evropës për mbrojtjen dhe gatishmërinë e saj për të marrë përsipër përgjegjësi më të madhe, krahas rëndësisë së shumëfishimit të burimeve energjitike”, tha zyrtari i BE-së.
You may like
-
Zelensky në Francë për të nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen ajrore dhe avionët luftarakë
-
Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier, thotë se Serbia s’do të ndjekë rrugën negative
-
BE: Ukraina duhet të përshpejtojë reformat për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në bllok
Lajmet
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën
Published
22 hours agoon
November 18, 2025By
UBT News
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila e mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Rezoluta gjithashtu autorizon një forcë ndërkombëtare për stabilizim në enklavën palestineze.
Izraeli dhe grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera, Hamas, u pajtuan muajin e kaluar për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën- një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Por, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për ta legjitimuar një organ të përkohshëm qeverisës dhe për t’iu ofruar garanci vendeve që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.
Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Bordin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i konceptuar si një autoritet tranzitor që do ta mbikëqyrte rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.
Ai gjithashtu autorizon forcën ndërkombëtare të stabilizimit, e cila do të siguronte procesin e çmilitarizimit të Gazës, përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.
Hamas, në një komunikatë, e përsëriti se nuk do të çarmatoset dhe argumentoi se lufta e tij kundër Izraelit është qëndresë legjitime.
“Rezoluta vendos një mekanizëm të kujdestarisë ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet tona e kundërshtojnë”, tha Hamas në komunikatën e lëshuar pas miratimit të rezolutës.
Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.
Mike Waltz, ambasadori amerikan në OKB, tha se rezoluta, e cila përfshin planin 20-pikësh të Trumpit si aneks, hap një rrugë të mundshme drejt vetëvendosjes për palestinezët … ku në vend të raketave do të ketë degë të ullirit dhe ku ekziston mundësia për t’u pajtuar për një horizont politik.
Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, e kishte lënë të hapur më herët mundësinë e kundërshtimit, por u përmbajt nga votimi, duke lejuar që rezoluta të kalojë.
Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në OKB, që gjithashtu u përmbajtën, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB-së rol të qartë në të ardhmen e Gazës./S.K/EO/REL/
Botë
Zelensky në Francë për të nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen ajrore dhe avionët luftarakë
Published
2 days agoon
November 17, 2025By
UBTnews
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të nënshkruajë të hënën marrëveshje me Francën për furnizimin me aftësi të mbrojtjes ajrore, avionë luftarakë dhe raketa, duke synuar të forcojë kapacitetin afatgjatë të ushtrisë së tij për të luftuar pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë.
Zelensky është në Paris për bisedime me Presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa sulmet e rënda me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës janë shtuar në javët e fundit dhe Moska ka raportuar përparime të ndjeshme tokësore në rajonin juglindor të Zaporizhzhisë, shkruan Reuters.
“Një marrëveshje historike është përgatitur gjithashtu me Francën – do të ketë një forcim të ndjeshëm të aviacionit tonë luftarak, mbrojtjes ajrore dhe aftësive të tjera mbrojtëse. Sipas orarit të vizitës, kjo do të zhvillohet të hënën”, tha Zelensky në një postim në X të dielën./EO
Lajmet
Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Published
5 days agoon
November 14, 2025By
UBT News
Dy të rinj shqiptarë, S.Xh dhe A.Ç kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, lajm ky që ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri.
Sipas iniciuesve të fondit, S.XH, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.
Ndërsa A.Ç 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.
Të fejuarit ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin, dhe kanë hapur një GoFound Me.
“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.
Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. /S.K/KP/
Lajmet
Bitcoin bie në nivelin më të ulët për shkak të pasigurisë ekonomike në SHBA
Published
5 days agoon
November 14, 2025By
UBT News
Bitcoin ka rënë më shumë se 6% në nivelin e tij më të dobët në gjashtë muaj, ndërsa pasiguria në rritje rreth ekonomisë amerikane nënvlerësoi pritjet për një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale në dhjetor.
Kriptovaluta më e madhe u tregtua me 97,190 dollarë në orën 07:05 GMT, rreth nivelit të saj më të dobët që nga maji. Të dhënat nga CoinMarketCap treguan se vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, ra me rreth 6.9% në 24 orët e fundit në 3.26 trilion dollarë.
Kapitalizimi i tregut të Bitcoin ra me 5.8% në 24 orët e fundit në 1.94 trilion dollarë, ndërsa vëllimi i tregtimit ditor u rrit me rreth 50% në 111.1 miliardë dollarë. Megjithatë, Bitcoin është rritur me afërsisht 4.1% që nga fillimi i vitit 2025.
Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas vlerës së tregut, ra me rreth 9% në 3,220 dollarë.
Shitja u nxit kryesisht nga pasiguria mbi perspektivën ekonomike të SHBA-së. Tregjet ulën bastet për një ulje të normës së interesit të Rezervës Federale pas një mbylljeje gati 43-ditore të qeverisë, e cila përfundoi të mërkurën, ngriti shqetësime se të dhënat kryesore të punësimit dhe inflacionit në tetor mund të mos publikohen. Kjo e ka lënë Rezervën Federale me më pak informacion përpara takimit të saj të 10-11 dhjetorit.
Sipas CME FedWatch, tregtarët po parashikonin një shans prej 45.4% për një ulje prej 25 pikësh bazë në dhjetor të premten, nga një probabilitet prej 63.8% një javë më parë.
Mungesa e të dhënave zyrtare ekonomike uli oreksin për rrezik dhe rëndoi mbi asetet spekulative, duke i mbajtur tregtarët të kujdesshëm në tregjet e kriptomonedhave./S.K/KP/AA/
Profesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
Partneritet i ri! Ford sjell makinat e përdorura të certifikuara në Amazon
Aktakuzë ndaj tre personave për disa vepra penale
Clark përfundon dëshminë: Akuza për shitje organesh ishte dezinformim
Video e shkurtër e Burimit të Ujit të Istogut – realizuar nga Prof. Hazir Çadraku, publikohet në ProGEO International Association
Perisic: Kapiteni im në Milan, por unë mbështes Interin në derbi
Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt
Zbulohet tema e Met Gala 2026
Alcaraz tërhiqet nga Kupa Davis për shkak të lëndimit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
