Aktualitet

Rrokulliset autobusi me pasagjerë në Slloveni, të paktën tre të vdekur

Nuk dihet ende saktë numri i të lënduarve.

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin slloven, ku raportohet edhe për viktima. Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.

Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, shkruan 24ur.

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima. Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.

Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim.

Kronikë e zezë

Në Obiliq një burrë plagoset me armë zjarri, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policës, viktima si shkak i lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është dërguar për tretman të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Sipas raportit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkaq, autoritetet e rendit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama në vizitë zyrtare në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 16.02.2026, një ditë para shënimit të Pavarësisë së Kosovës, në vend do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit të tij, Policia e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut. Për shkak të lëvizjes së eskortës nga Aeroporti dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, me mundësi devijimi në rrugë alternative.

Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur se kush nga krerët institucional në Kosovë do ta pres në takim Kryeministrin Rama.

Continue Reading

Aktualitet

Dy ushtarake izraelite shpëtohen nga policia pasi ndiqen nga një turmë burrash ultra-ortodoksë në Bnei Brak

Published

on

By

Dy ushtarake femra të Izraelit u desh të shpëtoheshin nga policia pasi u ndoqën nga një turmë burrash hebrenj ultra-ortodoksë.

Pamjet nga qyteti i Bnei Brak treguan gratë duke vrapuar nëpër rrugë të mbushura me mbeturina dhe kosha të përmbysur, ndërsa oficerët e policisë formuan një kordon mbrojtës. Më shumë se 20 persona u arrestuan, raporton BBC.

Raportet sugjerojnë se ushtaraket e Israel Defense Forces (IDF) u besua gabimisht se po përpiqeshin të shpërndanin urdhra për rekrutim ushtarak. Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për shumicën e hebrenjve izraelitë, por hebrenjtë ultra-ortodoksë prej kohësh kanë qenë të përjashtuar. Përpjekjet për ta reformuar këtë kanë shkaktuar zemërim në komunitet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi incidentin si “të papranueshëm”. “Ky është një pakicë ekstreme që nuk përfaqëson të gjithë komunitetin Haredi [ultra-ortodoks],” tha Netanyahu në një postim në X.

“Nuk do të lejojmë anarki dhe nuk do të tolerojmë asnjë dëm ndaj ushtarëve të IDF-së dhe forcave të sigurisë që kryejnë detyrat e tyre me përkushtim dhe vendosmëri.”

Udhëheqësit fetarë hebrenj dënuan gjithashtu veprimet e atyre që morën pjesë në trazira.

Policia kundër trazirave në Bnei Brak, në periferi të Tel Aviv, përdori granata trullosëse kundër turmës dhe arrestoi 23 persona, thuhet në një deklaratë të policisë.

Tre oficerë u plagosën dhe disa automjete policie u dëmtuan, përfshirë një makinë patrulle që u përmbys dhe një motor policie që u dogj, shtoi policia.

Sipas transmetuesit izraelit Kan, ushtaraket e IDF-së ndodheshin në një vizitë zyrtare në shtëpinë e një ushtari tjetër kur shpërtheu përplasja.

Në fund të vitit të kaluar, qindra mijëra persona morën pjesë në një nga protestat më të mëdha kundër rekrutimit nga izraelitët ultra-ortodoksë në vitet e fundit.

Çështja e rekrutimit është bërë gjithnjë e më e debatueshme gjatë luftës në Gaza, ndërsa qeveria izraelite po diskuton ligje që do t’i kërkonin burrave ultra-ortodoksë, që nuk janë në studime fetare me kohë të plotë, të kryejnë shërbimin ushtarak.

Që nga shpallja e Shtetit të Izraelit në vitin 1948, studentët e regjistruar me kohë të plotë në shkollat fetare (yeshiva) kanë qenë të përjashtuar nga rekrutimi.

Ky përjashtim u shpall jokushtetues nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Izraelit më shumë se një dekadë më parë. Marrëveshjet e përkohshme për ta vazhduar atë u përfunduan zyrtarisht nga gjykata vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të fillojë rekrutimin e këtij komuniteti.

Popullsia ultra-ortodokse ka më shumë se dyfishuar peshën e saj në popullsinë e Izraelit gjatë shtatë dekadave të fundit dhe tani përbën rreth 14%.  /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Published

on

By

Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet sot në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

KosovaPress ka siguruar rezolutën e nënshkruar nga 30 deputetë zviceran, të cilët nesër prej orës 11:00 do ta dorëzojë veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale.

Këta deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë drejtësi dhe barazi.  

Veprimtari Sali Bislimi nesër do të dorëzojë ne Gjykatën Speciale këtë rezolute, ku tri vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane, e cila është nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit Zviceran. Këta deputetë janë nga te gjitha partitë politike zvicerane.

Kjo rezolutë kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë.

Rezoluta do të dorëzohet nesër pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Kosovapress.

Më poshtë vijon Rezoluta me 30 deputetë zviceranë të nënshkruar:

 

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara