Lajmet

​Rritje të keqinformimit gjatë parafushatës zgjedhore, ky është politikani më i përfolur

Published

on

Kryeministri Albin Kurti është figura më e përfolur në keqinformata gjatë muajit tetor. Në mediat sociale ka filluar parafushata zgjedhore keqinformuese, ku fokusi kryesor është publikimi në tik-tok. Kështu thotë raporti monitorues i Hibrid.info për keqinformimit gjatë muajit tetor. Në këtë raport janë analizuar 44 përmbajtje keqinformuese, ku lajmet e rreme janë forma më e shpeshtë e keqinformimit.

Hulumtuesi në Hibrid.info, Festim Rizanaj tha se keqinformimi në masë të madhe po vijon edhe gjatë këtij muaji.

Lajmi i rremë ka qenë kategoria e keqinformimit që ka dominuar gjatë muajit tetor. Pasuar nga përmbajtje të ndryshme mashtruese. Kur them lajmi i rremë, të gjitha këto janë gjetur në tik-tok, fokusi kryesor ka qenë në tik-tok të publikimit të këtyre lajmeve të rreme. Mashtrimi vazhdon me 16 për qind, dezinformata radhitet si e treta. Vetëm dezinformatë ka pasur diku 11 për qind, por prej krejt kategorive që i përmenda kanë dominuar në mediat sociale që janë publikuar”, tha ai.

Ai shtoi se 18 për qind e publikuesve janë media, ndërkaq 73 për qind janë media sociale.

Figurat lidhen me para fushatën zgjedhore, ku partitë politike duke i përfshirë të gjitha këto të mëdhajat janë pjesë, dominojnë si institucionet më të përfolura. Kryeministri Albin Kurti është figura më e përfolur gjatë muajit tetor, e që herë pas here edhe gjatë muajve të tjerë Kurti është nga protagonistët e përfolur në keqinformata. Kemi një para fushatë keqinformuese zgjedhore që po zhvillohet në mediat sociale, konkretisht në tik-tok. Nëse e bëjmë një kalkulim, gjatë gushtit 23 për qind kanë qenë keqinformatat e publikuara në tik-tok, shtatori është ngritur në 35 për qind edhe në muajin tetor 38 për qind. Shihet një rritje e keqinformatave në tik-tok që edhe gjatë nëntorit këto keqinformata po publikohen kryesisht në platformën në tik-tok”, shtoi Rizanaj.

Nga dita kur është vendosur dita e zgjedhjeve, kontrolluesi i fakteve, Fatbardh Dema tha se janë identifikuar 14 sondazhe të rreme.

Që nga data 16 gusht kur presidentja Vjosa Osmani, kishte caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për zgjedhjet e rregullta në Kosovë, e deri tash Hibridi ka verifikuar gjithsejtë 14 sondazhe të rreme. Kur themi sondazhe të rreme, aty ka pasur që kanë qenë komplet të fabrikume, ka pasur sondazhe të vjetra që janë rikthyer si aktuale por edhe sondazhe të vjetra që janë rikthyer si aktuale duke ju manipuluar të dhënat. Për shembull, e kanë marrë x partinë e kanë vendosur në vendin e dytë, të tretë, varësisht se publikuesi cilën parti ose kandidat e mbështet. Ndërsa, prej 1 janar deri më 16 gusht kanë qenë shtatë sondazhe të rreme. Prej gushtit e deri sot kur po flasim ka një rritje enorme të sondazheve të rreme që publikohen në tik-tok”, theksoi ai.

Në raportin monitorues të Hibrid.info thuhet se temat kryesore të cilat janë përdorur për krijimin e përmbajtjeve keqinformuese janë sondazhet zgjedhore, situata në veri, zgjedhjet në Kosovë, dialogu Kosovë-Serbi, rritja e pagave dhe konkurset për punësim.

lajme

FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës

Published

on

By

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 nuk ka kaluar pa u vënë re as në skenën ndërkombëtare, teksa edhe vetë FIFA ka reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar Kombëtaren e Kosovës vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës.
Në një postim zyrtar, FIFA theksoi se “është vetëm edhe një hap për Kosovën drejt Botërorit”, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe nga festa e lojtarëve pas një ndeshjeje dramatike.

Kosova arriti këtë fitore pas një përballjeje të vështirë, ku Sllovakia e nisi më mirë dhe mori epërsinë, duke e vendosur në presion ekipin kosovar. Megjithatë, “Dardanët” reaguan me karakter, duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm. Edhe pse vendasit tentuan të rikthehen në fund dhe e bënë rezultatin të ngushtë, Kosova arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme.

Ky triumf jo vetëm që i mban gjallë shpresat për kualifikim, por e vendos Kosovën shumë pranë një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithë vëmendja është te sfida e radhës ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të vulosë fatin e Kosovës dhe ta dërgojë drejt Botërorit, aty ku do të ishte një moment historik për futbollin kosovar.

Continue Reading

Aktualitet

Kosova përmbys Sllovakinë në një dramë të çmendur, tani gjithçka vendoset ndaj Turqisë

Published

on

By

Kosova ka marrë një fitore të madhe dhe plot emocion ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3, në një ndeshje ku “Dardanët” treguan karakter dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre pas një nisjeje të vështirë.

Vendasit e filluan më mirë takimin dhe kaluan të parët në epërsi, duke goditur herët dhe duke marrë kontrollin e lojës, ndërsa para pushimit arritën ta rikthejnë avantazhin edhe një herë pas barazimit të Kosovës.

Megjithatë, pjesa e dytë foli krejtësisht për Kosovën. Ekipi reagoi fuqishëm, barazoi shpejt rezultatin dhe më pas mori kontrollin e ndeshjes duke realizuar dy gola të tjerë që e çuan drejt një epërsie të rëndësishme. Kur u duk se gjithçka po mbyllej qetë, Sllovakia ngushtoi rezultatin në fund dhe rihapi dramën, por Kosova arriti ta ruajë avantazhin dhe të dalë me një fitore të madhe.

Ky triumf i jep një shtysë të fortë Kosovës në garën për kualifikim, ndërsa tani vëmendja kalon te sfida e radhës ndaj Turqisë, një përballje që pritet të jetë vendimtare për ëndrrën e “Dardanëve” drejt Botërorit.

Continue Reading

Vendi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një burri rreth 70-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, saktësisht pranë banesave të ish-TMK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ndodhur rreth 2-3 orë para mbërritjes së ekipeve në vendngjarje.

“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacione mbi identitetin e viktimës të lajmërohen në stacionin më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane

Published

on

By

Izraeli thotë se ka vrarë shefin e marinës së Iranit, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.

Alireza Tangsiri u emërua komandant i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kësaj marine që nga viti 2010.

Një llogari në rrjetin social X, që i atribuohet atij, ka qenë aktive që nga 10 marsi i këtij viti, me mediat iraniane që citonin postimet e tij. Në këto postime, ai kishte shkruar disa herë për Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.

Tangsiri njihej si një komandant i ashpër, i cili në të kaluarën kishte bërë deklarata të shumta kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nëse pengoheshin eksportet e naftës së Iranit. Tangsiri u sanksionua nga Thesari i SHBA-së bashkë me komandantë të tjerë të IRGC-së në vitin 2019, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës./BBC/

Continue Reading

Të kërkuara