Lajmet

Rritja e sëmundjeve respiratore te fëmijët po i rëndon spitalet në ShBA

Rritja e rasteve me gripin sezonal është raportuar në pjesën më të madhe të ShBA-së.

Published

on

Qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se rritja e sëmundjeve respiratore te fëmijët po i rëndon spitalet.

Rritja e rasteve me gripin sezonal është raportuar në pjesën më të madhe të ShBA-së, ku zonat juglindore dhe jugqendrore të vendit po raportojnë nivelet më të larta të gripit.

Përveç kësaj, spitalet po përballen me rritje të rasteve të virusit sincicial të frymëmarrjes, ose RSV, një virus i zakonshëm i ftohjes që mund të shoqërohet me sëmundje të rënda te fëmijët e vegjël dhe të rriturit.

Spitali i Fëmijëve në Connecticut në Hartford është rënduar për shkak të numrit të madh të fëmijëve të shtruar me RSV.

CDC-ja thotë se vaksina vjetore e gripit është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi dhe rekomandon që të gjithë fëmijët që nga mosha 6-muajshe e lart të vaksinohen kundër gripit./UBTNews/

Vendi

Garë e ngushtë në komunat e mëdha

Published

on

Gara zgjedhore në Kosovë në 7 komuna të mëdha si Prishtina, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Mitrovica dhe Ferizaj është vazhdimisht interesante, ku gara mbetet e ngushtë edhe më tej.

Kryeqyteti  shkon në balotazh mes Përparim Ramës së LDK-së me 33,75% dhe Hajrulla Çekos së LVV-së me 32,96%.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini me 47,26% duket se do t’i duhet të bëjë edhe një herë fushatë, pasi që pas tij është Ardian Gola i LVV-së me 33,74% të votave.

Por, pos tij, në balotazh do të shkojë edhe komuna e Gjilanit pasi as atje, kryetari aktual Alban Hyseni i LVV-së nuk arriti të vuloste fitoren me të parën. Kur janë numëruar 99,25% të votave, Hyseni del të ketë marrë besimin e 49,84% të gjilanasve. I dyti në listë është Arbër Ismajli me 34,15%.

Mitrovica është po ashtu duke shkuar drejt balotazhit mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së. Tahiri ka marrë 48,07% të votave, kurse Peci 47,66%.

Në Pejë, deri më tani janë numëruar 97,14% të votave, kurse nga to Gazmend Muhaxheri ka marrë besimin e 46,11% të qytetarëve. Ai ndiqet nga Taulant Kelmendi i LDK-së me 28,13%.

Balotazh do të ketë edhe në Prizren mes PDK-së dhe LVV-së. Kryetari aktual, Shaqir Totaj i PDK-së ka mbledhur 41,92% të votave kur janë numëruar gjithsejtë 91,10% nga vendvotimet. Ai pasohet nga Artan Abrashi i LVV-së me 29,87% të votave.

Agim Aliu nga PDK-së në Ferizaj rezulton fitues në këto zgjedhje ku ka siguruar 56,32% të votave, kur janë numëruar mbi 94% të fletëvotimeve. I dyti doli Enver Haliti i LVV-së me 28,54% të votave.

Kujtojmë se këto janë rezultate preliminare të publikuara nga KQZ-ja. /S.K/EO/

Continue Reading

Vendi

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë deri në orën 15:00 arrin në 25.30 për qind

Published

on

Zgjedhjet lokale që po mbahen sot në gjithë territorin e Kosovës po zhvillohen me një pjesëmarrje mesatare prej 25.30% deri në orën 15:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas raportimeve zyrtare, nga gjithsej 2,025,105 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve, deri në këtë orë kanë votuar 512,331 qytetarë. Deri tani janë përpunuar 94.32% të vendvotimeve, respektivisht 2,425 nga 2,571 gjithsej.

Komunat me pjesëmarrjen më të lartë janë:

  • Mamushë me 54.60%,
  • Zveçan me 49.69%,
  • Zubin Potok me 49.61%,
  • Ranillug me 48.38%,
  • Novobërdë me 44.04%.

Komunat me pjesëmarrjen më të ulët deri në orën 15:00 janë:

  • Rahovec me 18.05%,
  • Skënderaj me 18.95%,
  • Prizren me 19.17%,
  • Dragash me 19.64%,
  • Gjakovë me 20.75%.

Në kryeqytet, Prishtina ka regjistruar një pjesëmarrje prej 29.52%, ndërsa në qytetet e mëdha si Ferizaj (23.18%), Pejë (22.37%), Gjakovë (20.75%) dhe Prizren (19.17%), pjesëmarrja mbetet nën mesataren kombëtare.

KQZ thekson se këto të dhëna përfshijnë vetëm votimet në vendvotimet e rregullta, duke mos përfshirë votimet me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin me postë.

Continue Reading

Vendi

Deri në orën 13:00 votuan 16.53 për qind e qytetarëve

Published

on

Deri në këto momente në Kosovë kanë votuar 334 mijë 677 qytetarë, më saktë 16.53 për qind prej 2,025,105 sa është numri total i votuesve në të gjithë Kosovën.

Sipas Komisioni Qendror Zgjedhor, në qytetet ku ka pasur më shumë fluks të qytetarëve që kanë dal për të votuar prin kryeqyteti me 40,190 votues deri në këto orë.

Me Prizrenin, të dytin me 20,799 votues deri më tani.

Poashtu, fluks i madh i votuesve është edhe në Ferizaj, atje ku deri më tani kanë votuar 19,235.

Në Gjilan deri më tash kanë votuar 17,128, në Pejë 17,830 votues, në Podujevë 14,625 votues, Mitrovicë e Jugut 14,379 votues, dhe Fushë Kosovë 9,254 votues.

Në Zveçan nga 6,872 votues, deri në këtë orë kanë votuar 2,623 prej tyre. Në Zubin Potok kanë votuar 2,406 nga gjithsej 6,486.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon seanca fillestare për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit

Published

on

By

Përfundon seanca fillestare për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit

Sot u mbajt seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Fatmir Shehollit, ku pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh.

Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshojë vendimin.

Sheholli është arrestuar në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës. Ai fillimisht u ndalua për 48 orë dhe autoritetet kryen bastisje në vendbanimin e tij “me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale”.

Për arrestimin e Shehollit shkroi të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Fatmir Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Në vitet ’90, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ai ka punuar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë (UDB)./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara