Lajmet

​Rritet numri i të prekurve me diabet në Kosovë

Kështu thotë kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi, në Ditën Botërore të Diabetit.

Published

on

Numri i të prekurve me sëmundjen e diabetit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, krahasuar me vitin paraprak. Kështu thotë kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi, në Ditën Botërore të Diabetit. Endokrinologu tregon se moshat më të prekura me diabet janë ato rreth 30 deri në 35 vjeç, derisa potencon se kjo sëmundje nuk zgjedh gjini. Ai shton se ndër shkaktarët kryesor të shfaqjes së diabetit konsiderohen të jenë mungesa e aktivitetit fizik, mosushqyerja adekuate, duke përfshirë edhe trashëgiminë familjare të sëmundjes.

“Po në kohën e fundit kemi tendeca të rritjes me diabet, edhe pse në Kosovë dominon më tepër mosha e re. Sa i përket përqindjes së diabetit është më pak se në vendet e tjera, ku janë të moshës më të vjetra. Por, tendeca ka, shkon nga rritja e diabetit, zakonisht të Tipit 2… Moshat të cilat janë më tepër të rrezikuara prej diabetit janë ato mbi moshat 30 vjeçare… Nuk zgjedh as gjininë, ose gjininë mashkullore ose gjinia femërore, po ashtu janë të prekur… Në ndikimin e diabetit rëndësi të madhe ka, mos aktiviteti fizik, mos ushqyeshmëria adekuate, obeziteti është ai kryesori. Bile në disa raste thonë, nëse një pacientë ka mbi 10 kilogramë mbi peshën ideale, për 10 vite, dhe nëse anamneza familjare është pozitive, di të paraqitet diabeti në një përqindje shumë më të madhe se të tjerët… Obeziteti apo mbipesha është një prej arsyeve kryesore që ka diabeti… normal kohëve të fundit edhe stresi i ndihmon”, potencon Gashi.

Në intervistë Bardhyl Gashi thekson se pacientët e prekur me diabet po gëzojnë disa benefite në Kosovë, derisa përmendi marrjen e subvencioneve. Ai shton se kur vjen puna deri tek shkaktimi i invaliditetit nga kjo sëmundje, kërkesa për të shkuar në pension invalidor, është më e madhe.

“Nëse ndalemi në disa vende ata që janë ataku me diabet i gëzojnë edhe disa beneficione të tjera, por me sa e di, këtu tek ne në Kosovë disa po i gëzojnë disa beneficione, po u japin disa subvencione apo diçka i japin, ata që janë të atakuar me diabet. Problemi tek ta është që i kemi komplikimet kronike të diabetit, apo ne që i themi komplikimet e vonshme. Sigurisht është dëmtimi i syrit, dëmtimi i veshkave, dëmtimi i këmbëve. Kur vjen deri tek invadiliteti, kërkesa është më e madhe që të shkojnë në pension ivalidor apo të gëzojnë një pension invalidor apo një ndihmë nga pala e tretë”, thotë endokrinologu.

Sa i përket furnizimit me insulinë për të prekurit me diabet, Gashi ka thotë se kohëve të fundit nuk ka marrë ndonjë ankesë së kanë pasur problem me sigurimin e tyre nga ana e pacientëve.

“Duke biseduar me pacientë, e kam parë që janë të kënaqur me furnizimin me insulina, sa i përket atyre që ata i përdorin. Unë nuk po shoh, as në këtë vit nuk kanë pasur problem, as vitet e kaluara nuk kanë pasur problem me furnizimin e insulinë. Pra, pacientët që janë në regjistër, të cilët marrin insulinë, të gjithë kohën me rregull janë të furnizuar me insulinë, ashtu thonë fjalët e pacientëve”, potencon Gashi.

Ndryshe, diabeti është një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të glukozës në gjak, e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave. Më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 422 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet, shumica jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe 1.5 milionë vdekje i atribuohen drejtpërdrejt diabetit çdo vit.

Si numri i rasteve ashtu edhe prevalenca e diabetit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadave të fundit. Përndryshe, më 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara