Lajmet

​Rritet numri i rasteve të lindjeve para kohe, kaq foshnje u trajtuan në Neonatologji që nga janari

Published

on

Ka shënuar rritje numri i rasteve të foshnjeve që kanë lindur para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes, në Klinikën e Neonatologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes një komunikate për media të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), bëhet e ditur se nga 1 janari deri më tani, në këtë klinikë janë trajtuar 430 foshnje, numër ky në rritje, krahasuar me vitet e tjera.

Këto foshnja janë trajtuar për Asfiksioni Perinatal,( mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet( lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjik, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme. Stafi i klinikës, me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjet e lindura para javës së 36, të shtatëzanisë ) deri tek prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë. Raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve. Trajtimi bëhet sipas protokolleve bashkëkohore, duke filluar qe nga dhënia e kortikoideve nga ana e gjinekologë-obstetërve, deri tek mbështetja respiratore, jo -invazive dhe invazive”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, një nga manifestimet e prematuritetit ( lindjes para kohe), është edhe kriza e apnesë ( ndërprerja e frymëmarrjes), këto foshnje trajtohen me CPAP, në të tilla raste ndihmon ampula caffeine citrate, por jo të gjithë rastet kane nevojë për këtë lloj trajtimi.

Ne disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative.

Foshnje të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatëzanisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë. Ndërsa foshnje të lindura prej javës 34 deri në 36, të shtatëzanisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnje kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë”, thuhet më tutje në komunikatë.

Vlen të theksohet se ShSKUK, ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvëndësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë.

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Ligjëratë informuese në UBT për parandalimin e kancerit të gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan u mbajt një ligjëratë informuese dhe sensibilizuese me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, ngjarje kjo e cila kishte për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit tek audienca.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku studentë dhe nxënës, të cilët patën mundësinë të informohen më gjerësisht për rëndësinë e kontrollit shëndetësor, zbulimin e hershëm dhe masat parandaluese.

Në mesin e ligjëruesve të ngjarjes kishte edhe ekspertë të shëndetësisë nga UBT dhe “United Hospital”. Në diskutimit u theksua domosdoshmëria e edukimit shëndetësor dhe mbështetjes së vazhdueshme për personat e prekur, duke promovuar kështu mesazhin se parandalimi është çelësi për një jetë të shëndetshme.

Si shenjë solidariteti dhe mbështetje për të gjithë të prekurit që luftojnë këtë sëmundje, të pranishmit kishin të vendosur fjongo me ngjyrë rozë në veshjet e tyre.

UBT përmes ngjarjeve të tilla vazhdon të promovojë ndërgjegjësimin shoqëror për edukimin shëndetësor të komunitetit përmes bashkëpunimit ndërinstitucional rreth fuqizimit të grave.

Eliza Hoti/UBT

/S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara