Lajmet

Rritet numri i pacientëve në Klinikën Infektive, shkak varianti delta

Published

on

Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë për KosovaPress, se ditëve të fundit pacientët e infektuar me COVID-19 janë kryesisht me variantin delta, për çka potencon se ky variant veçse është në fillimet e tij. Ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që i drejtohen kësaj klinike për ndihmë mjekësore, për çka kapacitetet e Klinikës Infektive kanë nisur të mbushen.

“Në Klinikën Infektive tani për tani kemi 45 pacientë, prej tyre 28 janë me oksigjenoterapi, tre i kemi në mjekimin intensiv në gjendje klinike më të rëndë… Ditëve të fundit kemi një rritje të numrit të pacientëve, kemi rritje edhe të pacientëve të infektuar. Ne çdo ditë pranojmë 8-10 pacientë, ndodh që lëshojmë një ose dy dhe kapacitetet e Klinikës dalëngadalë po fillojnë të mbushen…Ditëve të fundit IKSHPK, konkretisht departamenti i Mikrobiologjisë ka dhënë një raport që në bazë të mostrave të testuara ka dominuar varianti delta. Ne jemi të bindur se në vendin tonë tashmë ky shpërthim që është duke ndodhur, është nga varianti delta dhe e kemi të qartë që varianti delta përhapet shumë më shpejt në masë sesa variantet e tjera dhe këtë jemi duke e parë çdo ditë”, tha Vishaj.

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19, Vishaj deklaron se ka qenë e pritur dhe për këtë ai shprehet se kanë ndërmarrë masat e duhura për t’iu dalë në ndihmë pacientëve.

Vishaj thotë se pacientët që po kërkojnë ndihmë mjekësore e që janë në forma më të rënda klinike janë pacientët ende të pa vaksinuar.

“Ardhja e kësaj vale të infeksionit ka qenë e pritur, sigurisht që janë ndërmarrë masat e duhura, po ja që natyra e këtij infeksionit është e tillë me kapacitete shumë të mëdha të transmisionit te njerëzit posaçërisht të pa vaksinuar. Ne jemi duke e vërejtur se format e rënda klinike kryesisht i kemi pacientët në moshë dhe të cilët nuk janë të vaksinuar. Kemi pasur gjashtë pacientë, të cilët kanë qenë të vaksinuar, kemi pasur pacientë edhe nga shtetet perëndimore, të cilët kanë qenë të vaksinuar me vaksina që ne nuk i kemi, Johnson & Johnson, dhe me Biontech dhe e kemi vërejtur se edhe vaksinat tona dhe ato vaksina që i kanë marrë jashtë shtetit kanë qenë shumë efikase dhe këta pacientë kanë pasur patologji jashtëzakonisht të rëndë, por ia kanë dalë infeksionit me COVID për arsye se kanë qenë të vaksinuar. Lus qytetarët që të vaksinohen, posaçërisht të vaksinohen gjithsesi moshat e shtyra dhe pacientët me sëmundje të tjera shoqëruese, në mënyrë që të mos përfundojnë në Klinikën Infektive”, shprehet ai.

Infektologu Vishaj thotë se si Klinikën Infektive janë të gatshëm të përballen me ndonjë valë më të madhe të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por që deklaron se janë duke u koordinuar edhe me Klinikat e tjera në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë.

Sa i përket rasteve të fëmijëve të infektuar me COVID-19, Vishaj bëri të ditur se janë tre fëmijë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë.

“Me vendim të Komitetit për COVID-19 të QKUK-së është marrë vendim që fëmijët, moshat pediatrike të trajtohen në Pediatri, mësa kam informatë unë tash i kemi tre pacientë të hospitalizuar të moshës pediatrike. Kurse në Klinikën Infektive nuk trajtohen moshat pediatrike, të cilët janë të infektuar me COVID-19”, tha Vishaj.

Vishaj ka folur edhe për rastin e një djali 8-vjeçar nga Komuna e Deçanit që po trajtohet pas infektimit me ethet e minjve. Ai tha se pacienti është pranuar ditën e premte dhe se gjendja e tij është stabile.

“Është pranuar ditën e premte pasdite, është një pacient me ethe hemorragjike me sindrom veshkor, është diagnostikuar dhe është duke u trajtuar përmes protokolleve tona standarde. Në këtë fazë ku jemi, ethet hemorragjike qoftë me sindrom veshkor, qoftë edhe ato krime kongo mund të jenë të pranishme në popullatën tonë”, tha ai.

Ndryshe, varianti Delta është më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit. Ky variant i virusit fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar. Simptomat më të zakonshme të variantit Delta janë rrjedhje hundësh, kollë e vazhdueshme, dhimbje e fytit, dhimbje koke dhe ethe. Sidoqoftë, tek individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara