Lajmet
Rritet numri i ankesave të konsumatorëve në Kosovë, trajtohen vetëm gjysma e tyre
Published
5 years agoon
By
Betim GashiSfidues mbetet mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve në vend, të cilët përballen me pasiguri në ushqim, mashtrim me zbritjet dhe fryrja e çmimeve veçanërisht në pandemi të produkteve bazike dhe farmaceutike.
Vetëm gjatë vitit 2020, ankesat e konsumatorëve në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) janë rritur për 100 përqind, ku gjysma e tyre prej 1 mijë e 17 sosh nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse.
Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në Konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit në Kosovë me temën “Mbrojtja e Konsumatorit gjatë Pandemisë̈”.
Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, Dardan Abazi nga INDEP tha se për fatin tonë të keq ende diskursi politikbërës dhe institucionet përkatëse lënë mbrapa të drejtat e konsumatorit veçanërisht në kohën e pandemisë.
“Ne çdo ditë po marrim ankesa sa i përket të drejtave të konsumatorëve, që ndërlidhen me zbritjet, me blerjet online, me sigurinë e ushqimit dhe çështje të tjera”, tha ai.
Ndërsa, Helen Leurent, përfaqësuese nga “Customer International”, e cila u inkuadrua nga Zvicra në këtë tryezë në platformën zoom, ngriti çështjen e ndotjes nga plastika.
“Shqetësimet tona për janë për ndotjen plastike, përdorimi i plastikës një përdorimesh. Të zëvendësohen ato dhe të zvogëlohen ato qese të plastikës. 12 milionë tonë të plastikës përfundon në oqean çdo vit. Bizneset, prodhuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për nevojën e konsumatorëve”, tha ajo.
Udhëheqësi i departamentit për mbrojtjen e konsumatorëve në MTI, Nijazi Shala tha se kjo ministri është zotuar të përmirësoi pozitën e konsumatorit përmes legjislacionit në fuqi. Numri i lartë i ankesave, siç tha ai as gjysma nuk janë trajtuar nga institucionet.
“Numri i ankesave nga konsumatorët është ngritë për më shumë se 100 për qind. Numri i tyre është 1017 ankesa përgjatë vitit 2020, si për fryrje të çmimeve farmaceutike dhe atyre bazike, sidomos në pandemi”, tha ai.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi theksoi se në periudhën e fundit kanë qenë vigjilent dhe siç tha ai është rritur volumi i punëve në AUV dhe kontrolleve për produktet ushqimore dhe zbatimin e masave antiCovid.
Thaçi ka përmendur edhe numrin e ankesave të adresuar dhe trajtuar nga Agjencia.
“Gjatë gjithë kohës kemi pranuar edhe ankesa nga konsumatorët të cilat edhe janë trajtuar me kujdes. E gjitha që është kërkuar nga konsumatorët, që të dërgojnë dëshmi, sepse ne përballemi me gjykatat”, tha ai.
Ai ka kërkuar nga konsumatorët që të raportojnë për çdo parregullsi që hasin ata në produktet ushqimore.
Lajmet
Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban
Published
4 hours agoon
November 25, 2025By
UBTnews
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.
“Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare“, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP
Lajmet
Rahovec: Vajza e mitur largohet nga shtëpia, raportohet e zhdukur në polici
Published
5 hours agoon
November 25, 2025By
UBTnews
Një qytetar nga Rahoveci ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është paraqitur më 20 nëntor 2025, rreth orës 13:30, në stacionin policor në rrugën “Xhelal Hajda”. Sipas ankuesit, vajza është larguar nga shtëpia dhe deri tani nuk ka informacione se ku mund të ndodhet.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lajmet
Leposaviq: Arrestohet një person pasi sulmoi babanë e tij nën ndikim të alkoolit
Published
5 hours agoon
November 25, 2025By
UBTnews
Një rasti i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e 23 nëntorit në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00, në momentin kur i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Pavarësisht incidentit, viktima – babai i tij – ka refuzuar që të marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në stacionin policor deri në këndellje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP
Lajmet
Dhjetë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite, viktimë gratë
Published
5 hours agoon
November 25, 2025By
UBTnews
Gratë vazhdojnë të përjetojnë dhunën nga bashkëshortët e tyre. Një rast i rëndë u raportua të hënën ku në fshatin Gadime të Lipjanit një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti, për çka policia ka njoftuar si rasti “vrasje në tentativë”.
Mirëpo në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar edhe për dhjetë (10) raste të dhunës në familje e ku në shumë prej nëntë prej tyre viktimë janë gratë, në një rast tjetër që raportohet në Leposaviq viktimë ishte babai.
Në tri prej rasteve, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt
Rastet e dhunës në familje të raportuara vetëm brenda një dite
· Prishtinë 24.11.2025-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 24.11.2025-05:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë 24.11.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 23.09.2025-NN. Me 24.11.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka dhunë psikike të vazhdueshme nga ish bashkëshortja e tij edhe pse ka urdhër mbrojtës. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Podujevë 24.11.2025-20:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan 24.11.2025-09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 24.11.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë 24.11.2025 – 07:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Pejë 24.11.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij, duke shkelur edhe urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Leposaviq 23.11.2025-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet.
Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short
Këngët që bënë bujë këtë vit, Apple Music ka fjalën!
Nga socializimi tek pasuria, si mund të ndikojë një gotë verë në karrierë?
Hollywood-i në zi, ylli latin qëllohet për vdekje në LA
Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re
Nga Parisi në Nju Jork: Muze të jashtëzakonshëm që nuk duhen humbur
Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë
Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban
Rusia sulmon me dronë në banesat e Kievit, vritet një person
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
