Bota

Rritet në 48.503 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Published

on

Në spitalet në Rripin e Gazës ku u arrit një armëpushim pas sulmeve izraelite që kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023, gjatë 24 orëve të fundit janë transferuar trupat e pajetë të 36 palestinezëve, 32 prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka ndarë informacionin më të fundit për të vrarët dhe të plagosurit si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 19 janar.

Konfirmohet se 36 trupa të pajetë dhe 14 të plagosur kanë mbërritur në spitale në 24 orët e fundit. Mësohet se 32 prej atyre që kanë humbur jetën janë nxjerrë nga rrënojat dhe se 4 prej tyre kanë humbur jetën në sulmet e kryera ditën e fundit.

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka arritur në 48.503 dhe numri i të plagosurve është rritur në 111.927.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur me Hamasin, Izraeli vazhdon të shkelë shpesh armëpushimin në Gaza.

Bota

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza

Published

on

By

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin Evropian, duke e cilësuar ofensivën e Izraelit në Gaza si “gjenocid”. Në fjalimin e saj të mbajtur gjatë vizitës së parë zyrtare në Bruksel, ajo shprehu shqetësim të thellë për situatën humanitare në Lindjen e Mesme dhe kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Ky është gjenocid,” deklaroi Pirc Musar. “Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot, në Parlamentin Evropian. Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit. Po e shohim, po e shikojmë dhe po heshtim.

Presidentja sllovene dënoi qartë veprimet izraelite në Gaza, ku, sipas saj, që nga fillimi i marsit deri në këtë javë, Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare, duke thelluar tragjedinë humanitare. Ajo theksoi se, ndonëse shtetet anëtare të BE-së kanë qëndrime të ndryshme për konfliktin, asnjë vend nuk duhet të harrojë detyrimet që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar humanitar.

Konflikti në Lindjen e Mesme ishte ndër temat kryesore të takimeve të saj me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Të dy liderët, sipas Pirc Musar, e siguruan se Bashkimi Evropian do të angazhohet më fuqishëm në nismat për paqe dhe stabilitet në rajon.

Një tjetër çështje qendrore e vizitës së presidentes sllovene në Bruksel ishte zgjerimi i BE-së. Ajo e quajti këtë proces një “domosdoshmëri gjeopolitike dhe detyrim moral”, duke theksuar nevojën për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë.

Pas takimit me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos, Pirc Musar tha se ndajnë të njëjtin vizion për zgjerimin si një investim strategjik në paqe, stabilitet dhe të ardhme të përbashkët evropiane.

Deklaratat e saj në Bruksel pritet të nxisin debat në rrafshin diplomatik, sidomos për tonin e saj të hapur dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Izraelit, një vend tradicionalisht i mbështetur nga disa shtete anëtare të BE-së. Ndërkohë, Pirc Musar ka theksuar nevojën për një Evropë më të bashkuar, më të ndjeshme ndaj të drejtave të njeriut dhe më aktive në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes

Published

on

By

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e sheh Vatikanin si një vend të përshtatshëm për negociata të reja për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës. Lavrov tha se opsioni i Vatikanit nuk ishte realist për Moskën.

Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata. Është disi e pahijshme kur vendet ortodokse diskutojnë çështje në një platformë katolike që kanë të bëjnë me eliminimin e shkaqeve të konfliktit”, tha Lavrov.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar Vatikanin si vendin e negociatave – pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lavrov tha se kishte “spekulime” rreth asaj se kur dhe ku mund të organizohej një takim i ri i përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina.

Ministri i Jashtëm, Lavrov akuzoi Kievin se kërkon të shkatërrojë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Mendoj se nuk do të ishte shumë e këndshme për Vatikanin të priste delegacione nga dy vende ortodokse në këto rrethana”, tha ai./atsh

Continue Reading

Bota

Trump rekomandon tarifa prej 50% për importet e BE-së duke filluar nga 1 qershori

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rekomanduar që eksportet nga Bashkimi Evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – t’i nënshtrohen një tarife prej 50%, sipas një postimi në “Truth Social”.

Blloku, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar”, tha Trump duke kritikuar BE-në.

Barrierat e tyre të fuqishme Tregtare, Taksat e TVSH-së, Gjobat qesharake të Korporatave, Barrierat Tregtare Jo-Monetare, Manipulimet Monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër Kompanive Amerikane dhe më shumë”, tha presidenti amerikan duke përshkruar një listë të gjatë ankesash.

Presidenti Trump tha se bisedimet tregtare me Brukselin “nuk po shkonin gjëkundi” dhe se për këtë arsye ai kërkonte një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për të gjitha importet e BE-së – duke filluar nga 1 qershori.

Trump – siç ka bërë në postime të tjera – rreth politikave të tij të diskutueshme tregtare, u kujtoi lexuesve se nuk ka tarifë nëse një produkt prodhohet në SHBA./atsh

Continue Reading

Bota

Ushtria Amerikane organizon paradën madhështore, përkon me ditëlindjen e Trump

Published

on

By

Më 14 qershor, Ushtria Amerikane do të organizojë një paradë të madhe ushtarake për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të saj, një ngjarje historike që ka ngjallur diskutime për shkak të përkimit me ditëlindjen e presidentit Donald Trump.

Sipas zyrtarëve të ushtrisë, parada do të përfshijë mbi 6,600 ushtarë, 150 automjete ushtarake, 50 helikopterë, si dhe performanca nga shtatë banda muzikore ushtarake. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha ceremoniale të organizuara nga ushtria amerikane në dekadat e fundit.

Megjithëse ushtria këmbëngul se qëllimi i paradës është thjesht për të nderuar themelimin e saj në vitin 1775, kritikë nga Kongresi amerikan e kanë cilësuar ngjarjen si një “festë ditëlindjeje për Trump-in”, duke e cilësuar shpenzimin si të pajustifikueshëm në kurriz të taksapaguesve.

Pjesëmarrja e Trump-it mbetet e paqartë, por burime nga mediat ndërkombëtare raportojnë se ai pritet të marrë pjesë në disa aktivitete ceremoniale. Ai gjithashtu mund të administrojë betimin për rekrutë dhe ushtarë të rinj që do të regjistrohen atë ditë.

Trump e kishte hedhur për herë të parë idenë për një paradë të stilit ushtarak gjatë mandatit të tij të parë si president, por plani u ndalua për shkak të shqetësimeve të larta mbi koston.

Continue Reading

Të kërkuara