Lajmet

​Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Published

on

Çmimet e derivateve në vendin tonë sërish kanë shënuar ngritje. Çmimi për një litër naftë të hënën kushtoi 1. 18 euro deri në 1. 29 euro, ndërsa një litër benzinë është tregtuar të hënën 1.21 euro-centë deri në 1.29 euro centë në tregun e Kosovës.

Deri të dielen çmimet e derivateve patën rënë në Kosovë deri 1. 14 euro centë për një litër naftë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka deklaruar se dje (e hëne) ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Ai thekson se çmimi aktual i derivateve të naftës është i lartë krahasuar me standardin e qytetarëve të këtij vendit.

Ndonëse, sipas tij çmimi është rritur për një apo dy centë për një litër naftë, shprehet se ka një reduktim të prodhimit të derivateve në tregun ndërkombëtar, dhe siç shton ai në mënyrë automatike rritet edhe çmimi i karburanteve në Kosovë.

“Çmimet e derivateve në tregun kosovar përafërsisht sot sillen 1.18 cent deri në 1.29 centë, ndërsa benzina 1.21 centë deri në 1.29 centë. Këto janë çmime aktuale që një kohë të gjatë në tregun e Kosovës të cilët sillën përafërsisht. Sot ka pas një rritje të lehtë të çmimeve të derivateve të naftës dhe çmimet e saj dhe me këtë mund të them se është një rritje një deri më dy centë. Këto çmime të cilat i ceka janë në tregun kosovar mbi dy muaj, ka pas lëvizje por me pakicë, nuk janë rritur çmimet”, thotë Berjani.

Berjani mes tjerash ka thënë se sa i përket çmimeve në regjion, qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira dhe më të mira në Kosovë. Ai mori shembull Shqipërinë, ku tha se atje 1.89 euro-centë shitet një litër dizel dhe 1.91 euro centë një litër benzin.

“Dihet se çmimin e përcakton berëza dhe organizata prodhuese. Ka një reduktim të prodhimit dhe në mënyrë automatike rritet edhe çmimi i derivateve të naftës. Për qytetarët tanë, për standardin çfarë e kemi çmimi kishte me qenë shumë i kapshëm dhe i kënaqshëm 1 euro…Ndërsa, sa i përket çmimeve në regjion, qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira dhe më të mira, rast konkret sot çmimin në Shqipëri është 1.89 centë një litër dizel, dhe 1.91 centë është një litër benzin. Ndërsa, në Serbi 1.80 centë me 1.85 centë, çka do të thotë se qytetarët tonë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion”, shton Berjani.

Lajmet

Dëshmitari: U pajtova të ndërpritet tregtimi i energjisë me HSE, marrë parasysh faktin se ZRrE kishte fuqi ligjore të marrë masa ndëshkuese

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëshmitari Edmond Nulleshi, të hënën deklaroi se nuk ishte pajtuar me argumentet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për të mos blerë rrymë nga kompanitë që nuk ishin të licencuara. Por, meqenëse ZRrE-ja kishte autoritet shqiptimin e masave ndëshkuese, u pajtua që të respektohet qëndrimi i saj.

Nulleshi ka qenë në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK gjatë viteve 2022-2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Përkundër faktit se nuk pajtoheshim me argumentet e ZRrE-së, marrë parasysh se ka fuqi ligjore për të marrë masa ndëshkuese, isha pajtuar që të ndërpritet tregtimi me këtë kompani (HSE) dhe të respektohet qëndrimi i ZRrE-së”, tha Nulleshi.

Dëshmitari sqaroi se kontrata për blerje të rrymës me kompaninë sllovene HSE ishte bërë bazuar në parimin e reciprocitetit, pa pasur nevojë për licencë të kësaj kompanie, me arsyetimin se Sllovenia si shtet nuk i kërkon licencat për kompanitë që tregtojnë rrymë.

Më tutje, Nulleshi theksoi se për procesin e licencës janë të parapara dy mënyra- e para që kompanive që tregtojnë rrymë u kërkohet licencam ndërkaq e dyta që në rast se shteti nga vjen kompania tregtuese e rrymës nuk kërkon licencë- zbatohet parimi reciprocitetit, duke mos kërkuar as ne si shtet licencën.

Sipas tij, në rastin konkret kompania HSE që vinte nga Sllovenia, duhej të funksiononte bazuar në parimin e reciprocitetit.

Nulleshi tha se kompanitë KESCO, KEDS, dhe KOSST, kishin zbatuar rekomandimin e ZRrE-së që me këtë kompani të mos tregtonin rrymë, me arsyetimin se nuk kishte licencë.

Ai gjithashtu shtoi se ZRrE-ja e kishte monitoruar një periudhë kohore punën e Korporatës Energjetike të Kosovës, për çka kishte lëshuar rekomandime, për të cilat me qëllim të adresimit të tyre brenda KEK-ut ishte formuar grupi punues.

Nga të gjeturat e grupit punes, Nulleshi tha se është përpiluar një draft-raport që i ishte dorëzuar Zyrës për tarifa dhe Zyrës ligjore, që në kuadër të tij shënohej fjalia se pavarësisht argumenteve të ZRrE-së, të njëjtat duhet të respektohen.

Por, sipas Nulleshit, kur ishte dërguar si dokument nga KEK-u te ZRrE-ja ishte hequr si fjali, e që tha se nuk është i sigurt se kush e ka hequr atë.

Nulleshi deklaroi se sa ishte këshilltar, veprimet i kishte ndërmarrë bazuar në kompetencat ligjore që ka gëzuar. Tha se çmimi i rrymës atëkohë ndërronte brenda ditës dhe se kompania HSE ishte me peshë në tregun e rrymës elektrike.

Lidhur me kompaninë HSE, dëshmitari Nulleshi tha se nga ajo që ka dijeni, është se si kompani ishte agjent për import të energjisë elektrike të KESCO-s.

Pas përfundimit të dëshmisë së Nulleshit, seanca u ndërpre dhe e radhës pritet të vazdojë në janar 2026./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

​Osmani viziton klubin e futbollit “Drita”

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një ditë të ngarkuar me energji pozitive dhe aktivitete frymëzuese në Gjilan, ku u prit nga Kryetari Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë.

Gjatë takimit, të dy diskutuan për projektet që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim, mundësi të reja dhe perspektiva të qarta për komunitetin lokal.

Vizita vazhdoi edhe te klubi i futbollit “Drita”, ku Osmani i përgëzoi futbollistët dhe stafin për rezultatet e arritura si në nivel vendi, ashtu edhe në garat evropiane, ku paraqitjet e tyre kanë bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në përfundim të vizitës, Presidentja shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe energjinë e qytetit, duke theksuar se Gjilani mbetet një shembull i bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme./S.K/KP/Rtsh/

Continue Reading

Lajmet

​Emërohet një tjetër ushtrues detyre i ri në KEK

Published

on

Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës. Sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.

Sipas mediave, U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.

Saraqi ka shërbyer më herët si drejtor i Termocentralit “Kosova A”. Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.

Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.

Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.

Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.

Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës.

Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara