Shëndet

Rreziqet që sjell kolesteroli i ulët tek shëndeti i grave – Kujdesi që ju duhet

Kjo sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Neurologjisë.

Published

on

Kolesteroli mund të jetë problem serioz nëse nivelet e tij janë në ekstremitete.

Kur themi këtë kemi parasysh kolesterolin e lartë që njihet gjerësisht për efektin negativ që ka në arterie dhe zemrës.

Gjithashtu dhe atë të ulëtin i cili njihet më pak, por është njëjtë i dëmshëm për shëndetin.

Megjithëse për kolesterolin e ulët mund të keni dëgjuar më pak dhe mund të mos e konsideroni si një problem, ai dëmton kockat dhe shumë organe.

Kryesisht në shëndetin e trurit, pasi luan një rol kryesor në shfaqjen e sëmundjeve si ishemia apo hemorragjia cerebrale.

Sipas mjekëve në këto raste ekziston një kërcënim jo i vogël nga kolesteroli i ulët.

Pra, nëse nivelet e tij në trup janë 70 mg/dl ose më të ulëta.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar rolin që yndyra e pakët në trup ka në shëndetin e trurit dhe dëmet që mund të shkaktojë.

Kolesteroli i ulët dhe shëndeti i trurit

Megjithëse nuk është një gjendje shumë e përhapur, hemorragjia cerebrale konsiderohet si ndër më të rrezikshmet për shëndetin.

Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Neurologjisë në vitin 2019 të cilës i referohet AgroWeb.org, sa me të ulëta të jenë nivelet e yndyrës në trup aq më shumë ky rrezik shtohet.

Studimi përfshiu 27,937 gra nga mosha 45 vjeç e sipër të cilat kishin nivele normale të kolesterolit në gjak.

Përgjatë viteve dhe kontrolleve të vazhdueshme, u vu re se disa prej tyre u goditën nga hemoragjia cerebrale apo ishemia.

Kjo ndodhi me 137 prej tyre të cilat kishin nivele shumë më të ulëta se normalja të yndyrës në gjak.

Ndërsa për ato të cilat u prekën nga kolesteroli i lartë simptomat dhe rreziqet nuk lidhesh më me trurin, por me zemrën.

Rreziqet nga këto sëmundje mund të shtohen edhe më shumë, për gratë të cilat nuk kanë një stil të shëndtshëm jetese apo konsumojnë shumë duhan.

Çfarë këshillojnë mjekët?

Dukë qenë se sëmundje të tilla që prekin trurin janë më të shpeshta tek gratë mjekët këshillojnë kontrollin e vazhdueshëm.

Bëni analiza gjaku të paktën dy herë në vit dhe masni nivelet e yndyrës në gjakun tuaj.

Kryesisht pas të 50-tave dhe pas menopauzës mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut dhe jetesa e shëndetshme janë thelbësore.

Mos konsumoni yndyrna të pashëndetshme, por vetëm ato natyralet nga vaji i ullirit apo mishi disa herë në javë./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndet

Një lugë sheqer më pak! Studimi që tregon se çaji mund të jetë po aq i shijshëm pa të

Published

on

Sipas një studimi të realizuar në Londër, shtimi i sheqerit në çaj nuk është i nevojshëm për ta shijuar atë.

Hulumtuesit analizuan për një muaj zakonet e 64 meshkujve që zakonisht e pinin çajin me sheqer.

Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një nga tre qasje: të ndalonin krejt shtimin e sheqerit, ta zvogëlonin gradualisht sasinë e tij ose të vazhdonin ta konsumonin si më parë.

Pas katër javësh, rezultatet treguan se edhe ata që e kishin ndaluar krejtësisht sheqerin, vazhdonin ta shijonin çajin njësoj. Në fund të eksperimentit, 42% e pjesëmarrësve që kishin reduktuar gradualisht sasinë e sheqerit, kishin hequr dorë plotësisht nga ai.

Studiuesit theksojnë se konsumimi i tepërt është një shqetësim serioz për shëndetin publik, pijet e zakonshme përbëjnë burim të madh të tij.

Në Britani, njerëzit konsumojnë rreth 700 gramë sheqer në javë ekuivalente me 140 lugë çaji për person, shumë mbi sasinë e rekomanduar prej 210 gramësh në javë (apo 30 gramë në ditë).

Një tjetër studim paralajmëron se një dietë e pasur me sheqer mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke kontribuar në zhvillimin e depresionit.

Sheqernat e tepërt lidhen me procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive.

Kur kjo shoqërohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara, rreziku për probleme të shëndetit mendor rritet ndjeshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Llojet e mjaltit që forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë shëndetin

Published

on

Mjalti klasifikohet sipas llojeve të luleve nga të cilat është mbledhur nektari. Cilësia, ëmbëlsia dhe vetitë medicinale varen nga burimi natyral i luleve, duke bërë që çdo lloj mjalti të ketë karakteristika dhe përfitime të veçanta.

Disa varietete kanë aromë të butë dhe delikate, ndërsa të tjerë ofrojnë shije më të forta dhe intensive.

Po ashtu, disa lloje njihen për fuqinë e tyre shëruese ndaj plagëve apo infeksioneve, ndërsa të tjerë ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut apo lehtësimin e dhimbjeve të fytit.

Mjalti i tërfilit: Vetitë e tij ndryshojnë sipas zonës ku prodhohet. Mund të ketë ngjyrë qelibari ose të bardhë. Ky lloj është i pasur me antioksidantë, përmban flavonoide që mbështesin funksionin e zemrës dhe mushkërive, si dhe acide fenolike që ndihmojnë sistemin nervor.

Mjalti i sherebelës: Ka ngjyrë të lehtë dhe kristalizohet ngadalë. Përveç vetive të tij antioksiduese, njihet edhe për ndihmën që jep në tretje dhe qetësimin e stomakut.

Mjalti i boronicës: Një zgjedhje ideale për përdorim të përditshëm. Ka veprim antibiotik natyral dhe studimet tregojnë se mund të ndihmojë në trajtime kundër sëmundjeve kronike.

Mjalti i luleradhiqes: Ka ngjyrë qelibari të errët dhe aromë karakteristike të luleve pranverore. Forcon sistemin imunitar, ndihmon shëndetin e zorrëve dhe traktit tretës.

Mjalti i hikërrorit: Me ngjyrë kafe të errët dhe shije të fortë, është i pasur me antioksidantë dhe substanca antibakteriale.
Ndihmon në trajtimin e kollës, uljen e kolesterolit, si dhe në shërimin e plagëve dhe kujdesin ndaj lëkurës.

Mjalti i luleve të egra: Përftohet nga nektari i shumë llojeve të luleve të egra, ndaj ngjyra dhe shija ndryshojnë sipas stinës. Ka efekte antioksiduese, ndihmon në qetësimin e kollës dhe besohet se lehtëson alergjitë sezonale.

Mjalti i shqopës: Ndër varietetet më të pasura me acide fenolike, ky mjaltë ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore që shkaktohen nga radikalet e lira. Përdorimi i tij lidhet me mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e organizmit.

Përndryshe, mjalti mbetet një dhuratë natyrore me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm si ëmbëlsues, por edhe si aleat për shëndetin e trupit dhe forcimin e sistemit imunitar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa është i dëmshëm ndryshimi i orës? Ja çfarë thonë studimet e reja

Published

on

Një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences zbulon se ruajtja e përhershme e kohës standarde të dimrit është më e favorshme për trupin e njeriut, krahasuar me kohën e përhershme të verës ose me sistemin aktual të ndërrimit sezonal të orës.

Studiuesit analizuan ekspozimin ndaj dritës në 48 shtete të SHBA-së dhe e krahasuan me të dhëna shëndetësore, duke përdorur modele matematikore për të matur “ngarkesën cirkadiane” stresin që ora biologjike e trupit përjeton nën skenarë të ndryshëm kohorë.

Përfundimi ishte i qartë: koha e dimrit shkakton më pak stres dhe është më e shëndetshme.

Dr. Karin Johnson, neurologe, thekson se trupi rregullohet nga dielli dhe sa më shumë të përputhemi me kohën natyrore, aq më i mirë është gjumi, funksioni i trurit dhe mirëqenia.

Ajo paralajmëron se ora e përhershme e verës mund të shkaktojë mungesë dritë në mëngjes, duke ndikuar negativisht tek shëndeti, veçanërisht për fëmijët dhe ata që punojnë herët.

Sondazhet tregojnë një ndarje të opinionit publik: sipas Gallup 2024, 48% mbështesin kohën e dimrit, ndërsa 24% preferojnë kohën e verës.

Një sondazh YouGov 2023 tregoi të kundërtën, me 50% që favorizonin kohën e përhershme të verës.

Mbështetësit e kohës së verës përmendin përfitime si më shumë dritë pasdite, kursim energjie dhe më pak aksidente, por Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit e konsideron atë opsionin më të dëmshëm nga tre alternativat.

Dr. Johnson thotë se ndryshimi është i vështirë, por studime si ky mund të ndihmojnë gradualisht në zhvendosjen e opinionit publik drejt kohës së përhershme të dimrit, duke përmirësuar shëndetin dhe ritmet natyrale të trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të trajtoni një ndrydhje të kyçit të këmbës?

Published

on

Është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni në mënyrë të duhur për një dëmtim akut të indeve të buta në kyçin e këmbës.

Dikur, trajtimi konsistonte në vendosjen e akullit dhe pushim disa ditë. Sot, kërkimet tregojnë se ndrydhja është një proces që kërkon trajtim në disa faza.

Faza akute e ndrydhjes

ënjtje

mavijosje

gjakderdhje të lehtë

inflamacion

Në këtë fazë është e rëndësishme të:

Mbroni vendin e lënduar: Pushoni dhe përdorni suport (paterica ose fashë mbështetëse) nëse është e nevojshme. Mbani këmbën të ngritur: Përdorni jastëkë për ta mbajtur kyçin lart e për të reduktuar ënjtjen. Shmangni ilaçet anti-inflamatore: Inflamacioni ndihmon në shërimin e indeve. Marrja e këtyre ilaçeve mund të vonojë procesin e natyrshëm të shërimit.

Edukohuni: Pasi simptomat të jenë qetësuar, mësoni si të trajtoni dëmtimin për të përmirësuar rikuperimin.

Pas fazës akute:

Kur faza ka kaluar, është koha për të filluar ushtrimet, me mbikëqyrjen e një mjeku. Ai do të vendosë nëse duhet të filloni me ushtrime me peshën e trupit ose të kaloni në ushtrime me rezistencë. Rëndësi ka të ndiqni rendin e kohën e përshtatshme, për të forcuar përsëri kyçin.

Qëndrimi pozitiv ndihmon në rikuperim. Personat optimistë shërohen më shpejt dhe më mirë se ata që kanë frikë ose janë të shqetësuar.

Edhe gjatë rikuperimit, është e rëndësishme të ruani shëndetin kardiovaskular. Nëse nuk ka shumë ënjtje, mund të përdorni biçikletën për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe aftësinë fizike, duke ndihmuar procesin e shërimit.

Ushtrime për rikuperim dhe parandalim:

Ushtrimet e forcës

Ushtrimet e ekuilibrit

Ushtrimet dinamike

Duke ndjekur hapat e duke ruajtur qëndrim pozitiv, rikuperimi nga një ndrydhje e kyçit do të jetë më i shpejtë dhe i qëndrueshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara