Lajmet

Rreziku i lartë i përmbytjeve vazhdon në shumë pjesë të Kinës

Autoritetet parashikuan reshje më të larta në veri dhe verilindje të Kinës.

Published

on

Kina mund të përballet me më shumë përmbytje pasi shirat e mëdha të fundjavës goditën kryeqytetin Pekin, thanë autoritetet të mërkurën.

Komisioni Kombëtar për Reduktimin e Fatkeqësive (NCDR) informoi se shumë pjesë në Kinën veriore dhe jugore “përballen me rrezik të lartë përmbytjeje” këtë muaj pasi “dy ose tre tajfunë do të zbresin në tokë ose do të ndikojnë në sistemet e motit në të gjithë vendin”, raportoi Global Times me bazë në Pekin.

Autoritetet parashikuan reshje më të larta në veri dhe verilindje të Kinës, pjesët perëndimore dhe jugore të Kinës Jugore dhe në pjesën jugore të rajoneve jugperëndimore të Kinës.

Gjithashtu të mërkurën, një alarm i kuq për stuhi shiu u dha për provincën verilindore të Heilongjiang, shkruan AA, përcjell KosovaPress

Të paktën 20 persona kanë vdekur në Pekin dhe provincën Hebei, ndërsa 19 të tjerë janë ende të zhdukur që nga reshjet e dendura që goditën rajonin Pekin-Tianjin-Hebei fundjavën e kaluar.

Autoriteteve iu është dashur të mobilizonin ushtarë dhe helikopterë ushtarakë për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e prekur pasi dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në vende më të sigurta në shumë provinca.

Lajmet

KOSTT paralajmëron reduktime të rrymës sot

Published

on

By

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka ka njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit”, thuhet në njoftim.

KOSTT ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit, e megjithatë, “për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar”.

Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, theksohet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Sorensen viziton Kosovën, takohet me Osmanin

Published

on

By

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, takimi që do të mbahet në Kabinetin e Presidencës, do të nisë orën 10:00.

Continue Reading

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Të kërkuara