Lajmet

​Rreth pesë të vdekur nga shpërthimi me bombë në kafenenë me tifozë për finalen e Euro 2024 në Somali

Published

on

Një shpërthim me bombë pranë një kafeneje në Somali, ku njerëzit po shikonin finalen e Anglisë në Euro 2024 me Spanjën, ka lënë të paktën pesë të vdekur.

Policia tha se një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë kafenesë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Të paktën 20 persona të tjerë u lënduan, sipas zëdhënësit të policisë, major Abdifitah Aden Hassa.

Njerëzit ishin brenda lokalit duke parë ndeshjen drejtpërdrejt nga Berlini në një ekran në atë kohë.

Pamjet e vendit të ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të disa automjeteve dhe dëme të shumta në ndërtesa.

Shumica e viktimave ishin në rrugë në momentin e shpërthimit, shtoi një dëshmitar.

Nuk dihet menjëherë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Grupi kundërshton qeverinë federale të Somalisë, e cila varet nga mbështetja e trupave të huaja për të qëndruar në pushtet.

Por Mogadishu ka qenë kryesisht paqësor gjatë muajve të fundit.

Kjo qetësi u prish të shtunën me një tentativë për të dalë nga burgu nga të burgosurit brenda një burgu në Mogadishu.

Në atë sulm, në të cilin u vranë të paktën tetë persona, të burgosurit e dënuar për rolet e tyre në sulmet e al Shabaab shkëmbyen zjarr me rojet përpara se të vriteshin.

Qeveria e Somalisë po kryen një ofensivë të profilit të lartë kundër grupit ekstremist, i cili kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë qendrore dhe jugore dhe që SHBA e ka përshkruar si një nga organizatat më vdekjeprurëse të Al Kaedës./SkyNews/

Lajmet

Sot bllokohen hyrjet kryesore të Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e energjisë

Published

on

By

Sot me 29 maj, hyrjet kryesore të kryeqytetit do të mbyllen për dy orë nga bizneset, si formë proteste kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Automjetet e kompanive që preken nga ky vendim do të bllokojnë rrugët nga ora 10:00 deri në 12:00. Bizneset kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi dhe nisjen e një dialogu me qëllim gjetjen e zgjidhjeve që të mos ndikojnë rëndë në sektorin privat.

Në mungesë të përgjigjes nga institucionet, Oda Ekonomike ka paralajmëruar protesta të ngjashme në ditët në vijim. Ndërkaq, Qeveria në detyrë ka deklaruar se do të mbështesë prodhuesit gjatë këtij procesi.

Policia e Kosovës njoftoi se do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke orientuar automjetet në rrugë alternative gjatë kohës së bllokimeve.

Sipas vendimit të ZRRE-së, bizneset me mbi 50 punëtorë dhe me qarkullim mbi 100 milionë euro duhet të zgjedhin furnizues me çmime të lirë, jashtë kontrollit të ZRRE-së. Por Oda Ekonomike thekson se në tregun e lirë çmimet janë rritur deri në 200% më shumë.

Lokacionet ku do të bëhen bllokimet janë:

  • Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, duke përfshirë zonën nga Albi Mall dhe rrugët që lidhen me hyrjet nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.

  • Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, me bllokim në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower).

  • Hyrja nga Podujeva dhe në lagjen e Vranjevcit, përfshirë udhëkryqin pranë ish-Humanistit dhe bankës Raiffeisen, duke kufizuar edhe lëvizjet nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviq.

Continue Reading

Lajmet

​Tentimi i 23-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky është tentimi i 23-të me radhë.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancat paraprake, nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë. Propozimi – për disa herë me radhë – i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, nuk po merr përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar mënyrën e votimit të fshehtë për kryetarin e ri të Kuvendit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, më 15 maj, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Thirrje për dalje nga ngërçi ka bërë edhe faktori ndërkombëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Valë e të nxehtit ekstrem godet Spanjën

Published

on

Continue Reading

Aktualitet

Estonia nis revolucionin digjital në shkolla: Inteligjenca Artificiale, pjesë e çdo klase

Published

on

Përderisa shumë vende në Evropë e kanë ndaluar përdorimin e “smartphone”-ve në shkolla, Estonia e konsideruar fuqia e re arsimore e Evropës – është duke udhëzuar nxënësit të përdorin pajisjet në klasë, ndërsa që nga shtatori do marrin llogaritë personale të Inteligjencës Artificiale.

Estonia po nis iniciativë kombëtare AI Leap, që do t’i pajisë nxënësit dhe mësuesit me “mjete dhe aftësi botërore në fushën e inteligjencës artificiale”.

U bë e ditur se po negociohen licenca me OpenAI, që do shndërrojë Estoninë në laborator eksperimental për përdorimin e Inteligjencës Artificale në shkolla.

Qëllimi është të ofrohet qasje falas në mjetet më të avancuara të të mësuarit me IA për 58,000 nxënës e 5,000 mësues deri më 2027, duke filluar me 16- dhe 17-vjeçarët këtë shtator. Sipas zyrtarëve, mësuesit do trajnohen në teknologji, duke vënë prioritet barazinë arsimore dhe aftësitë për përdorimin e IA-së. Ata kanë thënë se kjo do ta bëjë Estoninë “një nga kombet më të mençura në përdorimin e IA-së.”

Ministrja estoneze e arsimit, Kristina Kallas, gjatë një vizite në Londër  ëshë shprehur me fjalët: “E di se shumica e vendeve evropiane janë skeptike dhe të kujdesshme ndaj ekraneve, telefonave mobilë dhe teknologjisë. Por në rastin e Estonisë, shoqëria në përgjithësi është shumë më e hapur dhe e prirë për të përdorur mjete dhe shërbime dixhitale. Mësuesit nuk bëjnë përjashtim.”

Continue Reading

Të kërkuara