Lajmet

Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë

Sipas tij, mosha e atyre të cilët po fillojnë të përdorin drogë është 16-vjeçare.

Published

on

Rreth 40 mijë është numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, nga ta 2 mijë e 850 janë të regjistruar në data-baza si përdorues të rregullt të drogës. Kjo u bë e ditur nga Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”.

Sipas tij, mosha e atyre të cilët po fillojnë të përdorin drogë është 16-vjeçare. Blakaj tha se në Kosovë deri në vitin 2013 droga kryesore që është përdorur ka qenë heroina e nga viti 2018 ka filluar të përdoret kokaina, ku sipas tij, dy vitet e fundit me shpejtësi është duke u rritur përdorimi.

Drejtori i Qendrës “Labyrinth”, tha se të regjistruar në data-bazën e kësaj qendre figurojnë 2 mijë e 850 persona që janë përdorues të drogës, e që në terminologjinë e tyre ata quhen përdorues problematik të drogës.

“Nuk janë vetëm statistika, ne bëjmë edhe pjesën analitike edhe punën në teren, aty e shohim se si po shkon problemi i drogave në Kosovë. Të regjistruar në data-bazën tonë janë 2 850 e diçka person, mirëpo nuk janë të regjistruar të gjithë në data-bazën. Në data bazë janë obligative që me u regjistruar të gjithë ata që ne i quajmë përdorues problematik të drogës edhe që kërkojnë trajtim mjekësorë atëherë është detyrimisht, për të tjerët nuk është e detyrueshme kur ka për shembull vetëm këshillim ose kur kanë kërkesa të tjera, por që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Ne konsiderojmë që numri i përdoruesve problematik ka filluar të shtohet, përdorues problematik quhen sipas definicionit te gjithë ata të cilët janë të varur nga drogat kanë jetë të rregulluar, kanë problem në familje, janë në konflikt me ligjin. Ndërsa të gjithë të tjerët quhen përdorues drogave. Pra ne konsiderojmë që diku afër 40 mijë përdorues droge janë në Kosovë dhe shifra e përdoruesve problematik po i afrohet 10 mijë, diku 8 mijë e pak”, tha ai.

“Deri në vitin 2013 droga kryesore ka qenë heroina, që është jashtëzakonisht e rrezikshme, si nga krijimi i varshmërisë edhe shëndeti të personit dhe shëndetit publikë. Vitin 2018 kanë filluar që të ndryshojnë raportet ose relacionet e drogave, ka filluar kokaina. Kokaina në vitin e kaluar ka shënuar rritje, ndër vite, që nga viti 2018 ka rritje të lehtë, dy vitet e fundit më shpejtësi është duke u rritur përdorimi i kokainës. Mosha e kokainës na bënë të shqetësuar neve sepse pe krahasojmë me vitin 2019, moshën e atyre që janë ardhur për të kërkuar ndihmë ka qenë 35 vjeç-45 vjeç, ndërsa vitin e kaluar ka rënë diku rreth 27 vjeç mosha mesatare që janë ardhur me u paraqit. Fillimi i të gjitha drogave, që nga fillimi i punës së Labyrinth ka rënë në moshën 16 vjeçare kur për herë të parë kanë përdorur drogë. Pjesa më e madhe dërmuese e tyre fillojnë me mriuana”, tha ai.

Blakaj tha se janë ndier të shqetësuar për arrestimin e Besnik Mujecit, ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i cili është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.

Sipas tij, shqetësuese nga ky rast është sasia e madhe e ekstazisë që është kapur nga Policia shqiptare. Ndonëse thotë se nuk është drogë tepër problematike dhe përdoret nga të rijnë nëpër organizime të ndryshme, festivale diskoteka etj.

“Drogat tjera përdoren në Kosovë mirëpo tani nuk shohim ndonjë problematik të madhe, por sigurisht në të ardhmen edhe mund të ndodh ndryshimet e trendit të përdorimit të drogave. Nëse flasim në këtë rast për drogat e klubeve ku hynë edhe eksatizi, droga e cila u bë një bujë që u gjete në Shqipëri një sasi e madhe që na ka shqetësuar neve. Na ka shqetësuar sasia e madhe jo kush e ka bërë trafikimin, por na ka shqetësuar sasia e madhe që ka shkuar prej Kosovës. Na e kuptojmë se nëse ajo sasi është sjell në Kosovë ka pasur një përdorim ose qasjen më të lehtë të përdorimi i kësaj droge”.

“Ekstazia nuk është ndonjë drogë tepër problematike, pra përdoret edhe nga të rijnë deri tekë ata të moshës 30 vjeç dhe është një drogë e klubeve që përdoret nëpër organizime të ndryshme, e posaçërisht nëpër festivale. Ekstazia nuk kemi pasur rast që dikush është i varur vetëm prej ekstzisë, rreziqe e ekstazisë janë kur përzihet ose përdoret bashkë me droga të tjera, atëherë rreziqe janë vdekja e menjëhershme ose mbi doza”, tha ai. 

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara