Lajmet

Rreth 330 raste me kancer të gjirit në 2025, Kurtishi: Identifikimi i hershëm çelës për jetëgjatësi

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, institucione shëndetësore dhe profesionistë të fushës kanë theksuar rëndësinë e identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe edukim shëndetësor në popullatë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se gjatë këtij viti është regjistruar një numër i ngjashëm i rasteve të reja me vitin paraprak, ku në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 320 raste.

Kurtishi ka theksuar se këtë vit janë identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj në Klinikën e Onkologjisë.

“Këtë vit kemi regjistruar numër të njëjtë për nëntë muajt e vitit 2025, me vitin 2024, rreth 320-330 pacientë. Kemi një plato sa i përket incidencës të rasteve të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit, vlen të theksohet se këtë vit kemi identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj, të cilët kanë marrë trajtim onkologjik në klinikën tonë”, ka thënë Kurtishi.

Ai ka theksuar se diagnostikimi i hershëm luan rol kyç në trajtimin e suksesshëm dhe rritjen e jetëgjatësisë tek pacientët.

Shqetësuese sipas tij është edhe prekja e kancerit të gjirit në mosha më të reja. Kurtishi, ka thënë se tre vitet e fundit, po prekën gratë nga mosha 40-50 vjeçare.

“Çelësi i trajtimit të suksesshëm i kësaj sëmundje është pikërisht identifikimi i hershëm i sëmundjes sidomos në fazën zero apo një, ku jetëgjatësia e pacientëve është shumë e madhe.. Këto dy tre vitet e fundit kemi femra të atakuara me kancerin e gjirit, me një numër më të lartë sesa viteve paraprake, nga mosha 40-50 vjeçare që është fenomen i ngjashëm me vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Duhet të bëhet dhe të ngulitet në kokë të kemi një edukim shëndetësorë të mirëfilltë, që duhet të bëjmë kontroll të gjirit pa pas ndonjë shenjë apo ndryshim, por një kontroll kur gjiri është i pa sëmurë”, ka nënvizuar ai.

Ndërkohë, për raportimet mbi mungesën e terapisë imunologjike, Kurtishi ka sqaruar se furnizimi ka qenë i rregullt përveç një periudhe të shkurtër.

Sipas tij, numri i pacientëve është në ngritje dhe se trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë.

“Terapia imunologjike në Klinikën e Onkologjisë jepet për rastin të cilët kanë indikacion. Furnizimi ka qenë i rregullt përpos një periudhe shumë të shkurtër, por pacientët e marrin këtë terapi për një kohë të gjatë.. Numri i pacientëve është në ngritje, trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi furnizohen dhe trajtohen në mënyrë të rregullt me këto barna’, ka thënë Kurtishi.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se edhe këtë vit janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për vetëdijesim rreth kancerit të gjirit, përfshirë mamografinë falas dhe mamografinë mobile në komuna pa qasje në këtë shërbim.

Ministria bënë thirrje grave që të konsultojnë faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së për kalendarin e mamografisë dhe të kryejnë mamografinë sipas indikacioneve mjekësore./S.K/KP/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara