Lajmet

Rreth 165 fëmijë të vdekur në Ukrainë

Ndërsa 266 fëmijë janë plagosur.

Published

on

Rreth 165 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Kështu ka raportuar BBC duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm (PGO).

Ai gjithashtu thotë se 266 fëmijë janë plagosur.

Janë ngritur dyshime të forta se rusët janë duke kryer gjenocid në Ukrainë për çka ka ngjallur edhe reagimet e disa prej liderëve duke ftuar për hetime.

Aktualitet

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, një aksident përfundon me fatalitet

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2161 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 86 aksidente trafiku me dëme materiale, 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse u regjistrua edhe një aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona teksa 15 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

​Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Kosova ndërmori hapa të besueshëm

Published

on

Në Kosovë nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut, thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin 2024.

Në raportin e publikuar lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë thuhet se Qeveria e Kosovës ka marrë ka marrë hapa të besueshëm, por jokonsistent në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave.

Në përmbledhjen e raportit potencohet se nuk pati raporte të besueshme për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Raporti përfshin edhe gjetje për lirinë e mediave, të drejtat e punëtorëve, kushtet e punës dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke theksuar se disa nga proceset institucionale mbeten të ngadalta dhe jo gjithmonë të qëndrueshme.

Continue Reading

Bota

Zelensky thotë se Ukraina do të refuzojë propozimet për të hequr dorë nga territoret e saj

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Zelensky këtë deklaratë e bëri para takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten, shkruan BBC.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë një shkëmbim territoresh dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon.

Ndërkohë, trupat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre duke bërë një sulm të papritur pranë qytetit lindor të Dobropillias dhe duke përparuar 10 km në një periudhë të shkurtër kohore.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 08:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara