Lajmet

Rrëmbimi i shtetasit të Kosovës – Osmani: Është provokim i rëndë nga Serbia

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se rrëmbimi i shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga autoritetet serbe, ka ndodhur brenda territorit të Kosovës. Ajo e cilësoi këtë si krim dhe provokim të rëndë nga Serbia.

Sipas të parës së vendit, edhe po të kishte ndodhur rrëmbimi brenda territorit të Serbisë, përsëri ky do të ishte provokim i rëndë dhe cenim i stabilitetit të Kosovës.

Më 1 nëntor 2025, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Sipas të dhënave kadastrale, ajo është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës. Sa i përket hetimit që po e bëjnë institucionet tona në bashkëpunim me institucionet e sigurisë të shteteve aleate, ne ende po presim konkluzionin final. Megjithatë, sa i përket informatave të deritanishme të institucioneve të sigurisë, ju keni parë deklarimet e Policisë së Kosovës, por edhe të institucioneve të tjera të sigurisë, se e kanë të njëjtin konkluzion se ka qenë brenda territorit të Kosovës. Mirëpo përtej kësaj, pavarësisht se ku ka ndodhur, kjo është krim, provokim i rëndë dhe tentim vrasje nga institucionet shtetërore të Serbisë ndaj një qytetari të Kosovës. Kjo, sikur të kishte ndodhur brenda territorit të Serbisë gjë që nuk është e vërtetë përsëri do të ishte provokim i rëndë dhe në kundërshtim me synimet për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë, gjë të cilën Serbia e rrezikon vazhdimisht”, tha ajo.

E para e vendit tha se që nga momenti i incidentit, ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e QUINT-it dhe me institucionet vendore për ta ndjekur rastin nga afër.

Si presidente jam në komunikim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, por edhe me përfaqësues të tjerë në lidhje me këtë që ka ndodhur – me këtë shkelje të rëndë nga ana e Serbisë. Po ashtu, përfaqësuesi ynë në Beograd, ambasadori Jashari, ka tentuar ta vizitojë të plagosurin, por nuk është lejuar nga ana e spitalit. Informatat që i kemi janë se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përveç kësaj, institucionet tona shtetërore janë në komunikim edhe me familjen e të plagosurit, qytetarit tonë, si dhe me të gjithë dëshmitarët,” përfundoi ajo.

Këto komente ajo i bëri pas pjesëmarrjes në forumin e EULEX-it në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, me temën “Nga rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë e Kosovës”./KP

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara