Lajmet

Rrëfimi rrëqethës i të përdhunuarës gjatë luftës: Na kanë ndarë në klasa të shkollës, bashkë më nënën e motrat

Published

on

Në konferencën internacionale të Medica Gjakova, ku u publikua raporti mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”, një nga të mbijetuarat ka ndarë historinë e saj rrëqethëse.

E mbijetuara, identiteti i së cilës nuk u tregua, ka treguar se si, kur ishte vetëm 11 vjeçare, atë, nënën e motrat e saj, sikurse shumë vajza e gra të tjera, i kanë ndarë në klasa të shkollës.

Ajo ka thënë se kanë mbetur të mbyllura për tri ditë në atë shkollë e se ende e mban në mend, edhe pse vetëm 11 vjeçe, ajrin e pastër kur ka dalë jashtë saj.

“Paramendoni një vajzë të vogël 11 vjeçare e cila nuk e kupton botën. Unë se kam ditë se çka është lufta. E kam pa frikën e nanës dhe të tjerëve, e kolonat e gjata, dhe e kam kuptu se çfarë ka ndodhur”.

“Na kanë çu në një shkollë dhe na kanë thënë të presim aty. Kur filluan me na marrë e me na fut në shkollë, përsëri unë se kam kuptu se çka po ndodhë me ne. Na kanë nda nëpër klasë dhe aty në një klasë e kam përjetuar tmerrin, bashkë me motrat dhe nënën. Unë s’kam pas fuqi me i ndalë, po as të tjerat që ishin më të mëdha se ne. Në shkollë na kanë lënë për tri ditë me rend, bashkë me shumë të tjera”, ka thënë ajo.

Te enjten, Medica Gjakova ka publikuar raportin mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”, bazuar në dëshmitë e 200 të mbijetuarve të dhunës së seksualizuar, prej tyre 191 gra dhe 9 burra. Hulumtimi është fokusuar në pasojat psikologjike, fizike dhe sociale të viktimave të dhunës së seksualizuar.

Hulumtimi ka zbuluar se 86% e të mbijetuarve kanë stres post-traumatik, ose të thjeshtë ose komplekse, 96% e tyre kanë nivele të larta ankthi e mbi 70% kanë deklaruar se pas luftës jeta e tyre nuk ja vlente.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara