Lajmet

Hamasi thotë se është gati të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit të Gazës pa ‘kushte të reja’

Published

on

Një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit në Doha të mërkurën për të diskutuar në lidhje me armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e mundshëm të pengjeve dhe të burgosurve, njoftoi grupi militant në një deklaratë.

Hamasi tha se kryenegociatori i saj Khalil al-Hayya u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe shefin e inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel.

Grupi palestinez tha se ata kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e reja për çështjen palestineze dhe agresionin në Gaza pa treguar se janë bërë përparime në bisedime.

Nga Hamasi përsëritën “gatishmërinë për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së armëpushimit bazuar në deklaratën e presidentit Biden”.

Presioni për marrëveshje është intensifikuar pasi autoritetet izraelite njoftuan vdekjen e gjashtë pengjeve në fillim të shtatorit, kur trupat e tyre u gjetën nga një tunel i Gazës./UBTNews/

Lajmet

Tensione te Parlamenti në Tiranë: Policia përdor spraj ndaj protestuesve për Reformën Territoriale

Published

on

By

Tensione të forta po shoqërojnë protestën përpara Parlamentit në Tiranë, ku qytetarë dhe përfaqësues të bashkive të ndryshme janë mbledhur për të kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, i cili parashikon shkrirjen e disa bashkive.
Përplasja nisi në momentin kur protestuesit tentuan të heqin gardhin mbrojtës metalik, me ç’rast policia ndërhyri duke përdorur spraj lotsjellës për prapësimin e tyre. Si pasojë e sprajit djegës, disa qytetarë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe disa efektivë policie nga goditjet me shishe e sende të tjera.
Përkundër tensioneve, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë përpara Parlamentit në kërkim të tërheqjes së projektligjit. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Bomba ajrore ruse godasin dy autobusë në Donetsk, 30 të vrarë dhe 18 të plagosur

Published

on

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një sulm rus goditi dy autobusë publikë në qytetin e Kramatorskut, në rajonin e Donetskut në Ukrainë.

Sulmi ndodhi rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, ndërsa autobusët po transportonin pasagjerë. Sipas autoriteteve ukrainase, besohet se autobusët janë goditur nga bomba ajrore të drejtuara me precizion të lartë.

Pas sulmit, transporti publik në Kramatorsk është pezulluar. Këshilli i qytetit e dënoi sulmin, duke theksuar se autobusët ishin pjesë e transportit civil dhe se në vendngjarje nuk kishte objektiva ushtarake.

Guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe bëri thirrje për evakuimin e banorëve që ndodhen ende në rajon, drejt zonave më të sigurta të Ukrainës.

Ndërkohë, edhe Kievi është goditur nga sulmet ruse. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se dy persona u gjetën të vdekur pas një sulmi me dron në një dyqan në lagjen Solomianskyi. Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në vendngjarje.

Më herët gjatë ditës, Klitschko kishte raportuar se një person kishte humbur jetën dhe 11 të tjerë ishin plagosur në sulmet ruse në kryeqytet.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia ka lëshuar 142 dronë gjatë natës. Deri në orën 09:30, mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar ose neutralizuar 126 dronë, përfshirë Shahed, Gerber dhe lloje të tjera./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Published

on

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar futjen e një shume të konsiderueshme parash të padeklaruara në territorin e Kosovës.

Rasti është zbuluar në pikën kufitare Bërnjak, ku për kontroll është përzgjedhur një automjet me targa të huaja, i cili po hynte në Kosovë.

Sipas Doganës, gjatë intervistimit, udhëtari ka deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Megjithatë, pas dyshimeve të krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët kanë kontrolluar automjetin dhe udhëtarin.

Gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e automjetit janë gjetur 30 mijë e 550 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

Dogana ka rikujtuar se, sipas Nenit 33 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë, është i obliguar të deklarojë me shkrim shumën e parave dhe burimin e tyre të verifikueshëm pranë zyrtarit doganor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim kryeministrin Kurti: Kosova nuk ka kohë për të humbur

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Kurti u shpreh se pas bllokadës së gjatë politike, institucionet duhet të bashkëpunojnë ngushtë për t’u përballur me sfidat e shumta shtetërore.

“Kosova më në fund ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Presim punë të mëdha e të përditshme në interes të të gjithë qytetarëve”, deklaroi kryeministri Kurti, duke e falënderuar presidenten për pranimin e kandidaturës.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend pas marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Si hap të parë pas marrjes së detyrës, ajo zhvilloi homazhe në Prekaz, si dhe te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara