Lajmet

Rrëfimi i afganes që la punën pas presionit nga militantët talibanë

Published

on

Një grua e re afgane e ka lënë punën në një qendër për gjuhë të huaja në Kabul, pasi ajo thotë se u përball me kërcënime dhe ngacmime nga luftëtarët talibanë, të cilët gjendeshin jashtë ndërtesës ku ajo kishte zyrën.

Mësuesja e gjuhës angleze, që është 24-vjeçare – identiteti i të cilës nuk është bërë publik për shkaqe sigurie – ishte rikthyer në punë javën e kaluar, pasi zyrat u rihapën për herë të parë që prej se talibanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan më 15 gusht.

“Isha e ngazëllyer që të shkoja në punë pasi qëndrova në shtëpi për tri javë”, tregon ajo.

“Vesha rrobat islamike dhe shkova në punë, por në momentin që arrita atje u përballa me sharje nga luftëtarët talibanë që po qëndronin në hyrje”, tregon 24-vjeçarja.

Mësuesja tha se talibanët ishin të armatosur dhe po ruanin ndërtesën komerciale, ku gjenden dhjetëra kompani dhe zyre, në një nga lagjet e populluara në qendër të Kabulit.

“Kur tentova që të hyjë në zyrën time, një prej tyre më pyeti: ‘Ku po shkon?’ i tregova që unë punoj këtu. Ai më tha ‘kush të tha që të vish? Kthehu më shtëpi, shpejt’”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Mësuesja e gjuhës angleze thotë se ajo u shqetësua veçanërisht kur militantët talibanë e quajtën atë “të pafe”.

“Njëri nga ta tha ‘shiko ajo punon në atë vend ku mësojnë gjuhën e të pafeve, prandaj ajo është e pafe’. Po, ata më quajtën të pafe edhe pse unë isha të veshur hixhabim islamik”, tregon ajo.

E tmerruar nga komentet e burrave të armatosur, ajo vendosi që të largohej menjëherë nga puna.

Ngacmime dhe sharje të tjera ajo përjetoi edhe nga luftëtarë të tjerë talibanë të cilët po qëndronin në rrugët në qendër të Kabulit. Teksa ajo kaloi pranë tyre, ajo u përball me pyetjet nga militantët se pse kishte dalë vetë në rrugë.

Në disa provinca, talibanët raportohet se ua kanë ndaluar grave që të dalin nga shtëpia, përveç nëse janë të shoqëruara nga ndonjë i burrë i familjes.

Kërkesa të tilla nuk janë bërë ende publikisht për gratë që jetojnë në Kabul. Por, mësuesja e anglishtes thotë se militantët talibanë i thanë: “çfarë dreqin je duke bërë, duke ecur vetëm jashtë?”.

Dy ditë pasi morën kontrollin e Kabulit, talibanët thanë se gratë do të lejoheshin që të ktheheshin në punë “në bazë të normave islamike”. Megjithatë, një zëdhënës i talibanëve tha se gratë, tash për tash, duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi sipas tij, luftëtarët talibanë nuk ishin “të trajnuar” që t’i respektonin gratë.

Në Qeverinë e përkohshme të talibanëve nuk bën pjesë asnjë grua. Por, zyrtarë të lartë talibanë thanë se punonjëset gra, që kanë punuar në ministri të ndryshme, do të lejohen që të vazhdojnë punën e tyre.

Por, mësuesja e anglishtes, që u detyrua të lë punën, thotë se premtimet e talibanëve janë të rreme. Ajo nuk beson se Qeveria e talibanëve vërtetë do që gratë të kenë karriera.

“Deklaratat e talibanëve se do t’i lejojnë gratë të punojnë janë thjeshtë gënjeshtra për komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të pranojnë ndihma. Kur talibanët të marrin atë që duan nga bota e jashtme, do të përfundojnë të gjitha këto”, thotë ajo.

Mësuesja tregon se edhe tri gra në shoqërinë e saj kishin përjetuar sharje dhe kërcënime të ngjashme nga talibanët, kur ato kishin tentuar që të shkonin në punë. Sipas saj, që të tri këto gra lanë lënë punën për shkak të kërcënimeve.

Duke folur nga Kabuli, mësuesja thotë për Radion Evropa e Lirë se ajo është “shumë e frikësuar” që të rikthehet në punë.

“Kam qenë punëtore, ndonjëherë kam qëndruar në zyre deri në ora 20:00 ose kam punuar edhe gjatë fundjavave”, tregon ajo. “Të gjitha përpjekjet e mia, e gjithë ajo punë e madhe, edukimi im, në fund, nuk vlejnë asgjë”.

Kjo mësuese e gjuhës angleze thotë se ka frikë se kurrë nuk do të jetë në gjendje që të punojë ose të ecë lirshëm vetëm në rrugë derisa talibanët të jenë në fuqi në Afganistan./REL

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama refuzon dorëheqjen pas protestave studentore

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerazi se nuk do të japë dorëheqje përballë protestave studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera gjatë muajit tetor, ku kërkohet ulja e kostos së jetesës, përmirësimi i arsimit dhe lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama i quajti të drejta shqetësimet e studentëve, por dënoi ashpër përdorimin e dhunës gjatë tubimeve.

Kryeministri nërvijëzoi se populli shqiptar i ka dhënë një mandat të qartë dhe se në demokraci pushteti ndërrohet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo përmes koktejve molotov. Ai bëri një ndarje të qartë mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të maskuara, midis të cilave pretendoi se ka edhe pjesëtarë të lëvizjes Antifa që kanë sulmuar ndërtesat publike dhe pronën private.

Rama u shpreh i hapur për dialog me studentët dhe pedagogët, ndërsa bëri me dije se buxheti i ardhshëm i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për arsimin, shërbimet publike dhe familjet. Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës në rrugë, kreu i qeverisë u zotua se do të vazhdojë punën për integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk do të tërhiqet përpara një pakice që kërkon të vijë në pushtet përmes forcës. /E,A/

Continue Reading

Lajmet

Caktohet seanca për paraburgimin e ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i dyshuari për vrasjen ende në arrati

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë shqyrton sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.S., ish-bashkëshortit të të ndjerës Arlinda Zekaj, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Hetimet tregojnë se i pandehuri e ka shkelur hapur urdhrin mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026. Mbrëmjen e 25 tetor—vetëm pak orë para aktit makabër—ai dyshohet se e ka kërcënuar sërish A.Z. me dhunë psikologjike dhe i ka nxjerrë e hedhur rrobat në oborr, duke nxitur denoncimin e fundit të viktimës në polici rreth orës 19:00.

Pak minuta pas rikthimit të saj në shtëpi, Arlinda Zekaj u vra tragjikisht nga goditjet me mjet të fortë. I dyshuari kryesor për këtë krim është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe është shpallur në kërkim të menjëhershëm nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas raportit shtesë të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimi i këtyre sendeve është pjesë e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është sqaruar nëse sendet e gjetura ndërlidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Vrasja e Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe diskutime për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përgjegjësinë institucionale.

Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje. Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe u ngrit iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara