Aktualitet

Rrëfehet ish-ministrja: Edi Rama më bëri të qaj dy herë

Published

on

Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike ka zbuluar si ishte të punonte në një kat me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë në RTSH ajo ka folur për lidhjen farefisnore të largët që ka me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ata janë kushërinj të tetë. Harito ka deklaruar se në fillimet e punës, Rama e ka bërë dy herë për të qarë.

Një pjesë e intervistës:

Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështirë dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet?

MH: Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra  që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.

Doje të ndryshoje Shqipërinë?

MH: Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e  duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.

Atë më të rëndësishme. Pra momentin më të vështirë?

MH: Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?

MH: Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!

MH: Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avancosh.

A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

MH: Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

Se ju ishit ministre shteti dhe e kishit zyrën afër.

MH: Po në të njëjtin kat.

Më keq nuk kishte domethënë.

MH: Paradhoma e tij ishte më keq.

Si kanë qenë katër vite si ministre? Si ishte të punoje me Edi Ramën?

MH: Ishte absolutisht pasiononte. Unë siç duket edhe nga karriera jam njeri që punoj shumë sepse jam njeri që e dua punën. Por, aq sa kam punuar në atë periudhë si ministre në qeverinë Rama nuk kam punuar kurrë në jetën time.

Po e the edhe një herë këtë të bëri Rama përsëri ministre?

MH: Rrini shumë të qetë. Ti edhe Partia Socialiste. Unë e deklaroj që nuk ka për të ndodhur kjo. Unë nuk do jem ministre dhe kjo është gjëja më e sigurt në botë.

Me këto që thatë ndonjë shishe uthull është hapur andej në PS. Mos e thuaj me shaka se Edi Rama çohet në mëngjes dhe thotë Milena Harito do jetë ministre çfarë do ti thuash ti?

MH: Unë do t’i them kam jetën time. Kaq.

Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?

MH: Superpasionate. Shumë interesante. Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.

Në kuptimin pozitiv apo negativ?

MH: Pozitiv do të thoja por..

Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?

MH: Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di tha them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlcite bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.

Po intriga rreth e rrotull kishit?

MH: Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.

Rudina Seseri ka thënë se Edi Rama nuk është kryeministër perfekt, por edhe Shqipëria është shumë e vështirë për ta naviguar. A jeni dakord me këtë përkufizim?

MH: Po është shumë e saktë.

Zonja Harito, a mund ta shpjegosh konkretisht çfarë kushëriri e kishit dhe e keni Edi Ramën?

MH: Kushëri të tetë.

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet marrëveshja 41-milionëshe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka për synim modernizimin e infrastrukturës mjekësore dhe sigurimin e pajisjeve të avancuara në sistemin shëndetësor publik.

Financimi do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy bankave evropiane dhe do të përfshijë investime direkte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit. Projektet përkojnë me objektivat e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030 për digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dytësore dhe terciare.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimet ndaj pacientëve:

“Marrëveshja e kredisë me BEI dhe CEB në vlerë prej 41 milionë eurosh do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën përcjellëse në QKUK dhe spitalet rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan.”

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënvizoi se ky projekt përbën një shtyllë kyçe të reformës shëndetësore:

“Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 i jep një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe furnizimit me pajisje moderne mjekësore për një periudhë afatgjatë.”Nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, nënkryetari i BEI-t, Robert de Groot, dhe zëvendësguvernatori i CEB-it, Johannes Böhmer, vlerësuan se investimi do të garantojë diagnostikim më të saktë dhe trajtim më efektiv për qytetarët e Kosovës.

“Përmes këtij operacioni po ndihmojmë që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne për një kujdes më të mirë mjekësor”, u shpreh de Groot.

“Mund të thoshim se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Popullata pret një sistem të fortë shëndetësor si shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë”, shtoi Böhmer. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Të kërkuara