Kronikë e zezë

Rrahu babain e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Published

on

Një person ka rrahur babain e tij në Gjakovë.

Policia njofton se personi që sulmoi të atin është arrestuar të martën dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.  

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Published

on

Në Vushtrri, më 31 maj 2026 rreth orës 18:50, është raportuar një rast i sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa njësiti policor ishte duke rregulluar dhe drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturë nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor. Ai fillimisht ka ofenduar policin dhe më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për veshje të paautorizuar të uniformës së Policisë së Kosovës

Published

on

By

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës pa qenë pjesëtar i këtij institucioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar tri veshje që i përkisnin Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë 31 majit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë, është raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dhe një burrë kanë pasur mosmarrëveshje. Të dy janë intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, pak para mesnatës, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër. Pas procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Klinë është raportuar një rast i dhunës psikike, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti më i rëndë është raportuar në Deçan, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, një shtetase e huaj ka raportuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga një burrë dhe një grua kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe mbeten nën hetime.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimt në Kamenicë, një punëtor humb jetën gjatë punës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës është raportuar një rast i vdekjes së dyshuar në Kamenicë, ku një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar.

Sipas njoftimit, viktima burrë ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë gjatë kryerjes së punës. Ai është dërguar menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara