Sport

Rrahmani pozitiv me COVID-19

Publikuar

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar klubi i Napolit përmes një njoftimi.

“Pas testimeve të kryera sot në mëngjes, pas rikthimit nga detyra me kombëtare, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lojtari, që s’ka qenë në kontakt me grupin tjetër të lojtarëve, do të kalojë një periudhë kohore i izoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim të klubit./UBTNews

Sport

Prishtina barazon me Feronikelin

Publikuar

Prishtina nuk ka arritur që të marrë 3 pikë ndaj Feronikelit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua me raste të barabarta nga të dyja skuadrat, teksa Prishtina si vendase tregoi ndeshje më elektrizuese.

Vendasit kishin mundësinë e artë që të shënojnë nga 16 metërshi, mirëpo goditja e Sabien Lilajt u prit nga portieri Ilir Avdyli i Feronikelit.

Pjesa e dytë e këtij takimi prodhoi më shumë raste shënimi por pa konkretizim nga lojtarët e të dy skuadrave, që ishte elementi i vetëm i të dy ekipeve që u mungoi gjatë gjithë ndeshjes.

Pas ndeshjes së sotme, Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 25 pikë të grumbulluara, ndërkaq Feronikeli në të pestin me 20 pikë. Në ndeshjen e radhës, Feronikeli e pret në shtëpi Besën e Pejës, gjersa Prishtina do të ketë punë me Gjilanin./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara