Lajmet

Rrahmani i VV-së i del kundër Kurtit: Jemi të vetmit në Ballkan ku kryeministri del në Paradë të Krenarisë

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deputet i zëshëm kundër shumë lëvizjeve në këtë parti, ka folur për Paradën e Krenarisë.

“Si aktivitet është shumë i panevojshëm, kemi mbetur i vetmi vend në Ballkan që edhe me pjesëmarrje të kryeministrit e ministrave e bëjmë. I nivelit të tillë, kur kemi pjesëmarrje të tilla të kryeministrit në rajon nuk ka”, u shpreh Rrahmani.

Deputeti i VV-së, tha se “më pengon kur dhunshëm po provohet të promovohet diçka që nuk po pranohet prej shoqërisë”.

“Këtë e shoh shqetësuese. Ka tendencë të promovet diçka në shoqëri e të imponohet. Ne jemi shoqëri konservative e duam familje tradicionale, ku ka nënë, baba, fëmijë e jo prindi një prindi dy, fëmija nuk e di kë e ka baba e një grua do që ta rrisë fëmijën e dikujt tjetër sepse s’duan ta prishin estetikën”, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani ka folur shkurt edhe për Kodin Civil dhe ka thënë se është kundër.

Lajmet

Rreth 30 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Published

on

By

28 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, ku njëri përfundoi me fatalitet, nëntë me të lënduar dhe 18 më dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 898 gjoba trafiku.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 12 persona dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

​Përballja me Slloveninë, përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Kombëtarja e Kosovës dhe U21 zhvillojnë sot aktivitetet përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese, dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e aktiviteteve për ditën e sotme për Kombëtaren A dhe Kombëtaren U21.

Në orën 12:00, në hotelin “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda, ku trajneri do të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para ndeshjeve të ardhshme.

Më pas, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor.

Ndërkohë, Kombëtarja U21 do të dalë në stërvitje në orën 16:00, po në Kampin Nacional të FFK-së, por në fushën me bari artificial.

Këto seanca janë pjesë e përgatitjeve të fundit të përfaqësueseve të Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme që i presin në kuadër të kualifikimeve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë

Published

on

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, kurse varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike dhe shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës.

Gjatë rrëmbimit të tij, Policia aktin e cilësoi këtë si kidnapim klasik të organizuar brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Policia e Kosovës pati bër të ditur se ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës në komunën e Leposaviqit. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vrasje në Kotor, policia bllokon zonën e plazhit popullor

Published

on

Një bllokim i plotë policor u vendos në zonën më të gjerë të plazhit Jaz në Kotor mbrëmë për shkak të një vrasjeje pranë plazhit të afërt Trsteno.

Forcat policore kanë kontrolluar të gjitha qasjet dhe hetimi është duke vazhduar, raportoi portali Dan.

Bllokimi policor u vendos pranë urës në Jaz dhe shtrihet deri në vendin e ngjarjes, i cili është rreth një orë larg në këmbë.

Kalimi, me urdhër të prokurorit të lartë të shtetit, ishte i ndaluar, me përjashtim të zyrtarëve, përfshirë mediat.

Trupi i pajetë i një burri që ende nuk është identifikuar u gjet në një automjet pranë plazhit Trsteno.

Sipas informacioneve jozyrtare, policia po punon intensivisht për të përcaktuar identitetin e viktimës, dhe gjithashtu po heton dyshimin se ai është një anëtar i rangut të lartë i një prej grupeve kriminale, gjë që ngre mundësinë që kjo të jetë një vazhdim i konfliktit të klanit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara