Sport

Rrahmani flet për luftën në Kosovë, hapat fillestarë të karrierës dhe dashurinë për Napolin

Që prej transferimit të tij nga Verona te Napoli, Rrahmani është bërë ndër lojtarët kyç të “napolitanëve”.

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani, përmes një interviste me zyrtarët e mediave të klubit italian ka folur për luftën në Kosovë, hapat fillestarë të karrierës së tij dhe dashurinë që e ka ndaj Napolit.

Që prej transferimit të tij nga Verona te Napoli, Rrahmani është bërë ndër lojtarët kyç të “napolitanëve”, ku vazhdimisht është zgjidhja e parë e trajnerit Luciano Spalletti krahas mbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Fillimisht, në intervistën e tij për klubin e Napolit, Rrahmani tregoi se si familja e tij ishte larguar nga Kosova në kohën e luftës, ndërsa më pas foli edhe për startin e karrierës së tij si futbollist.

“Kur kam qenë i vogël unë nuk e kam pasur pasionin për të luajtur futboll sepse kishim gjëra më të rëndësishme për t’u brengosur. U shpërngulëm në Irlandë me familjen time për një vit, kurse me përfundim të luftës ne u rikthyem në Kosovë. Që nga ai moment babai im më detyroi të merrem me futboll, kam qenë 8 vjeç. Nuk mbaj mend shumë, por kam vetëm kujtime të mira. Jam falënderues që nuk kam humbur asnjë familjar gjatë luftës”, tha Rrahmani.

“Në moshën 17-vjeçare fillova të luaja në Serie B, ishte tejet e rëndësishme që të fillosh të luash në atë moshë. Pastaj kalova në Serie A dhe pas dy vitesh që isha duke luajtur në Kroaci, hap pas hapi unë arrita në nivelet më të larta të futbollit italian”, shtoi më tej mbrojtësi kosovar.

Më tej, Rrahmani foli edhe për sezonin e tij të suksesshëm me Veronan, sezon ky që shtyu Napolin që ta sigurojë transferimin e tij, dhe për dashurinë që ka ndaj skuadrës italiane.

“Pas një sezoni të mirë me Veronan, pas gjashtë muajve pranova ofertën nga Napoli, dhe sigurisht që menjëherë e pranova. Jam tejet i lumtur që jam këtu, Napoli gjithmonë luan në nivelet më të larta”, tha Rrahmani.

“Napoli është një qytet tejet i bukur, dhe me shumë histori. Dua të vazhdojë kështu, keni parë vetëm fillimin e Amir Rrahmanit, e di që ende mund të jap më shumë nga vetja. Përshëndetje drejt të gjithë tifozëve të Napolit, ju dua… Vazhdo gjithmonë Napoli”, shtoi më tej mbrojtësi i Napolit.

Amir Rrahmani u transferua nga Verona te Napoli në janar të vitit 2020, ku më pas gjashtë muaj kaloi në formë huazimi te Verona, ndërsa në gusht të 2020-ës u rikthye në skuadrën e Napolit.

Që nga ajo kohë, Rrahmani ka arritur të bëjë 55 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Sport

Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë

Published

on

Një nga ikonat më të mëdha të sportit kosovar, Nora Gjakova, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë jashtë tatamit si garuese. Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si trajnere në Federatën e Xhudos së Valonisë në Belgjikë.

Pas tërheqjes nga sporti aktiv më herët gjatë këtij viti, Gjakova i është bashkuar stafit të trajnerëve, ku do të punojë krah për krah me Pedro Guedes, me synimin për të zhvilluar gjeneratat e reja të talentëve belgë. Dyshja njihen më parë, pasi Guedes kishte kaluar një periudhë të shkurtër si trajner në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Judo Wallonie Bruxelles shkruan:
“Mirë se vini te Nora Gjakova në Xhudo Wallonie-Bruksel! Me krenari të madhe e mirëpresim Nora Gjakovën në ekipin tonë si trajnere. E mirëpresim në Belgjikë dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e saj të re me JWB.”

Continue Reading

Sport

Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

Published

on

Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit të kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Dorëheqja e tij u paraqit gjatë një mbledhjeje urgjente të këshillit të përgjithshëm, pas humbjes së Italisë në finalen e play-off-it të Kupës së Botës kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, të martën në mbrëmje.

Gravina kishte mbajtur postin më të lartë në futbollin italian që nga tetori i vitit 2018. Gjatë mandatit të tij, Italia fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020, por gjithashtu dështoi të kualifikohej në Kupat e Botës 2022 dhe 2026.

Continue Reading

Sport

Infantino garanton: Irani do të luajë në Botërorin 2026 në SHBA

Published

on

Me konfliktin në Lindjen e Mesme ende të pazgjidhur, ekzistonin dyshime mbi pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin “FIFA 2026”. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i dha fund këtyre dyshimeve gjatë një ndeshjeje miqësore ndërmjet Iranit dhe Costa Rica-s në Antali, Turqi.

“Irani do të jetë në Botëror, kjo është arsyeja pse ndodhem këtu. Madje ju siguroj se do të luajë në SHBA”, deklaroi Infantino.

Kjo vjen pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Iranit për garanci mbi sigurinë dhe pjesëmarrjen e tyre në turne. Megjithatë, mbetet për t’u parë reagimi i Iranit ndaj deklaratës së presidentit të FIFA-s.

Continue Reading

Sport

FFK del në mbrojtje të Vedat Muriqit pas kritikave ndaj kapitenit të Kombëtares

Published

on

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është përballur me kritika të ashpra nga një tifozë, i cili e akuzoi se ka ndarë informacione dhe taktika të ekipit me Turqinë. Megjithatë, një valë mbështetjeje ka ardhur nga figura publike dhe politike, të cilët e kanë mbrojtur dhe falënderuar për përkushtimin e tij, duke theksuar: “Ne jemi me ty dhe ti e bere maksimumin.”

Së fundmi, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka dalë në mbrojtje Muriqit, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij jo vetëm si lojtar, por edhe si simbol i kombit:

“Futbolli nuk është thjesht lojë. Ai është pasqyrë e identitetit, përkushtimit dhe vlerave që ne, si shoqëri, duam t’i promovojmë. Kur kapiteni i Kombëtares sulmohet me fyerje dhe gjuhë përçarëse, kjo prek jo vetëm një lojtar, por një simbol të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që e ndjekin futbollin me krenari.”

FFK vlerëson kontributin e Muriqit në fushë, jo vetëm për golat, por edhe për lidershipin, energjinë dhe shpirtin që sjell në çdo ndeshje:

“Ai është shembull i profesionalizmit, pasionit dhe unitetit që Kombëtarja e Kosovës përfaqëson. Golat e tij nuk janë thjesht pikë në tabelë, por emocione që frymëzojnë popullin shqiptar dhe krijojnë krenari për vendin tonë.”

Federata shton se ofendimet në rrjetet sociale nuk kanë vend në futboll dhe se si individë dhe si shoqëri duhet të reagojmë kur vihen në diskutim vlerat që përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Vedat Muriqi nuk është vetëm kapiteni i Kombëtares. Ai është njëri prej Dardanëve që po shkruan historinë e vendit tonë. Mirënjohja për të dhe për të gjithë lojtarët tanë nuk është thjesht një detyrim moral, por reflektim i vlerave që duam të kultivojmë: përkushtim, dinjitet dhe krenari.”

FFK përfundon duke theksuar se futbolli është më shumë se rezultatet, është mënyra se si tregojmë se kush jemi dhe çfarë vlerash mbrojmë. Punë dhe shpirtin e Muriqit, sipas federatës, e tregojnë çdo ditë përkushtimin dhe krenarinë që një komb duhet të ketë.

Federata gjithashtu falënderon tifozët dhe qytetarët që, edhe pas humbjes kundër Turqisë, qëndruan pranë ekipit, duartrokitën dhe mbështetën përkushtimin e jashtëzakonshëm të lojtarëve.

Continue Reading

Të kërkuara