Kronika e zezë

Rrahje në Podujevë, plagoset me armë një person

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.

Publikuar

Në Podujevë është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Policia njofton se si pasojë, një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor, së bashku me tre persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.

Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa me vendim të prokurorit një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Kronika e zezë

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vjet më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019.

Publikuar

nga

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.

Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.

“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Nuk raportohet për të lënduar.

Publikuar

nga

Mëngjesin e sotëm një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën C në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, gjersa vetura është dëmtuar tërësisht.

“Aktualisht policia ka nisur ndërrmarjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, u kapën me drogë

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Publikuar

nga

Zyrtarët policorë në Gjakovë kanë ndaluar S.K. dhe atij i është gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Më pas, Policia e ka kontrolluar banesën e tij, ku jetonte edhe S.L. Aty janë gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë.

Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kapet me narkotikë një person në Pallatin e Drejtësisë

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Publikuar

nga

Është arrestuar një person në Pallatin e Drejtësisë pasi u kap me drogë.

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 16.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara