Kronika e zezë

Armëmbajtje pa leje në Kaçanik, shoqërohet në Polici 40-vjeçari

Publikuar

Policia e stacionit në Kaçanik njofton se dje rreth orës 14:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Soponicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri pa leje.

Pas kësaj, hetuesit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit G. T i moshës 40-vjeçar, tek i cili kanë gjetur një armë zjarri me një karikator dhe një fishek, të cilat më pas janë konfiskuar.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”

Kronika e zezë

​Rrëmbehet një person në Prishtinë dhe dërgohet në një mal

Nuk raportohet për të arrestuar.

Publikuar

nga

Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Prishtinë. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor.

Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. Nuk raportohet për të arrestuar.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjendet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.

Publikuar

nga

Një person derisa ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendra e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës, është gjetur pa shenja jete.

Rasti është raportuar dje në mëngjes dhe vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Katër të arrestuar për tentim vrasje në Rahovec

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arrestuar katër të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer vepra penale tentim vrasje dhe armë mbajtje pa leje

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Policia tha se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.

Publikuar

nga

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara