Kronikë e zezë

Rrahje masive në Prizren, theret një person e lëndohen disa të tjerë

Published

on

Shtatë persona janë arrestuar sot gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Nebregosht të Komunës së Prizrenit, për shkak të një rrahjeje masive që kishte ndodhur në një lokal.

Nga kjo rrahje masive, i therur me thikë ka mbetur një person, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

“Ku të dyshuarit me automjete private janë sjell në emergjencën e spitalit rajonal ne Prizren për tretman mjekësor, i dyshuari S A ka pësuar lëndime më serioze, ku ka lëndime ne pjesët e Abdomenit (në bark) lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehët thikë, ndërsa të tjerë kanë lëndime te lehta e te cilëve ju është afruar ndihma mjekësore. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë ne cilësinë e provave materiale. Ku gjate përleshjes mes tyre është përdor thika”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka njoftuar edhe për moshën dhe inicialet e të dyshuarve.

“A.SH i datëlindjes 1997, S.A i datëlindjes 1992. R.F i datëlindjes 1970, A.Z i datëlindjes 1991, H.Z i datëlindjes 2000, A.H i datëlindjes 1976 dhe E.R i datëlindjes 1995”, thuhet në komunikimin e Policisë.

Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 orë.

“Pas gjashte orëve te njëjtit janë intervistuar ne prezence te avokateve mbrojtës. Ngjarja ka rrjedh si pasojë e ndikimit te alkoolit dhe rasti ka ndodh i çastit. Me vendim të prokurorit të shtetit , te dyshuarit ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren!”.

Lajmet

Të paktën 10 të vdekur nga aksidenti masiv me rreth 50 automjete në Bullgari

Published

on

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, ku janë përfshirë rreth 50 automjete në juglindje të Bullgarisë.

Aksidenti ndodhi të martën, në një segment të autostradës në rajonin e Jambollit, ku mjegulla e dendur dyshohet se ka vështirësuar dukshmërinë. Përplasjet ndodhën në të dyja anët e autostradës.

Lajmi është raportuar nga agjencia bullgare e lajmeve BTA, duke iu referuar guvernatorit të rajonit, Georgi Chalakov.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë vetura dhe kamionë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, disa prej tyre të përmbysur, të shkatërruar rëndë ose të dalë jashtë autostradës.

Kryeinspektori Todor Mishinev nga Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Jamboll ka deklaruar për televizionin Nova se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të tyre.

“Për momentin, përparësi kanë operacionet e shpëtimit. Pasi ato të përfundojnë, do të zhvillohen veprimet procedurale dhe hetimore”, ka deklaruar ai.

Sipas BTA-së, 27 persona të lënduar janë dërguar në spitalet e rajonit për trajtim mjekësor.

Operacionet e shpëtimit dhe ndërhyrjes po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara