Lajmet
Rrahja në Kuvend, KMDLNJ fajëson Konjufcën për shkeljeje të rënda të rregullores
Sipas tyre, rrahja në kuvend ishte e shmangshme.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka vlerësuar se rrahja që ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ishte e shmangshme sikur të menaxhohej më mirë dhe të respektohej rregullorja e punës e Kuvendit të Kosovës nga drejtuesi i seancës, Glauk Konjufca.
KMDLNj thekson se Kuvendi është vendi i punës së deputetëve dhe të gjithë të tjerët, kryeministri, presidentja, ministrat, z.ministrat konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit.
“Besnik Bislimit, z.kryeministër i qeverisë së Kosovës sikur asnjë ministri nuk i takon dhe nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe statusin e tyre, si mysafirë. Ata duhet ta kryejnë punën për çka janë ftuar nga deputetët apo, nëse kanë kërkuar në bazë të drejtës që iu takon e pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre, qeverinë e Kosovës. Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes. Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Shkelje tjetër ishte kur po ky z.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku. Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku”, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së.
Në reagim thuhet se si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte thirrja drejtuar policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca, pasi kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancen e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës.
Reagim i KMDLNj – së:
UDHËHEQJA E SEANCËS, NË KUNDËRSHTIM ME RREGULLOREN, E PËRSHKALLËZOI SITUATËN!
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës pa asnjë arsye u përshkallëzua situata e cila ishte e shmangshme sikur që kishte mundësi të menaxhohej më mirë po të ishte respektuar Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës nga drejtuesi i seancës, Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Dihet qartazi se Kuvendi i Kosovës është vend pune i deputetëve të zgjedhur nga vota e popullit që janë të mandatuar t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë intereset e qytetarëve (votuesve), pa dallime partiake dhe të tjera. Të gjithë të tjerët, kryeministri, presidentja, ministrat, z.ministrat konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit. Besnik Bislimit, z.kryeministër i qeverisë së Kosovës sikur asnjë ministri nuk i takon dhe nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe statusin e tyre, si mysafirë. Ata duhet ta kryejnë punën për çka janë ftuar nga deputetët apo, nëse kanë kërkuar në bazë të drejtës që iu takon e pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre, qeverinë e Kosovës. Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes. Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Shkelje tjetër ishte kur po ky z.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku. Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku. KMDLNj –ë është i sigurt se, nëse kryetari i Kuvendit do ta largonte nga seanca z.kryeministrin Besnik Bislimi, situata do të qetësohej dhe seanca do të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera. Ndërkaq, si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte thirrja drejtuar policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca. Kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancen e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës. Në historinë parlamentare të Kosovës asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast që kryetarët e Kuvendit apo drejtuesit e seancave ta thërrasin Policinë apo sigurimin e Kuvendit ndonëse incidentet ishin shumë më të rënda me ç’rast rrezikohej edhe shëndeti i deputetëve siç ishte hedhja e gazit lotsjellës dhe mjeteve të forta pjesë e së cilës, qoftë si pjesëmarrës aktiv apo edhe si dëshmitar ishte edhe kryetari i tashëm i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë ata që e kanë përcjellur punën e Kuvendit, qoftë si monitorues apo përmes mjeteve të informimit janë dëshmitarë se ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka lejuar pjesëtarët e sigurimit – policisë as të hyjnë brenda Kuvendit e lëre më të ketë bërë ftesë për intervenim ndonëse situata e përshkallëzuar në atë kohë ishte shumëfishë më e rrezikshme dhe me pasoja të mundshme se që ishte në seancën e fundit.
KMDLNj –ë vlerëson se incidente që ndodhën në seancën e fundit ndodhin në të gjitha vendet tjera që kanë traditë shumë më të gjatë parlamentare dhe demokraci të qëndrueshme prandaj mendon se kjo është e tejkalueshme dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore që të ndiqen penalisht asnjëri që shkaktoi incidente, as nga ana e qeverisë e as nga ana e deputetëve. Për KMDLNj –në rrezik real paraqet gjuha e urrejtjes, fyerjeve në baza personale dhe familjare e që nuk duhet të trajtohen në seancat e Kuvendit të Kosovës sikur që, edhe nëse ndodhin, kryetari i Kuvendit, si autoritet suprem apo drejtuesi i seancës duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme duke i larguar nga seanca dhe duke i përjashtuar nga seancat tjera, në përputhje me peshën e përgjegjësisë, pavarësisht përkatësisë partiake dhe të tjera.
Nëse duan që puna e Kuvendit të Kosovës t’i kthehet normalitetit, e nuk ka asnjë arsye të mos ndodhë kështu, drejtuesit e partive politike duhet t’i disiplinojnë anëtarët e tyre dhe, nëse veprojnë ndryshe pikërisht partitë politike duhet të ndërmarrin masa kundër atyre që ndikojnë në keqpunën e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes grupeve parlamentare duhet ta arrijnë një marrëveshje që do të siguronte mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës, apo, me marrëveshje, nëse vlerësojnë se nuk ka mundësi tjetër të merren vesh për shpërndarjen e kësaj legjislature. Kosovën e presin shumë sfida që do ta përcaktojnë të ardhnen edhe si shtet për t’i lejuar vetes (deputetët) që të merren me gjëra krejtësisht të parëndësishme.
Duhet të kuptohet se të drejtat dhe përgjegjësitë janë të ndara si për Presidenten, Kryeministrin ashtu edhe për Kuvendin e Kosovës dhe të gjithë duhet të sillen brenda përgjegjësive të përcaktuara. Në fund të fundit, nuk është qeveria ajo që e mbikëqyrë punën e Kuvendit por Kuvendi e mbikëqyrë punën e qeverisë.
Vendi
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
7 hours agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Aktualitet
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
11 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Vendi
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Published
12 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.
Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.
“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.
“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.
Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues. /Ekonomia Online/
Lajmet
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Published
12 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Misioni i Fakultetit të Turizmit në UBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.
Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.
UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.
Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.
Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.
Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.
Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.
Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.
Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Zendaya dhe Tom Holland shmangin zërat për martesë, theksojnë privatësinë e lidhjes
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
