Sport

Ronaldo thyen heshtjen: U ndjeva i tradhtuar nga United, s’kam respekt për Ten Hag

Cristiano Ronaldo ka vendosur të thyej heshtjen.

Published

on

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka folur për situatën aktuale që po kalon me Manchester United duke thënë fjalë të rënda për “djajtë” dhe njerëzit që janë në krye.

Intervista do të publikohet gjatë javës së ardhme, por copëza të saj janë publikuar dhe kanë tronditur opinionin futbolldashës.

Qëndrimi në skuadër për një tjetër sezon ishte surprizë. Të gjithë mendonin se Ronaldo do të largohej nga United gjatë verës. Ronaldo e pranoi që ishin përpjekur ta detyronin ta largonin nga skuadra dhe kjo e kishte bërë të ndihej i tradhtuar.

“Manchester United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe disa të tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar”, tha ai përballë gazetarit Piers Morgan.

Marrëdhënia e tij me trajnerin Eric ten Hag ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe Ronaldo e thotë troç që nuk ka aspak respekt për holandezin.

“Nuk kam respekt për Erik ten Hag, sepse ai nuk tregon respekt për mua. Nëse nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë për ju”, vijoi Ronaldo.

Një tjetër trajner u raportua se kishte qenë i pakënaqur me Ronaldon. Ralf Rangnick drejtoi United për një periudhë të shkurtër, por Cristiano nuk kursen fjalët e rënda as për të, të cilin e vlerëson se nuk ishte as trajner.

“Nëse nuk jeni as trajner, si do të drejtoni Manchester Utd? Nuk kisha dëgjuar asnjëherë për të”, tha Ronaldo.

Portugezi tha se asgjë nuk ka ndryshuar te Manchester United që pas largimit të Alex Ferguson. Sipas tij, në United është ndalur koha, duke kritikuar për mungesë investimesh në teknologji dhe pajisje që stërviten lojtarët e deri te kuzhina dhe mënyra si ushqehen lojtarët. Ai tha se ishte Alex Ferguson që ia pamundësoi atij një transferim të rivalët e Manchester City dhe Pep Guardiola.

“Asgjë nuk ka ndryshuar këtu (Man Utd) që nga largimi i Sir Alex. Kur vendosa të kthehem në Manchester United, ndoqa zemrën time. Sir Alex Ferguson më tha: ‘Është e pamundur për ty të shkosh në Manchester City”, vijoi Ronaldo.

Intervista ka tërhequr vëmendje, ndërsa mbetet për t’u parë si do të jetë reagimi i klubit. E plotë intervista është paralajmëruar se do të transmetohet në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Rrahmani shënon, por Napoli mposhtet nga Villarreali në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Napoli ka pësuar humbje me rezultat 3:1 ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht golit të hershëm të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e tetë, por vendasit reaguan shpejt, duke përmbysur rezultatin me dy gola të shënuar në minutat 23 dhe 26, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Villarreali arriti ta ruante avantazhin, ndërsa në minutën e 86-të realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3:1 ndaj Napolit.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona përmbys Galatasarayn, triumfon bindshëm në Stamboll

Published

on

By

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4:1 në Stamboll, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Aleksey Batrakovit në minutën e 28-të, ndërsa Joao Cancelo riktheu baraspeshën në minutën e 43-të, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1:1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes, duke realizuar tre gola të tjerë. Fermin Lopez përmbysi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Anthony Gordon thelloi epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Fitoren e thellë të gjigantit spanjoll e vulosi Karim Adeyemi, i cili shënoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

D.L

Continue Reading

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara