Sport

​Prishtina barazohet me pikë me Pejën, renditja pas xhiros së 10-të në Superligë

Renditjen tabelare e kryeson Peja me 16 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë.

Published

on

Fitorja e Sigal Prishtinës ndaj Vëllaznimit në Gjakovë të dielën ka bërë që klubi nga kryeqyteti i Kosovës të barazohet me pikë me Pejën në kreun e tabelës.

Edhe Bashkimi mori një fitore dramatike në derbi me Ponte Prizrenin duke fituar me vetëm një pikë epërsi, 80-81.

Renditjen tabelare e kryeson Peja me 16 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë.

Trepça është e treta me 15 pikë që pasohet nga Golden Eagle Ylli me 15, kurse top pesëshen e kompleton me 14 pikë.

Vendi i gjashtë i takon Vëllazimit me 14 pikë, i ndjekur nga Ponte Prizreni me 11, aq sa ka edhe Rahoveci në pozitën e fundit.

Sport

Barcelona përmbys Galatasarayn, triumfon bindshëm në Stamboll

Published

on

By

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4:1 në Stamboll, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Aleksey Batrakovit në minutën e 28-të, ndërsa Joao Cancelo riktheu baraspeshën në minutën e 43-të, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1:1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes, duke realizuar tre gola të tjerë. Fermin Lopez përmbysi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Anthony Gordon thelloi epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Fitoren e thellë të gjigantit spanjoll e vulosi Karim Adeyemi, i cili shënoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

D.L

Continue Reading

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara