Kulturë

Romanca e supozuar mes DiCaprios dhe modeles 19 vjeçare izrealite ndez shumë reagime

Ai më parë ishte i lidhur me 23-vjeçaren, Victoria Lamas.

Published

on

Pasi u shfaqën fotot e tij duke marrë pjesë në një festë me modelen izraelite Eden Polani, 19 vjeçe, fansat kritikuan aktorin se Leonardo DiCaprio po sheh një grua që është shumë më e re se ai.

Përdoruesit e mediave sociale kanë shtuar tani një kontekst të ri të çuditshëm duke barazuar diferencën e supozuar të moshës prej 29 vjetësh mes DiCaprio-s dhe Riley-t me diferencën në moshë të Pedro Pascal dhe bashkë-yllit të tij në “The Last of Us”, Bella Ramsey.

Në “The Last of Us”, Pascal luan Joelin, një personazh i ngarkuar për të ruajtur Ellie (Ramsey), një vajzë e re, ndërsa ata bëjnë rrugën e tyre drejt sigurisë në një shoqëri distopike ku ata që janë infektuar nga një kërpudhë bëhen agresivë në përpjekje për ta përhapur atë. Diferenca në moshë mes tyre e bën edhe më të qartë pozicionin e tij, si një baba ndaj saj.

Disa përdorues të Twitter krahasuan diferencën e moshës midis DiCaprio dhe Polanit me atë midis Pascal dhe Ramsey, duke e etiketuar këtë të fundit si “të rëndë” dhe “të vështirë”. Polani dhe DiCaprio u panë së bashku javën e kaluar në festën e publikimit të PE për Ebony Riley. Ai më parë ishte i lidhur me Victoria Lamas, një modele 23-vjeçare, me të cilën u pa për herë të fundit në publik në dhjetor.

“E dashura e Leonardo DiCaprio është aq e re, përvoja e saj në shkollën e mesme u ndërpre nga COVID 19”, shkroi një përdoruese e Twitter.

Megjithatë, DiCaprio i ka mbyllur këto thashetheme. Një burim konfirmoi për TMZ se aktori dhe Polani thjesht u ulën pranë njëri-tjetrit në festë.

Që nga përfundimi i lidhjes së tij me 25-vjeçaren Camila Morronel vitin e kaluar pas katër vitesh së bashku, aktori i Titanic ka qenë i lidhur me shumë gra, përfshirë Gigi Hadid dhe aktoren 23-vjeçare Victoria Lamas./UBTNews/

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara