Kulturë

Roja që vizatoi ‘sy’ në pikturën 800,000 dollarëshe thotë se ‘u nxit’ nga vajzat adoleshente për vandalizmin

Ai besonte se pikturat ishin punime nga adoleshentë dhe jo vepra të shtrenjta arti.

Published

on

Identiteti i rojës së sigurisë që vandalizoi një pikturë klasike në një galeri të Moskës është zbuluar sot nga mediat si një ish-veteran hero lufte, i dekoruar për kurajo.

63 vjeçari Alexander Vasiliev, me stilolapsin e tij vizatoi sy në pikturën e Anna Leporskaya “Tre figura”  (viti 1932-34), që po shfaqej në muzeun e Yekaterinburg.

Vasiliev mund të përballet me burg pasi policia ka hapur një hetim për vandalizëm, tashmë thotë se ishte nxitur për veprimin nga disa vajza adoleshente që po vizitonin ekzibicionin e artit abstrakt.

“Të them të drejtën, nuk më pëlqejnë pikturat në ekzibicion. Më kanë lënë një përshtypje të vështirë. Sa herë që shkoja mundohesha të mos i shikoja”, thotë ai.

“Shikoja gjithashtu sesi reagonin njerëzit ndaj tyre, më pas ishin ato vajzat 16 apo 17 vjeçe, duke diskutuar se përse figurat nuk kishin as sy, as gojë as bukuri”. Dhe njëra nga to më pyeti, ‘Bëja ti sytë, ti punon këtu”.

Vasiliev thotë se besonte se pikturat ishin punime nga adoleshentë dhe jo vepra të shtrenjta arti.

Duke thënë se nuk e kishte idenë sesa kushtonin pikturat, ish-ushtaraku tha më tej, “Sikur ta dija që nuk ishin piktura fëmijësh nuk do të kisha vepruar ashtu. Nuk e dija që ato kishin ardhur nga Moska dhe kushtonin aq shumë”.

Dikur lejtnant në luftën në Çeçeni, ai tha më tej se është plagosur rëndë dhe asokohe nuk besonte se do të mbijetonte.

Në vitin 1995, ai ishte një nga 36 ushtarë që i mbijetuan një beteje të ashpër dhe është nderuar për kurajon e tij.

Bashkëshortja e tij infermiere Julia, thotë se është një burrë ‘normal’ por nganjëherë mund të jetë naiv si një fëmijë.

Pas incidentit piktura u hoq për t’u kthyer në galerinë e Moskës për riparime. Kostoja e rinovimit është caktuar në $2,500 dhe do të paguhet nga kompania ku punonte Vasiliev.

Kuratorja e ekzibicionit Anna Reshetkina tha se roja ishte në ditën e tij të parë të punës atje.

“Motivet e tij janë të paditura por administrata beson se mund të jetë një shkeputje nga sensi i realitetit”, tha ajo.

E përditshmja ruse Art Newspaper tha se për fat dëmi nuk kishte depërtuar thellë pasi nuk ishte ushtruar shumë forcë me stilolaps.

Dy vizitorë kishin pikasur detajet e shtuara në pikturën “Tre figura” në 7 dhjetor të vitit të shkuar./TCH

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara