Lajmet

Filmi “Death On The Nile” i Gal Galdot ndalohet në Liban dhe Kuvajt

Kjo pasi Gal Gadot shërbeu në ushtrinë izraelite.

Published

on

Libani dhe Kuvajti nuk do të shfaq “Death on the Nile”, ka konfirmuar Deadline, dhe kjo është për shkak të protestës së të dy vendeve ndaj aktores Gal Gadot, përcjell UBT News.

Kjo pasi Gal Gadot shërbeu në ushtrinë izraelite për dy vjet përpara se të bëhej modele dhe aktore.

Duke pasur parasysh lidhjen e saj me IDF-në, Libani më parë bllokoi shfaqjen e filmit të aktores “Wonder Woman” në maj 2017. “Wonder Woman” u ndalua gjithashtu në Katar. “Wonder Woman 1984” u ndalua gjithashtu në Liban, megjithatë, kjo ndodhi në kohën kur teatrot e Kuvajtit u mbyllën gjatë pandemisë.

“Death on the Nile” do të shfaqet në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme që nga kjo fundjavë. Asnjë kërkesë nuk u bë nga Libani apo Kuvajti për ndonjë redaktim në shtyp.

Ndërkohë, “Death on the Nile” është një nga filmat e paktë amerikanë që do të shfaqet në Kinë (19 shkurt)./UBTNews/

Lajmet

Sindikata e sektorit privat paralajmëron protestë në dhjetor, kërkon pagë minimale prej 600 eurosh

Published

on

Sindikalistët e sektorit privat në Kosovë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjatë muajit dhjetor, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Vendimi është marrë në një takim të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të punëtorëve të sektorit privat në Prishtinë.

Sipas njoftimit të sindikatës, protesta do të organizohet për të kërkuar plotësimin e tri kërkesave kryesore: rritjen e pagës minimale në 600 euro nga 1 janari 2027, ndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit privat, si dhe pagesën e stazhit të punës.

Sindikalistët bëjnë të ditur se këto kërkesa i janë dorëzuar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që nga prilli i vitit 2026.

“Punëtorët e sektorit privat meritojnë trajtim të barabartë, dinjitet dhe respekt për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Data e saktë e protestës pritet të bëhet e ditur në ditët në vijim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy shtetas serbë ndalohen në Gjilan për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Stubëll të Gjilanit, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar.

Sipas raportit të Policisë, gjatë patrullimit është ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Serbisë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë për kundërvajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara