Lajmet

Rohde: Të ndalen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Ai ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate të prekshme.

Published

on

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, zgjodhi një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë për të përçuar një mesazh në drejtim të Beogradit zyrtar pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator. Ai mori pjesë në prezantimin e gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti “Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik” (FIERC), i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin ndëretnik.

Rohde u shpreh se Beogradi ka bërë shumë deklarata nxitëse dhe duhet të ndalojë, ndryshe do të reagojnë edhe të tjerët. Ai ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate të prekshme.

“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, tha shkurt Rohde.

Në orët e para të 24 shtatorit, Policia e Kosovës u sulmuar nga një grup terroristësh ku ëpr pasojë rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën. Në operacionin policor mbeten të vrarë tre terroristë ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar. Prej këtij grupi janë liruar 4 persona. Gjithashtu, kanë arritur të largohen në drejtim të Serbisë edhe një pjesë e tyre.

Lajmet

​Rriten pensionet në Shqipëri, përfitojnë mbi 700 mijë të moshuar

Published

on

By

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5 për qind. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721 mijë e 398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor, shkruan TCh.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë ose 11 milionë 775 mijë euro të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për teknologët, nutricionistët dhe infermierët

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët e industrisë ushqimore. 20 për qind bursë për teknologët ushqimorë, nutricionistët dhe infermierët, në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për të zhvilluar njohuri të thella akademike, aftësi praktike të avancuara dhe përvojë ndërkombëtare.

Programi Master në Shkencat dhe Teknologjinë e Ushqimit në UBT është dizajnuar për të ofruar arsimim të avancuar akademik dhe profesional në këtë fushë vitale për zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe shëndetësor të vendit.

Ky program është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore, të krahasueshme me ato të universiteteve më të zhvilluara ndërkombëtare, duke përfshirë qasje multidisiplinare, kërkime shkencore dhe praktika laboratorike.

Studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kiminë ushqimore, mikrobiologjinë, inxhinierinë e ushqimit dhe nutricionin, duke mësuar të krijojnë, përpunojnë dhe ruajnë produkte ushqimore të sigurta, cilësore dhe të shëndetshme.

Ky program përgatit profesionistë të aftë për:

  • të punuar në kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të industrisë ushqimore,
  • të kontribuar në sektorin publik dhe privat,
  • të udhëheqin projekte të inovacionit në ushqim,
  • të zhvillojnë kërkime shkencore dhe të vazhdojnë studimet në nivel doktorature.

Përmes një mjedisi modern akademik, UBT u ofron studentëve mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere evropiane, staf me përvojë ndërkombëtare dhe kushte laboratorike të nivelit më të lartë.

Programi gjithashtu u mundëson studentëve të specializohen në fusha të ndryshme si nutricioni, teknologjia ushqimore dhe menaxhimi i cilësisë e sigurisë së ushqimit, duke i pajisur ata me aftësi për të adresuar sfida komplekse që lidhen me prodhimin, sigurinë dhe ndikimin shëndetësor të ushqimit.

UBT thekson se qëllimi i këtij programi është të krijojë profesionistë dhe ekspertë që jo vetëm plotësojnë nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar, por gjithashtu kontribuojnë në ngritjen e standardeve të ushqimit, shëndetit dhe inovacionit në Kosovë dhe më gjerë.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të ushqimit dhe nutricionit.

Continue Reading

Botë

Një nënë ruse dhe fëmijët e saj të gjetur në një shpellë indiane kthehen në shtëpi

Published

on

By

Një grua ruse që bëri bujë globale pasi u gjet duke jetuar në një shpellë në Indi me dy vajzat e saj të vogla është kthyer në vendin e saj, tha një zyrtar për BBC-në.

Nina Kutina, 40 vjeç, dhe vajzat e saj – gjashtë dhe pesë vjeç – u shpëtuan më 9 korrik nga policë gjatë një patrullimi rutinë në një pyll në shtetin jugor të Karnatakas.

Gruaja, e cila nuk kishte dokumente të vlefshme për të qëndruar në Indi, ishte dërguar në një qendër paraburgimi për të huaj së bashku me vajzat e saj.

Javën e kaluar, gjykata e lartë e Karnatakas i kërkoi qeverisë federale t’u lëshonte dokumente Kutinës dhe vajzave të saj për t’u kthyer në shtëpi./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takohet me Kongresistin Torres, e njofton për progresin ekonomik e demokratik të vendit

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington D.C. kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti e falënderoi Torres për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës dhe në takim e informoi për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në takim, Kryeministri theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë. Kryeministri gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara