

Lajmet
Rohde rikonfirmon: Gjermania mbetet partner i besueshëm i Kosovës
Published
12 months agoon
By
UBTNewsAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në 34 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë deklaroi se kjo ditë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman.
Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi.
Rohde rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën.
Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë./RTK/
Lajmet
Kryesuesja e OSBE-së: Procesi i formimit të Kuvendit të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën
Published
42 minutes agoon
September 16, 2025By
UBTnews
Kryesuesja e OSBE-së, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, ka thënë se shpreson që procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, raporton KosovaPress.
Ajo gjatë vizitës zyrtare të martën në Kosovë tha se forcimi i marrëdhënieve ndër-komunitare në Kosovë mbetet i rëndësishëm për OSBE-në.
Kosova s’ka themeluar institucionet e reja edhe tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, ku ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi, si dhe pezullon afatet ligjore për formimin e qeverisë, pas ankesës së Listës Serbe, ku kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, mbylli seancën konstituive pa u zgjedhur edhe nënkryetari i legjislativit nga radhët e komunitetit serb.
Diplomatja finlandeze, në konferencë për media tha se mirëpret zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri si dhe shpreson që së shpejti të formohet ekzekutivi për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellët.
“Mirëpres zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Shpreh gjithashtu shpresën që procesi i formimit të Kuvendit të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën dhe që së shpejti të shohim një qeveri të re, me të cilën presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, tha ajo.
Ajo gjatë ditës është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, derisau pyet se pse nuk e ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në objekt të qeverisë, si dhe homologen e saj, Donika Gërvalla, ajo hezitoi të flasë, por tha se duhet të ketë një zgjidhje për ngërçin politik të krijuar në Kosovë dhe të ecet tutje.
“Le të them kështu. Shpresojmë fuqimisht që shumë shpejt do të ketë një zgjidhje për ngërçin që lidhet me Kuvendin dhe Qeverinë”, theksoi diplomatja finlandeze.
Kryesuesja e OSBE-së përmendi edhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Forcimi i marrëdhënieve ndër-komunitare mbetet i rëndësishëm dhe ka qenë prej kohësh një fushë kyçe e angazhimit për misionin e OSBE-së në Kosovë. Me emërimin e një Përfaqësuesi të ri Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, riafirmimi i angazhimit për dialogun dhe avancimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese është thelbësor për të siguruar progres. OSBE-ja mbetet e gatshme të mbështesë këto përpjekje, pasi misioni këtu ka potencial për kontribute të mëtejshme në përputhje me mandatet e tij”, theksoi ajo.
Krahas presidentes Vjosa Osmani, kryesuesja e OSBE-së paraditen e së martës u takua edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ku tha se kanë diskutuar për qeverisjen e mirë, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve.
Në anën tjetër, në njoftimin e Zyrës së Presidentit, u tha se presidentja Osmani ia ka ritheksuar kryesueses së OSBE-së përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut./D.B/KP
Lajmet
Osmani takon kryesuesen e OSBE-së, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
Published
2 hours agoon
September 16, 2025By
UBTnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht Kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.
Sipas njoftimit, në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, Valtonen u informua nga Presidentja Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut./D.B/KP
Lajmet
Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë
Published
2 hours agoon
September 16, 2025By
UBTnews
Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me zgjerimin e rrjetit të linjave urbane në lagje dhe fshatra që më parë nuk kishin qasje në autobusë.Ky transformim i rëndësishëm siguron që çdo 7 minuta të ketë një autobus në dispozicion për të transportuar qytetarët drejt destinacionit të tyre.
Këto detaje në një konferencë për medie i dha kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se kjo u bë e mundur fal punës 3 vjeçare në reformën e transportit publik urban.
Sipas tij flota e autobusëve u rrit nga 51 autobusë në 172.
“Zgjerimi i rrjetit të transportit publik tash sjell linja në lagjet e Prishtinës ku deri tani nuk ka pas autobusë dhe kjo është një prej pikave kyçe, zonat e kryeqytetit si Taslixhe, Velania, Bledi, Arbëria Sofalia, lagjia Qendresa Nic, Veterniku e Zllatari të gjitha këto prej sot kanë me pas autobusë shërbime të autobusëve në të gjitha këto pjesë të kryeqytetit. Po ashtu, me këtë transformim po i lidhim të gjitha fshatrat në kryeqytet fshatin Marec, Vitia e Mareci, Sicceva, Kolovica, Dyzi, Zllashi, Ballabani, Nisheci, Gllogovica, Llabjani, Busia, Slivova, Llajshevci, Shkabaj, Drenoci, Prugoci pra të gjitha këto tash ndërlidhem me kryeqytetin. Këto janë transformime në kryeqytet që i kemi përmbi 30 linje të ndryshme dhe 172 autobusë e dini që kemi nënshkruar kontratat me sektorin privat prej 51 autobusëve që i ka trafiku urban tash i shtohen 121 të tjerë shtesë, dhe e kemi një sistem të unifikuar me një biletë gjithëditore”, tha ai.
Po ashtu, sot u lansua edhe aplikacioni “Kuleta Digjitale e Prishtinës” ku qytetarët mund t’i blejnë biletat e transportit publik.
E të gjithë qytetarët që e shkarkojnë tani këtë aplikacion, muaji i parë i biletave është falas.
“Kuleta digjitale është një inovacion ku qytetarët sot…qytetarët të cilët e downlodojnë këtë aplikacion edhe e kanë 1 muaj pa pagesë e kanë biletën për 1 muaj pa pagesë i inkurajojë qytetarët që përdorin trafikun urban që ta downlodojnë dhe me këtë e kanë 1 muaj pa pagesë në kryeqytet”, tha ai.
I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama teksa vizioi edhe një nga pritoret e autobusëve në kryeqytet theksoi që tashmë frekuencat e lëvizjes së autobusëve janë të sigurta e të shpejta.
“Kemi me pas autobusë të rinj e po ashtu frekuenca të jetë e siguri që çdo 7 minuta të ketë autobusë që i marrin pasagjerët dhe i dërgojnë në destinacionet e tyre. E keni parë që në gjithë kryeqytetin tash i kemi edhe linjat e veçanta për autobusë i kemi shenjëzimi horizontal tash e kemi edhe shenjëzimin vertikal edhe jemi në proces ku po i lusim qytetarët që ngasin makina ta respektojnë linjën që është e posaçme për autobus”, theksoi kreu i Prishtinës./D.B.KP
Aktualitet
Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive
Published
3 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.
Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.
Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.
Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.
Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.
Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/

Kryesuesja e OSBE-së: Procesi i formimit të Kuvendit të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Kur rriten ose bien leukocitet, shenjat e infeksioneve dhe paralajmërimi për sëmundje tjera

Osmani takon kryesuesen e OSBE-së, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë

Musk shton 2 milionë aksione të reja në portofolin e Teslës

Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Coachella 2026/Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G në krye të line-up

Shkenca hedh dritë mbi vlerën e dëgjimit

Aktorët e ‘The White Lotus’ festojnë pas Emmy, edhe pse nuk triumfuan
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26