Lajmet

Rohde reagon pas deklaratave të Hill se “Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE” – rikujton çfarë kishte thënë Scholz

Published

on

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim mbrëmë vonë në X pas deklaratave të Ambasadorit të SHBA në Beograd, Chris Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE.

Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të Kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde.

Me këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e Kancelarit Scholz i cili kishte deklaruar se “…është e qartë se marrëveshja duhet që përfundimisht ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE’së”, kishte deklaruar kancelari.

Lajmet

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vijon sot

Published

on

By

Pas shumë tentimeve pa sukses, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt pritet të takohen sot sërish në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar seancën konstituive dhe për të tentuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është përpjekja e 30-të për ta formuar legjislaturën e re.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, të hënën Kuvendi vijoi me pikën e mbetur në rend dite – formimin e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Dehari i bëri thirrje edhe një herë subjekteve që ende nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në komision (PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma), por nuk pati ndonjë përgjigje nga këto grupe parlamentare.

Përbërja e deritanishme e komisionit u hodh në votim dhe u miratua me 53 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca do të vazhdojë sot, më 11 qershor, duke filluar nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sot sërish para Gjykatës

Published

on

By

Të akuzuarit në rastin “Banjska” do të paraqiten sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e mbajtur më 9 prill, tre të akuzuarit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Të tre ndodhen aktualisht në masë paraburgimi.

Në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë policorë: Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe Çlirim Shaqiri, i cili gjithashtu kishte pësuar lëndime në të njëjtin incident.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik – kompania “RAD D.O.O”. Në krye të listës së të akuzuarve figuron Milan Radoiçiq.

Continue Reading

Lajmet

Protestë sot kundër vendimit të ZRRE-së për tregun e lirë

Published

on

By

Dhomat e tregtisë dhe industrisë kanë kërkuar që hyrja në fuqi e tregut të lirë të energjisë të shtyhet për një vit, ndërsa kanë ftuar qytetarët dhe bizneset që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për sot, më 11 qershor, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, u bë e ditur një ditë më parë në një konferencë për media.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e quajti këtë proces “nxjerrje të dhunshme” të rreth 1300 bizneseve në tregun e lirë, duke shtuar se në fund barra do të bjerë mbi qytetarët përmes çmimeve më të larta.

“I ftojmë të gjithë ata që preken të bashkëngjiten për të mirën e vendit. Ftojmë ZRRE-në të reflektojë. Kemi një kërkesë të vetme: të ketë një kohë tranzicioni, që bizneset të kenë mundësi për t’u përgatitur dhe të krijohen më shumë oferta në treg,” tha Rafuna.

Ai theksoi se protestat do të vazhdojnë nëse nuk ka ndryshim të vendimit dhe bëri të ditur se pas 60 ditëve, obligimi i KEK-ut për furnizim me energji përfundon, gjë që lë në pasiguri 143 mijë familje.

Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, deklaroi se nga 1300 biznese, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

“Sot mbi 99% e bizneseve nuk kanë arritur marrëveshje. Kjo për shkak të pasigurisë që sjell ky proces. Çmimi i energjisë do të jetë i paparashikueshëm dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në kosto dhe çmime për konsumatorët,” tha Krasniqi, duke shtuar se bizneset nuk kanë qenë të përgatitura për një ndryshim të tillë në këtë periudhë të vitit.

Më 29 maj, si shenjë pakënaqësie, bizneset kishin protestuar duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë, duke kundërshtuar daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Continue Reading

Lajmet

​Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

Published

on

By

Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 17 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008./KP/

Continue Reading

Të kërkuara