Lajmet

​Rohde: Asociacioni të krijohet sa më shpejt aq më mirë

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në një deklaratë për KosovaPress, tha se është e rëndësishme për Kosovën që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen së shpejti, sepse Kosova do humbasë shumë para nëse ato nuk votohen së shpejti. Kurse sa i përket Asociacionit, ai tha se është e rëndësishme që të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë.

Ai tha se qeveria e tij ka disa marrëveshje, e cila është një kredi e dhënë nga KFW që do të ndihmojë për të modernizuar infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë, dhe fonde nga GIZ për zhvillimin rural .

“Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen së shpejti. Sepse Kosova do të humbasë shumë para nëse këto marrëveshje nuk votohen së shpejti, është në interes të gjithë vendit. Qeveria ime ka disa marrëveshje, është një kredi e dhënë nga KFW e cila do të ndihmojë për të modernizuar, për shembull, infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë. Ka një kredi ndërkombëtare, ose ka fonde nga GIZ për zhvillimin rural, këta janë vetëm disa shembuj. Dhe, e dini, në rastin tonë ka afate buxhetore, dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato tërhiqen, dhe kjo do të ishte shumë fatkeqësi për Kosovën, por edhe për taksapaguesit gjermanë, sepse paratë nuk mund të shpenzohen”, tha Rohde.

Rohde tha se zgjidhja e qëndrueshme është zgjidhja që përfshinë themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, i cili është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai ceku se Asociacioni duhet të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë .

“E dini, unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë. Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe [Asociacioni] duhet të krijohet sa më shpejt aq më mirë dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë” u shpreh ai.

Ambasadori tha se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë, i cili po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjska për të ofruar siguri. Ai ceku se është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri.

“Jo, nuk e shoh fare atë që po thua. Unë shoh se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Dhe ajo që shoh është se NATO po reagon ndaj këtij sulmi terrorist në Banjska për të ofruar siguri, veçanërisht në veri. Dhe përsëri, ajo që të gjithë kanë thënë, dhe unë kisha ambasadorët e mi rajonalë të Ballkanit Perëndimor këtu, dhe një nga kolegët e mi shkoi në Banjska nga Berlini. Është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri. NATO është pjesë e ekuacionit, PK-ja ka bërë një punë shumë të mirë atje, dhe ne e mbështesim plotësisht PK-në dhe EULEX-in në monitorimin e situatës”, vijoi Rohde.

Rohde u shpreh se NATO është më i fortë, por nuk do të thotë ndryshim ligjor. NATO ka një mandat të qartë dhe ai mandat nuk ka ndryshuar.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara