Lajmet

Rizvanolli: Marrëveshja me MCC-në do të ndihmojë për pavarësinë energjitike të Kosovës

Ajo tha se projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore.

Published

on

Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që Prishtina thotë se do të ndihmojë me pavarësinë e sistemit energjitik të vendit.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli që kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër bashkëfinancim nga qeveria e Kosovës. Ajo tha se programi ka dy projekte.

“I pari ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për akumulim të energjisë. Parashohim që të ndërtohen kapacitet për 340 megavat në orë akumulim të kësaj sasie të energjisë e cila do të jetë në momentin kur ndërtohet kapaciteti më i lartë për akumulimin e energjisë për kokë banori në Evropë. Është projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes e cila do të ketë në njërën anë pavarësimin energjitik dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjitik, pjesë në të cilën momentalisht po çalojmë, mirëpo këtë synojmë ta ndryshojmë me strategjinë e re”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli tha se projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ, si edhe përfaqësimin më të mire të grave në sektorin e energjisë.

Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.

“Që do të thotë se kjo në një masë do ta reduktojë nevojën për import çka është shumë me rëndësi në kohët që po jetojmë, kur çmimi i importit të energjisë është rritur shumë”, tha ajo per VOA, transmeton Klankosova.tv.

Marrëveshja pason një periudhë të gjatë debatesh pas vendimit të muajit shtator të vitit të kaluar të qeverisë suaj për t’u tërhequr nga projekti i propozuar nga kjo korporatë, i cili parashihte lidhjen e Kosovës me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut. Zonja Rizvanolli thotë se edhe në dritën e zhvillimeve të reja, vendimi ishte i duhuri pasi në mungesën e informatave, ishte përcaktuar që granti të përdorej për qëllim tjetër.

“Ajo derë nuk është mbyllur kurrë, që të jemi të qartë nuk është se është refuzuar projekti, është vendosur e të tjera, thjesht duke parë mungesën e infomatave, por nga ana tjetër edhe duke i parë zhvillimet e tregut, është vendosur të shtyhet për më vonë. Ndërkohë situata vetëm është ndërlikuar dhe përdorimi i gazit është bërë më i diskutueshëm, prandaj jemi të lumtur që e morëm atë vendim vitin e kaluar”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli thotë se synimi afatgjatë i qeverisë së Kosovës është dekarbonizimi i sektorit dhe integrimi sa më shumë, i nivelit sa më të lartë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Por ajo e pranon se mund të jetë e vëshitë shkëputja e shpejtë nga përdorimi i qymyrit, duke pasur parasysh edhe situatën aktuale në botë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk do të bëhet brenda natës. Kapacitetet teknike së pari nuk e lejojnë, e lëre më ato financiare dhe të tjera. Kështuqë ne do të duhet të kemi një tranzicion i cili është realist, i planifikuar në afate dhe mënyrë realiste nga qymyri në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe pikërisht ky lloj investimi si ky që do të investohet me këtë grant për kapacitetet e akumulimit, është prikërisht investimi i duhur i cili na mundëson ta bëjmë këtë kalim nga qymyri tek burimet e ripërtëritshme të energjisë”, tha ajo.

Marrëveshja e finalizuar në Uashington do të nënshkruhet pasi të votohet në kuvend dhe të miratohet nga Bordi i MCC-së.

lajme

Moti sot në Kosovë: Reshje shiu, vranësira dhe mjegull në mëngjes

Published

on

By

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me riga të lokalizuara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orët e hershme të mëngjesit në shumë zona të vendit parashihet të ketë prani të mjegullës, e cila mund të vështirësojë dukshmërinë në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashikohet të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë: Sindikata e Infrakos hyn në grevë, pezullohen të gjitha linjat

Published

on

By

Qarkullimi i trenave në Kosovë është ndërprerë sot, më 9 nëntor, si pasojë e grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Ndërmarrja Trainkos ka njoftuar se treni me numër 4201, i nisur nga Prishtina në orën 07:50, është ndalur në Fushë-Kosovë pasi Infrakos ka ndërprerë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00.

Pas këtij treni, të gjitha linjat e tjera hekurudhore janë pezulluar deri në normalizimin e plotë të situatës.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët, duke theksuar se shërbimet e transportit do të rikthehen sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim. Punëtorët e Infrakos kishin paralajmëruar këtë grevë qysh gjatë protestës së mbajtur më 26 tetor para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Kërkesat e tyre kryesore përfshijnë indeksimin e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, duke drejtuar akuza ndaj bordit dhe menaxhmentit për mosplotësimin e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Lajmet

Shiroka Pula nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR.

Ceremonia është mbajtur në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë ceremoni, Shiroka Pula ishte e shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo ka vlerësuar përkushtimin e ushtarëve që dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.

Nga Ekonomia Online

 

Continue Reading

Të kërkuara