Lajmet

Rizvanolli: Gjendja e ndërmarrjeve shumë e vështirë, synim zhvillimi ekonomik përmes teknologjisë

Publikuar

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka raportuar ministrja Artane Rizvanolli për planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021.

Rizvanolli ka treguar se një nga synimet e saj në krye të kësaj ministrie është krijimi i kushteve për zhvillimin ekonomik përmes përdorimit të teknologjisë.

Po ashtu ajo ka thënë se kanë synim rritjen e shumëllojshmërisë së burimeve të energjisë, hartimin e planit kombëtar për energji dhe fuqizimin e fondit për efiçiencë të energjisë.

“Pas skanimit të gjendjes, planifikimi është bërë për këtë vit që shkon drejtë planifikime konkrete dhe të qëndrueshëm. Në këtë plan të këtij viti ne kemi bashkëpunuar ngushtë me departamentet e ministrisë. Në njërën anën jemi munduar të mos ndalojnë nismat e mira. Krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik me përdorim të teknologjisë. Kemi hartuar një varg objektivash që specifikojnë atë që realisht mund të arrihet gjatë këtij viti. Sektori i energjisë merr një pjesë të mirë të vëmendjes për rritjen e shumëllojshmërisë së burimeve të energjisë, do të hartohet plani kombëtar për energji. Përparimin e kapaciteteve aktuale duke përmirësuar kapacitetet e termocentralit Kosova B. Fuqizimi i fondit për efiçiencë të energjisë. Mbështetja e sektorit privat për aplikimin e masave të energjisë elektrike”, është shprehur ajo.

Po ashtu Rizvanolli ka thënë se sektori publik mbetet një sfidë dhe gjendja e ndërmarrjeve është shumë e vështirë, me theks të veçantë keqmenaxhimi i tyre.

“Dinamika e njësisë për monitorim të ndërmarrjeve publike është shtuar”, ka thënë ajo.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka pyetur se deri ku ka shkuar ideja e një formimi të një fondi për teknologjinë e informacionit, ndërsa ministrja Rizvanolli ka thënë se për këtë pjesë është përgjegjëse MINT.

Lajmet

Zyrtari i Hamasit i kërkon SHBA-së që të bëjë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Publikuar

nga

Një zyrtar i lartë i Hamasit i kërkoi të hënën Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i bëjnë presion Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. 

Blinken do të vizitojë Egjiptin dhe Izraelin të hënën. Ai gjithashtu do të kërkojë që lufta të mos zgjerohet në Liban.

“Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane të ushtrojë presion mbi pushtuesin për të ndaluar luftën në Gaza dhe lëvizja Hamas është e gatshme të merret pozitivisht me çdo iniciativë që siguron fundin e luftës”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani për Tony Blair: Kampion i popullit të Kosovës

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair – “kampion të popullit të Kosovës”.

Përmes disa fotografive të postuara në rrjete sociale, Osmani i uroi mirëseardhje Blairit, në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës”, ka shkruar e para e vendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Pejë

Publikuar

nga

Në regjionin e Pejës, policia ka regjistruar tre raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. Në rastin e parë, sipas raportit policor, një burrë ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një person.

Në rastin e dytë një grua ka lajmëruar policinë për dhunë në familje, kurse në rastin e tretë një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar dhe se ka pësuar lëndime,e njëjta ka marrë tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Pejë/09.06.2024-04:50 . Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë/09.06.2024-11:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte thyer disa gjësende në shtëpi duke i shkaktuar edhe vetës lëndime dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë,09.06.2024-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

25-vjetori i çlirimit të vendit, Kurti: Nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftë

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në 25-vjetorin e çlirimit të vendit se nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftën e fundit.

Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës me temën: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje-qasje multidisiplinare”, Kurti ka uruar që Kosova të jetë gjithmonë e lirë.

“25 vjet më parë në mes te muajit qershor të vitit 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët para të lirisë. Akademitë përkujtimore deri tani më shumë kanë qenë  faktografike se shkencore. Është koha që studimet e shkrimet tona të shkojnë të bëhet me akademikë. Gjatë javës që po e shënojmë 25-vjetorin e çlirimit po e nisim me një konferencë. Ne si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë. Duke iu uruar mbarësi në këtë konferencë urime 25-vjetori i çlirimit, e paçim Kosovën gjithmonë të lirë”, u shpreh Kurti.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara