Magazinë

Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë me fjalët më të bukura

Published

on

Rita Ora na ka emocionuar me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë. Ajo ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë datë kaq të rëndësishme.

Përmes disa postimeve në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka uruar adhuruesit e saj kosovarë.

“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim”, ka shkruar Ora në njërin nga postimet.

Përndryshe, Ora edhe një video të shkurtër ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë. /UBT News/

Magazinë

Dakota Johnson bëhet fytyra e re globale e “Valentino”

Published

on

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Dakota Johnson, është shpallur ambasadorja e re ndërkombëtare e shtëpisë italiane të modës “Valentino”.

Ylli i filmit “Fifty Shades of Grey” do të bashkëpunojë ngushtë me drejtorin kreativ Alessandro Michele, me të cilin ka punuar më parë gjatë periudhës kur ai drejtonte “Gucci”.

“Jam përtej lumturisë që po i bashkohem familjes ‘Valentino’ dhe që po ribashkohem me mikun tim të dashur, Alessandro Michele. Është një nder dhe emocion i madh të nis këtë kapitull të ri me një ekip kaq të talentuar,” – ka thënë 36-vjeçarja për WWD, sipas FemaleFirst.

Në një deklaratë zyrtare, “Valentino” theksoi se bashkëpunimi me Johnson pasqyron frymën e krijuesit të markës – bashkimin me individë që mishërojnë artin, elegancën dhe ndikimin kulturor.

Johnson i bashkohet kështu aktorit Colman Domingo, ambasador i linjës së parfumeve të “Valentino”.

Së fundmi, aktorja ka folur edhe për stilimin personal, duke pranuar se është “emocionalisht e lidhur” me flokët e saj karakteristike dhe nuk planifikon ndonjë ndryshim të madh.

Parukieri i saj prej vitesh, Mark Townsend, ka treguar për L’Officiel UK se Dakota ndonjëherë i pret vetë balluket:

“Ajo ka një fytyrë në formë zemre, ndaj balluket i përshtaten në mënyrë perfekte. Kur është larg sallonit, ndonjëherë i rregullon vetë – dhe, të them të drejtën, nuk ia del keq,” – ka shtuar ai me humor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Angelina Jolie tregon sekretet e bukurisë natyrale në moshën 50-vjeçare

Published

on

Edhe pas dekadash në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vazhdon të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj natyrale dhe elegancën e veçantë.

Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike shkëlqen ende, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht rezultat i gjenetikës.

Jolie i ka kushtuar gjithmonë kujdes të veçantë lëkurës, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive.

Që nga fillimet e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe natyral.

Rregulli i parë: Mbrojtja nga dielli. Angelina nuk e anashkalon përdorimin e SPF, zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës. Ajo përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë dhe herë pas here acide si glikolik apo alfa-hidroksi.

Ndryshe nga shumë të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive, skrabet e forta dhe produktet me kimikate të shumta.

Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura të pastrohet plotësisht.

Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe herë pas here përdor trajtime të lehta me lazer.

Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se sfidon moshën në mënyrën më natyrale të mundshme. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

McConaughey zbulon arsyen e vërtetë pse humbi rolin e Jack në “Titanic”

Published

on

Matthew McConaughey ka sqaruar së fundmi arsyen pse nuk mori rolin e Jack Dawson në filmin legjendar “Titanic” — dhe, sipas tij, kjo nuk kishte të bënte fare me aksentin e tij.

“Ai është thjesht një thashethem,” tha aktori gjatë një interviste në The Bright Side nga Hello Sunshine.  “Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për aksentin apo ndonjë gjë të tillë.”

McConaughey, i cili në atë kohë ishte në ngritje të karrierës, ishte në garë për rolin që përfundimisht shkoi tek Leonardo DiCaprio, në krah të Kate Winslet, nën regjinë e James Cameron. “Arsyeja ishte e thjeshtë — thjesht nuk e mora rolin,” tha ai me humor.

Megjithatë, një version tjetër i ngjarjes vjen nga libri i ardhshëm i kujtimeve të ndjerit Jon Landau, bashkëprodhues i filmit. Sipas tij, McConaughey e humbi rolin pikërisht për shkak të aksentit të tij jugor.

Landau kujton se gjatë provave, Cameron i kishte kërkuar aktorit nga Teksasi të provonte linjat me një theks më neutral. Por McConaughey kishte refuzuar me fjalët: “Jo, kjo ishte mirë. Faleminderit.”

Sipas producentit, pas këtij momenti, mundësitë e McConaughey-t për të luajtur në Titanic morën fund.

Rolin legjendar e fitoi më pas Leonardo DiCaprio, ndërsa filmi i vitit 1997 u bë një nga më të suksesshmit në historinë e kinemasë, duke fituar 11 çmime Oscar dhe duke e katapultuar DiCaprion në famë botërore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Jesse Eisenberg tregon cili është roli që e ka pëlqyer më shumë në karrierën e tij

Published

on

Aktori amerikan Jesse Eisenberg ka zbuluar së fundmi se cili është roli i tij më i preferuar në karrierën e tij.

Në një intervistë të dhënë për revistën People, 42-vjeçari foli për pjesën e tretë të ardhshme të serisë “Now You See Me”, duke treguar se pikërisht ky film përfaqëson rolin e tij më të dashur.

“Ky është personazhi im i preferuar për ta luajtur. Do të doja të kishte edhe dhjetë filma të tjerë ‘Now You See Me’,” u shpreh Eisenberg.

Ai do të rikthehet si magjistari J. Daniel “Danny” Atlas në vazhdimin e ri të titulluar “Now You See Me: Now You Don’t”, pas suksesit të filmave të mëparshëm të vitit 2013 dhe 2016.

“Personazhi im është interpretues i sigurt që mendon se është i jashtëzakonshëm, kënaqësi e vërtetë të futesh në ato pozicione,” tha aktori.

Filmi i ri, me regji nga Ruben Fleischer, vazhdon historinë e ekipit të iluzionistëve që përdorin performancat e tyre magjike për të realizuar grabitje të sofistikuara.

Në kastë rikthehen Isla Fisher, Woody Harrelson dhe Dave Franco, ndërsa atyre u bashkohen Justice Smith, Dominic Sessa dhe Ariana Greenblatt.

“Now You See Me: Now You Don’t” pritet të shfaqet në kinema më 14 nëntor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara