Magazinë

Rita Ora shton miliona në llogari pas një viti të suksesshëm profesional

Published

on

Rita Ora ka shënuar një tjetër vit të jashtëzakonshëm financiar.

Sipas të dhënave të reja nga kompanitë e saj, Ora Live dhe Ora Multi Services, këngëtarja ka realizuar rreth 5.5 milionë euro fitime brenda një viti – më shumë se dyfishi i të ardhurave të vitit të kaluar.

Kjo përkthehet në rreth 13 mijë funte në ditë, duke e çuar pasurinë e saj totale në afërsisht 35.5 milionë euro, shkruan Daily Mail.

Të ardhurat vijnë nga një gamë aktivitetesh profesionale, duke përfshirë muzikën, koncertet, rolet televizive dhe një portofol të fuqishëm reklamash.

Ajo ka qenë trajnere e gjyqtare në formate si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer në Britani dhe SHBA, si edhe pjesë e projekteve filmike si Kung Fu Panda: Dragon Knight dhe Fifty Shades.

Karriera e saj është forcuar edhe nga bashkëpunimet me marka të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Adidas, Primark, Escada, Rimmel, si dhe brendet e pijeve Próspero Tequila dhe Coca-Cola Zero Sugar.

Së fundmi, Rita folii për rolin e saj në fuqizimin e grave gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq.

Ajo theksoi se synon të mos kufizohet vetëm në muzikë, por të vazhdojë të rritet profesionalisht, duke marrë frymëzim nga figura të fuqishme femërore si nëna e saj, Madonna, Blondie dhe Cher.

Këngëtarja u shpreh se do të transmetojë energjinë e fuqizimit për brezat e ardhshëm dhe të inkurajojë diskutime të hapura për çështjet që prekin gratë në çdo fushe të jetës. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Emily Blunt dhe Stanley Tucci nderohen me yje në Hollywood Walk of Fame

Published

on

Në prag të publikimit të filmit “The Devil Wears Prada 2”, aktorët Emily Blunt dhe Stanley Tucci janë nderuar me yjet e tyre në Hollywood Walk of Fame.

Ceremonia u mbajt të enjten, duke mbledhur fansa, familjarë dhe kolegë të shumtë, në një moment të rëndësishëm për karrierat e tyre. Stanley Tucci u shpreh se 45 vitet në Hollywood kanë qenë një përvojë e veçantë, ndërsa Emily Blunt e cilësoi nderimin si shumë domethënës.

Në ceremoni morën pjesë edhe figura të njohura si Robert Downey Jr., Dwayne Johnson, Matt Damon dhe Meryl Streep, të cilët vlerësuan kontributin e tyre në film.

Continue Reading

Magazinë

“The Devil Wears Prada 2” mbi 230 milionë euro në fundjavën e parë

Published

on

Filmi “The Devil Wears Prada 2” ka debutuar me sukses të madh në kinematë botërore, duke arkëtuar mbi 230 milionë euro në fundjavën e parë.

Sipas të dhënave, ai është renditur i pari në Amerikën e Veriut me rreth 71 milionë euro, ndërsa në total globalisht ka arritur rreth 144 milionë euro. Në sallat e kinemasë në SHBA dhe Kanada, gratë kanë përbërë shumicën e audiencës, ndërsa pjesa dërrmuese e shikuesve kanë deklaruar se do ta rekomandonin filmin.

Vazhdimi i njohur i historisë me Anne Hathaway dhe Meryl Streep ka marrë vlerësime të përziera nga kritika, por ka tërhequr interes të madh të publikut. Në vendin e dytë në box office është renditur filmi “Michael” me rreth 50 milionë euro në fundjavën e dytë.

Continue Reading

Magazinë

Met Gala 2026 sjell modën si art në qendër të vëmendjes

Published

on

Edicioni i vitit 2026 i Met Gala pritet të sjellë një qasje më kreative dhe eksperimentale, me temën “Arti i Kostumit” dhe kodin e veshjes “Moda është Art”.

Ngjarja, që mbahet në Metropolitan Museum of Art, synon ta kthejë tapetin e kuq në një hapësirë artistike, duke theksuar lidhjen mes modës dhe identitetit. Bashkëkryetarë të këtij edicioni janë Lewis Hamilton, Pharrell Williams, Colman Domingo dhe A$AP Rocky, të përzgjedhur nga Anna Wintour.

Pritet që mbrëmja të sjellë paraqitje avangardë dhe krijime që sfidojnë normat, ndërsa mbetet një nga eventet më elitare në botë, me çmimin e biletës që arrin deri në 75 mijë dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Familja e Tupac Shakur padit për vrasje të padrejtë

Published

on

Familja e reperit të ndjerë Tupac Shakur ka ngritur një padi për vrasje të padrejtë në Los Angeles, duke kërkuar dëmshpërblime të paspecifikuara për vrasjen e tij në vitin 1996.

Si i pandehur kryesor është emëruar Duane “Keefe D” Davis, i vetmi person i akuzuar deri më tani për rastin, i cili është deklaruar i pafajshëm dhe pret gjykimin. Padia pretendon se pas vrasjes qëndronte një “komplot kompleks” dhe synon identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Shakur u qëllua për vdekje në një sulm me makinë në Las Vegas dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, në moshën 25-vjeçare. Gjyqi ndaj Davis pritet të nisë në muajin gusht.

Continue Reading

Të kërkuara