Kulturë

Rita duket mahnitëse pas rikthimit në Los Anxhelos

Published

on

Rita u rikthye në Los Anxhelos pasi ka jetuar në Sidnei, Australi, me të dashurin e saj regjisorin Beika Taika Waititi.

Ajo dukej dukej në top from ndërsa u pa me një kominoshe të zezë shumë zbuluese, me sandale të zeza dhe mbante një çantë të vogël të zezë mbi supe.

Rita Ora në Los Anxhelos.

Rita, Taika dhe Tessa Thompsson u panë muajin e kaluar ndërsa shijonin pije në një ballkon jashtë shtëpisë së filmbërësit pas një ahengu që kishte zgjatur gjithë natën. Në fotografitë e marra, treshja dukej se ishte në humor të mirë në prani të njëri-tjetrit.

Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në 2018 pas shtatë vjet martese. Ndërsa para romancës së saj të re, Rita u nda nga regjisori francez Romain Gavras në fillim të këtij viti./UBTNews

Magazinë

Bisedë me Jehona Shaqiri: Radio ka magji! Këngëtarja bën thirrje të dëgjohet zëri i gazetarëve të zellshëm

Published

on

Jehona Shaqiri ishte në një linjë telefonike duke dhënë një intervistë për emisionin “N’Ritëm” të Campus Radio me autore dhe moderatore Albina Zeneli.

U lind dhe u rrit në Prishtinë, por këngëtarja zgjodhi Tetovën për të jetuar e kjo paska një arsye goxha të fortë.

Artistja ka zbuluar për risitë e radhës e një mesazh interesant e ka dhënë për dëgjuesit e radios sonë dhe programeve të reja që do t’i kemi në vazhdimësi.

Këngëtarja Jehona theksoi edhe rëndësinë që për të ka performanca live dhe dashuria që ajo pranon nga audienca duke përmendur edhe pasionin që e ka për profesionin e jetës.

Pjesë nga biseda: https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/490296394017077

/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Magazinë

Frymëzuar nga jeta reale, pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence”?

Published

on

Duket se të gjithë po flasin për serialin “Adolescence”. Me një histori të fuqishme, seriali është shkruar dhe krijuar nga aktori Stephen Graham. Seriali me katër episode ka bërë që ai të vlerësohet si një nga ‘aktorët më të mëdhenj’ ndonjëherë.

Frymëzuar nga jeta reale, “Adolescence” ndjek një djalë të ri Jamie (Owen Cooper) i cili akuzohet se theri me thikë për vdekje një nga shoqet e klasës së tij.

Graham luan babanë e tij, Eddie, me njerëz si Christine Tremarco si mama, Manda, Ashley Walters si DI Luke Bascombe dhe Erin Doherty si psikologe për fëmijë Briony Ariston.

Shfaqja fillon me arrestimin e Jamie dhe shtrihet gjatë gjithë vitit dhe pak pas, ndërsa më shumë detaje për të cilin ai akuzohet dalin në dritë. Graham ka zbuluar ‘historinë e vërtetë’ tronditëse pas adoleshencës.

“Kishte një incident ku një djalë i ri gjoja theri me thikë një vajzë” – tha Graham për Tudum të Netflix.

“Më tronditi. Çfarë po ndodh në shoqëri ku një djalë godet me thikë një vajzë? Dhe pastaj ndodhi përsëri dhe ndodhi përsëri dhe unë me të vërtetë doja të ndriçoja dhe të pyesja, ‘Pse po ndodh sot?’”.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të krimeve me thika vdekjeprurëse mes adoleshentëve dhe Graham e përshkroi si një ‘epidemi mes të rinjve lart e poshtë vendit’ dhe se kjo gjë duhet të merret parasysh.

Continue Reading

Magazinë

Mes pianos, aktrimit dhe modelizmi! Njihuni me artisten Lentiana Lutaj

Published

on

Lentiana Lutaj ishte e ftuar në emisionin “n’Ritëm’ në Campus Radio me autore dhe moderatore Albina Zeneli.

Me të diskutuam për albumin e parë me 7 këngë që titullohet ‘Hënëza’ ku veçantia e tyre është se janë performuar me piano.

Pianisja 20 vjeçare ka qenë e vazhdon të jetë prezente me disa role në seriale vendore të zhanrit komedi.

Krahas këtyre angazhimeve, Lentiana edhe e ka botuar librin ‘Meloditë e një vajze’, shkrimet unike ajo i ka përmbledhur në disa poezi.

“Po, do ju bëja apel rinisë që të paktën 1 muaj të i’a kushtojnë një libri”, shprehet Lentiana e cila thekson se rëndësi ka të bën profesionet që dëshiron duke potencuar faktin që mbështetje të madhe ka pranuar nga familja.

“Kam pasur vështirësi të madhe të i’a arrij të korr suksese në tre profesione, e madje profesorët në shkollë më kanë thënë se pse spo e zgjedh një lëmi me të cilën do të merresh gjatë sepse po e mbingarkon vetën’, tha mes tjerash Lutaj e cila shprehet se kanë qenë prindërit ata që nuk e kanë lejuar të shkëputet nga asnjëri angazhim. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Kujdesi për bimët, ja sa dritë dhe ujë duan ato

Published

on

Kur të blini lule, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni, sepse luleve duhet përshtatur ambientin ku rriten.

Se për çfarë lloji të luleve do të vendosni varet nga preference por edhe mundësia për t’u kujdesur për to!

Nëse disa lule nuk kanë nevojë për ndonjë kujdesje të madhe me disa të tjera duhet treguar më shumë kujdes.

Bimët të mbahen larg nga burimi i nxehtësisë

Bimët nuk duhet të vendosen në afërsi të trupave që çlirojnë nxehtësi. Gjithashtu, mos i mbani bimët në afërsi të televizorët, sepse bimët do të absorbojnë nxehtësinë dhe do t’u thahen rrënjët dhe gjethet.

Ujitja e rregullt e bimëve

Uji është njëri ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e rritjen e bimëve, andaj duhet pasur më së shumti kujdes. Pas ujitjes, dheu do ta lirojë tepricën e ujit në enën e vendosur nën vazo, ndërkaq atë ujë duhet ta hiqni, sepse bimët nuk e duan lagështinë e tepërt.

Temperatura dhe drita

Disa bimëve u përshtaten këndet e errëta të dhomave, disa të tjerave pozicionet afër dritareve, duhet pasur kujdes edhe temperaturën, megjithatë këta elementë ndryshojnë në varësi të bimëve, ndaj informohuni me luleshitësin përpara se të blini një lule.

Continue Reading

Të kërkuara