Lajmet

Rishfaqet presidenti afgan: “Më falni që ika, nuk do t`ju braktis”!

Published

on

“Nuk bëja dot ndryshe”, me këto fjalë iu drejtua afganëve në kërkimfaljen e tij ish presidenti Ashraf Ghani, i cili e braktisi vendin në momentin që talebanët hynë në Kabul, duke e lënë në mëshirën e tyre, pa bërë as rezistencën më të vogël.

Ghani thotë tani se ai ishte vendimi më i vështirë që ka marrë në jetë. Ish kreu i shtetit përsëriti se e la vendin me qëllimin të shmangte gjakderdhjen e luftimet nëpër rrugë dhe mohoi të ketë vjedhur miliona dollar nga thesari i shtetit.

“U largova që të shpëtoj Kabulin dhe 6 milionë qytetarë”, ka shkruar ai në Twitter.

Duke kujtuar luftimet e tmerrshme nëpër rrugë që pllakosën kryeqytetin gjate luftës civile të viteve 1990, Ghani tha se “nuk kishte qenë kurrë qëllimi i tij që të braktiste njerëzit”.

72-vjeçari tha se kishte punuar për 20 vjet për të krijuar një qeveri demokratike në Afganistan, por pranoi se nuk kishte arritur të siguronte “stabilitet dhe begati”, i njëjti rezultat që kanë prodhuar qeveritë e tjera afgane për dekada të tëra.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se e mirëpritën atë “nën baza humanitare”. Ghani tha se në një “të ardhme te afërt”, do të ofronte një shpjegim më të detajuar për largimin e tij të papritur më 15 gusht, duke shtuar se “aktualisht i duhej t’u përgjigjej akuzave të pabaza se kur ishte larguar nga Kabuli, kishte marrë me vete miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan”, sikurse tha ai.

Ghani u largua nga Kabuli me katër makina dhe një helikopter plot me para dhe se i ishte dashur të linte ca para, pasi nuk kishte pasur vend ku t’i fuste. Agjenci të tjera lajmesh kanë njoftuar se ai dyshohet të ketë marrë 169 milionë dollarë nga arkat e shtetit, një akuzë e ngritur gjithashtu edhe nga Ambasadori i Afganistanit në Taxhikistan./tch

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tare qetëson situatën te Milani pas rezultateve jo të mira

Published

on

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës para ndeshjes së sotme kundër Atalantës, që luhet në “New Balance Arena” të Bergamos me fillim nga ora 19:45.

Milani po përballet me disa mungesa të rëndësishme, pasi gjashtë lojtarë janë të lënduar.

“Nuk e kishim planifikuar që gjashtë lojtarë të dëmtoheshin njëkohësisht gjatë pushimit të kombëtareve, kjo nuk ndodh çdo ditë. Por kemi një skuadër të fortë dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në dhjetor, pastaj do të vlerësojmë me trajnerin për të ardhmen,” tha Tare për DAZN Italia.

Ndërkohë, Santiago Gimenez pritet të jetë titullar sonte, edhe pse po kalon një periudhë pa gola.

“Ai duhet të relaksohet. Kjo ndodh me çdo sulmues. Ka besimin e klubit, të trajnerit dhe të shokëve të skuadrës. Gimenez ka treguar se është një golashënues i madh dhe kjo është vetëm një fazë e përkohshme,” shtoi drejtori sportiv.

Milani aktualisht kërkon qëndrueshmëri pas barazimit 2-2 ndaj Pisas fundjavën e kaluar, që i kushtoi vendin e parë në Serie A./S.K/KP/DAZN/

Continue Reading

Të kërkuara